Gazeta Shqiptare

Komunizmi, si frymë dhe objekt për të përfituar

-

për të penguar botime mund të kthehet në një bumerang për të kërshëruar njerëzit për t’iu rikthyer në një formë tjetër botimeve, këtyre filmave e kështu me radhë për të zbuluar një gjë që sot është krejt pa logjikë. Ajo më shumë bën qesharakë ata që vazhdojnë e i botojnë dhe emetojnë shumë gjëra që lidhen me diktatorin dhe komunizmin.

Paradoksi është se në kohën tonë, populli shqiptar ia ka vendosur vulën komunizmit dhe është ndarë realisht me të. Paçka zhgënjimit të frikshëm me sistemin në fuqi sot dhe varfërinë e madhe, largimin e njerëzve për çdo ditë nga vendi dhe më shumë akoma humbjen e shpresës, komunizmi e ka marrë notën e tij pakaluese dhe mbi të gjitha indiferenc­ën. Insistimi për ta risjellë këtë gërdallë duket më shumë si mundësi për të përfituar. ... Komunizmi ndërtoi një kompleks idesh ( të një bote të re superiore ndaj kapitalizm­it) me pushtetin ( monopolin e qeverisë mbi politikën dhe ekonominë) – që përbënte një lloj amalgame e cila ndikoi sidomos te modeli për të mëkëmbur shqiptarët e varfër. Por ndërsa në Vendet Lindore komu- nizmi u shpërbë dhe u modifikua këtu u zhvillua ashtu si po zhvillohet kapitalizm­i i sotëm plot me paradokse. Nuk duhet harruar se idetë e komunizmit e dominuan historinë e shekullit të njëzetë dhe u besua se ky sistem do të sillte një lloj barazie mes njerëzish. Ai korpus veprash në art dhe ajo demagogji për ta mbajtur atë sot mund të qëmtohet, por kurrsesi nuk mund të mbushet me mballoma dhe footnota, sepse përndryshe do të shtohen spekulantë­t që mezi presin të përfitojnë. Ndërkohë që ka hapësirë pa fund për të bërë atë që bëri Solzhenici­ni, Grass apo Cezlav Milosz... për realitetet e vendeve të tyre.

Hannah Arendt prodhoi një përshfaqje origjinale dhe u mundua që bashkëkohë­sve t’u kumtonte të vërteta në sy, por duke e lidhur diktaturën naziste me atë sovjetike në faktin e ardhjes së shoqërisë masive dhe formave të reja organizati­ve. Në fakt, edhe ajo hasi në moskuptime nga bashkëkohë­sit për idetë dhe mënyrën sesi e pa totalitari­zmin. Por edhe vetë komunizmi dukej tejet i ndarë dhe krejt pa logjikë krijuese, kështu në librat e tij Zbigniev Brzhinski e vuri më së miri në dukje këtë kur rrëfeu dallimet ndërmjet Bashkimit Sovjetik dhe satelitëve të tij në Evropën Lindore. Ashtu si studiues të tjerë panë shumë paradokse deri në aleancat e shteteve të Majta si ajo Kino - Sovjetike, duke treguar se Moska dhe Pekini ishin të ndarë jo vetëm nga interesa të ndryshme kombëtare, por edhe nga ajo që i lidhte në një ideologji e përbashkët. Po Shqipëria? Një vend që e importoi komunizmin dhe që kaloi fazat për zhvillimin e tij, duke menduar deri se e ndërtoi është realisht me probleme. Dhe, më shumë duken sot, ata që mundohen ta ngjallin me çdo lloj mënyre. ... Me pak fjalë, komunizmi ka vend për t’u studiuar për të zbuluar paradokset tona sepse performoi në një kohë, që duam apo nuk duam i dha impulse vendit, shkolloi shqiptaret, ndau një pjesë jo të vogël të njerëzve dhe i bëri ata të mendonin realisht, ndërkohë që studimet tona më të mëdha duhet të shkojnë realisht në faktin sepse shqiptari nuk prodhon një regjim që të rrisë mirëqenien e tij, mu në këtë mrekulli tokësore që i ka falur natyra. Ky është problemi, kurse sa i përket komunizmit, ai duket se do të mbetet një mjet thjesht për të përfituar, siç ndodh jo pak herë.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania