Gazeta Shqiptare

Pse e solla për shqiptarët romanin fantastiko- shkencor?!

-

Autori rrëfen në këtë inter vistë zhanrin e tij të preferuar dhe jo vetëm. “Drejt Epsilonit të Eri danit” tregon me një gjuhë të pasur e të pastër shqipe, me art e duke u mbështetur mirë në të vërteta shkencore, një udhëtim tërheqës, plot ngjarje të larmishme me ngjyra të gjalla ( që romani i vendos në shek. XXVI), përmes oqeanit galaktik. Është një anije kozmike fotonike ( pra, që arrin të lundrojë me shpejtësi të afërt me atë të dritës dhe romani tregon edhe ndërtimin e saj) me një ekuipazh kozmonautë­sh të sprovuar e të guximshëm në bord, e cila përshkon hapësira të pamata kozmike, kapërcen vështirësi madhore, përballet me rreziqe të thikta, kryen zbulime të vyera befasuese, grumbullon thesare për dijen tokësore e nuk i ndahet synimit themelor: arritjes së një planeti që sillet rrotull yllit Epsilon të yllësisë së Eridanit.

Jeni i pari shkrimtar shqiptar që keni shkruar një roman fantastiko­shkencor. Përse ju tërhoqi ky zhanër? “Për të qenë të përpiktë, duhet të pohojmë se romani fantastiko- shkencor “Drejt Epsilonit të Eridanit” është i pari roman i mirëfilltë fantastiko- shkencor për të rritur i letërsisë shqipe, por, edhe para botimit të tij ka pasur shkrime fantastiko- shkencore për fëmijë me autorë shqiptarë.

Për mua është mëse e natyrshme që të më tërhiqte, madje të më joshte, të më frymëzonte letërsia fantastiko- shkencore: Vë në dukje se, në vitin akademik 1963- 64 kam mbaruar studimet e rregullta dhe jam diplomuar në Degën e Matematikë­s, të Fakultetit të Shkencave të Natyrës të Universite­tit Shtetëror të Tiranës dhe më pas, me përjashtim të viteve 1975- 1981, kur, në kushtet e forcimit të Luftës së Klasave u detyrova të punoja në një fshat malor, gjatë gjithë kohës kam dhënë mësim në lëndët matematikë, astronomi e informatik­ë në shkolla të mesme, në Institutin e Lartë “Aleksandër Xhuvani” dhe në Universite­tin Politeknik të Tiranës. Nga ana tjetër, dashuria për letërsinë më është ushqyer nga prindërit që në moshën time të vogël”.

Ju e keni shkruar “Drejt Epsilonit te Eridanit” në vitin 1979, ndërkohe që Lufta e Ftohtë vazhdonte të ishte prezente për të gjithë popujt e botes, duke përfshirë Shqipërinë e vetëizolua­r ( por vetëm në kuptimin e ngushtë të fjalës). Gjatë shkrimit të romanit, a jeni ndikuar sadopak nga gara për “zotërimin” e kozmosit midis dy superfuqiv­e të kohës, pra SHBA dhe BRSS?

“Romani shtjellon ngjarje që i sheh në një kohë të ardhme, kur njerëzit në Tokë jetojnë ashtu si do duhej, siç dëshirojmë me të madhe të gjithë, të jetohej edhe në ditët tona. Pa pasur asnjë prirje politike, pa dashur të ndikohet nga luftërat midis fuqive të ndryshme aq të zakonshme në botën e djeshme e të sotme, romani e mendon botën e të ardhmes të çliruar nga interesat e ngushta të shtypjes, skllavërim­it, marrjes nëpër këmbë të të drejtave elementare të të tjerëve për të nxjerrë përfitime vetjake. Luftrat, përpjekjet e pangopura për zgjerimin e sundimeve dhe edhe gara për “zotërimin e kozmosit”, siç e quani ju, nuk kanë ndikuar aspak në shkrimin e romanit. Për “Drejt Epsilonit të Eridanit” ato i përkasin të shkuarës, personazhe­t jetojnë jetën e tyre, ndeshen me të papritura të rrezikshme që duhet t’i përballojn­ë, kryejnë zbulime interesant­e të vyera për dijen tokësore; megjithatë, tërthorazi, romani shpall se bota e nesërme do të jetë një sendëzim i shpresave të sotme për të mirë, se e shëmtuara që errëson ditët tona do të jetë e vdekur nesër, DHE kështu, i jep lexuesit një mesazh”.

Në romanin tuaj, eksplorimi i kozmosit, dhe vetë zhanri i fanta- shkencës, lidhen me një imagjinatë që është në thelb utopike. Në fakt, edhe në propagandë­n zyrtare të SHBA dhe BRSS gjatë kulmit të garës për “zotërimin” e kozmosit, kjo e fundit është paraqitur gjithnjë në termat e progresit të vazhdueshë­m e të paevituesh­ëm të njerëzimit. Por, pas përfundimi­t të Luftës së Ftohtë, e sidomos në Shtetet e Bashkuara, eksplorimi i kozmosit, dhe veçanërish­t zbulimi i qenieve jashtëtokë­sore, lidhet me një imagjinatë që është në thelb distopike. Përse mendoni se ka ndodhur kjo?

“Për bindjen time, eksplorimi i kozmosit është një nevojë jetike për njeriun e Tokës dhe letërsia e mirëfilltë fantastiko- shkencore tregon me fantazi të mbështetur detyrimish­t në të vërteta shkencore të njohura apo ende të paraqitura si hipoteza të mundshme po nga shkenca. Le të flasim më mirë për romanin “Drejt Epsilonit të Eridanit: Toka nuk është e përjetshme. Një morì dukurish natyrore rrezikojnë jetëgjatës­inë e saj. As vetë Dielli nuk është i përjetshëm, edhe atë e kërcënojnë dukuri vrasëse të njohura që prej shumë kohe nga astrofizik­a. Edhe sikur të hamendësoj­më se gjithçka te ai e rrethanimi i afërt me të do të vazhdojë të jetë krahasimis­ht “e qetë” si sot, Dielli është një yll i verdhë, i madhësisë mesatare dhe, për më tepër, drejt plakjes. Dihet se e ardhmja e tij do të jetë e pashmangsh­me: Rezerva energjitik­e e Diellit nuk është e pafundme. Ajo do të pakësohet, po pakësohet me kalimin e kohës dhe “ylli tonë jetëdhënës”, Dielli do të ftohet shkallë- shkallë, do të shndërrohe­t paralelish­t në një gjigant të kuq, do të përfshijë brenda vetes fillimisht planetet e afërt, Mërkurin, Afërditën e, menjëherë më pas Tokën dhe…

Njeriu duhet të gjejë në rrethanimi­n e afërt kozmik, një vendbanim të ri, ku të mbartet për të mundur të mbijetojë. Është një nevojë madhore kjo, një nevojë e njohur që mjaft kohë më parë. Në Tokë janë ndërtuar sy e veshë të fuqishëm që vrojtojnë vazhdimish­t hapësirën e gjerë qiellore, që rreken veçanërish­t të kapin shenja artificial­e të ardhura nga diku, të zbulojnë kështu se në një trup të caktuar qiellor ka jetë, jetojnë qenie të arsyeshme.

Në romanin “Drejt Epsilonit të Eridanit” tregohet se në Tokë arrin një radiosinja­l, që, pasi ç’kodohet me mundim, mësohet se është nisur nga një planet që sillet rrotull yllit Epsilon të yllësisë së Eridanit. Ngjarjet e romanit zhvillohen në një kohë kur dija e teknologji­të kanë evoluar në Tokë deri në atë shkallë që ka bërë të mundur që të jetë ndërtuar anija fotonike, anije kozmike që mund të lundrojë me shpejtësi të afërt me shpejtësin­ë e dritës. Dhe kështu njeriu, një ekuipazh i zgjedhur kozmonautë­sh niset drejt Epsilonit të Eridanit me anijen fotonike “Kometa III”. Është, pa dyshim, një ngjarje e madhe. Epsiloni i Eridanit gjendet 11 vjet- dritë larg Tokës. Anijes kozmike i duhet të përshkojë detra të gjerë të Galaktikës, të kapërcejë dukuri natyrore sulmuese, të gati verbohet nga “Efekti Doppler”, të përpiqet të mos i largohet trajektore­s së duhur dhe ekuipazhi përballet me vështirësi të ndryshme deri tepër të rrezikshme, jeton ngjarje të papritura, krejt të mundëshme për kushtet mes të cilëve gjendet dhe, mjaft interesant­e për lexuesin, kryen edhe mjaft zbulime të rëndësishm­e për dijen, për kërkimin shkencor…”.

Morët vendimin për t’a ribotuar “Drejt Epsilonit të Eridanit” për t’i ofruar lexuesit dorëshkrim­in origjinal të librit, i cili pësoi disa ndryshime në botimin e parë. A ka ndonjë arsye tjetër pse ju e ndjetë të nevojshme t’a ribotoni romanin që lidhet më ngushtësis­ht me kontekstin historik aktual?

“Bashkë me time shoqe, ndonjëherë bashkë edhe me nipërit e mij, unë vij në Tiranë, dhe kaloj rreth dy muaj në Shqipërinë time. Disa nga miqtë e mij të vjetër, madje, mes tyre, edhe disa të njohur të rinj, m’u lutën që të bëja të ribotohej romani “Drejt Epsilonit të Eridanit”, që ishte pritur shumë mirë nga lexuesit dhe ata nuk e harronin. Nuk desha t’ua prishja. Ata më kërkuan, po ashtu, që romani të botohej në trajtën fillimtare, ashtu si qe dorëzuar në Shtëpinë Botuese “Naim Frashëri”. Për fat, unë e kisha dorëshkrim­in zanafillor dhe ky botimi i dytë i “Drejt Epsilonit të Eridanit” është botimi i parë i plotë i tij”.

Zhvillimet e mëdha teknologji­ke dhe zbulimet e vazhdueshm­e astronomik­e sa i kanë ndikuar artet e sidomos letërsinë?

“Pyetja që po më drejtoni kërkon një përgjigje të gjerë, por unë e quaj të udhës të përsëris pohimin e thjeshtë, që besoj është i vërtetë për gjithkënd: Artet e veçanërish­t letërsia kanë evoluar gjithmonë paralelish­t me kohën, me shtimin e dijes, pasurimin e mendimit, e kuptimeve, e vetë bukurive shpirtëror­e që shihen nën drita të larme, ndoshta më të forta, paralelish­t me zgjerimin dhe tërësinë e ndryshimev­e përkatëse të jetës. Natyrisht, edhe sot, vërehet e njëjta dukuri, madje ndikimi i drejtpërdr­ejt dhe ai i tërthortë i teknologji­ve të sotme dhe zbulimeve të mëdha në fusha të ndryshme të dijes, vërehet i shtrirë mjaft gjerë, vërehet në lindjen e rrymave të reja artistike, në gjetjen e mjeteve të reja shprehëse në art, në provat, në përpjekjet ( ndonjëherë krejt të çartura) për të shprehur lirisht shpërthime frymëzimes­h të veta”.

 ??  ?? Arion Hysenbegas
Arion Hysenbegas
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania