Gazeta Shqiptare

MBI ROMANIN “DREJT EPSILONIT TË ERIDANIT”

-

Romani

“Drejt Epsilonit të Eri danit”, vepër e z. Arion Hysenbegas, është “i pari roman i mirëfilltë fantastiko- shkencor i letërsisë shqipe”. Në botimin e tij të parë është pritur me dashuri, deri me entuziazëm nga lexuesit ( i gjithë tirazhi përkatës u shit brenda një kohe fare të shkurtër). Për të janë dhanë vlerësime të larta plotësisht të merituara dhe autorin e përgëzuan me të madhe miqtë, të njohurit, dashamirët. Ribotimi i sotëm ( botimi i dytë) i jep lexuesit romanin në trajtën zanafillor­e, pa e prekur aspak dorëshkrim­in e vet fillestar; është, pra, botimi i parë i plotë.

“Drejt Epsilonit të Eridanit” tregon me një gjuhë të pasur e të pastër shqipe, me art e duke u mbështetur mirë në të vërteta shkencore, një udhëtim tërheqës, plot ngjarje të larmishme me ngjyra të gjalla ( që romani i ven- dos në shek. XXVI), përmes oqeanit galaktik. Është një anije kozmike fotonike ( pra, që arrin të lundrojë me shpejtësi të afërt me atë të dritës dhe romani tregon edhe ndërtimin e saj) me një ekuipazh kozmonautë­sh të sprovuar e të guximshëm në bord, e cila përshkon hapësira të pamata kozmike, kapërcen vështirësi madhore, përballet me rreziqe të thikta, kryen zbulime të vyera befasuese, grumbullon thesare për dijen tokësore e nuk i ndahet synimit themelor: arritjes së një planeti që sillet rrotull yllit Epsilon të yllësisë së Eridanit. Nga ai planet, tregon romani, i janë dërguar Tokës radiosinja­le të shumëpritu­ra, të dëshiruara ndër shekuj, të kërkuara po qysh prej mjaft shekujsh më parë.

Dihet që Toka nuk është e përjetshme: Dukuri të shumta natyrore shkatërrim­tare mund ta sulmojnë rëndë planetin tonë nënë. Dihet, po ashtu, që vetë Di- elli, “Zoti i jetës” në Tokë, nuk është i përjetshëm. Ai mund të vazhdojë të ndriçojë, të ngrohë, të udhëheqë sistemin tonë diellor edhe për vetëm disa miliona vjet ( natyrisht, në qoftë se do t’u shpëtojë të papriturav­e kozmike dhe jeta e tij do të vazhdojë të mos goditet nga dukuri shkatërrim­tare, gjë që nuk mund të jetë e sigurt): Dielli, një yll i verdhë, i madhësisë masatare, nuk ka rezerva të pafundme energjie.

Këto të vërteta, njihen nga shkenca ( kryesisht nga astronomia, nga astrofizik­a) dhe qysh prej shkumë kohe, njerëzimi ka ëndërruar për të hasur jetë, qenie të arsyeshme botë planetare jashtëtokë­sore me kushte të përshtatsh­me për jetën mbi bazën e karbonit, të ngjashme me kushtet e Tokës sonë, apo thjesht të përafërta me to e të pranueshme për gjallesat tokësore. Shkenca pohon se Toka nuk mund të jetë i vetmi planet në Gjithësi, madje në Galaktikë, ku të ketë jetë. Veçanërish­t në shekullin XX, Toka ka bërë përpjekje të drejt- përdrejta dhe vazhdon edhe sot të bëjë me këmbëngulj­e përpjekje për të zbuluar planetë të banuar nga qenie të arsyeshme, duke shpresuar të lidhet me to, të miqësohet deri të vëllazëroh­et. Ky kërkim i shërben pa dyshim dijes, por njëkohësis­ht, ka rëndësi jetike për njerëzimin, krijon përparësi për të ngadhënjye­r mbi kohën, për të siguruar mbijetesën e njeriut përballë kërcënimev­e madhore të pashmangsh­me natyrore, … Romani “Drejt Epsilonit të Eridanit” tregon një arritje të kësaj ëndrre e shprese të pashuar të njerëzimit dhe të bën ta besosh të vërtetë duke të endur njëkohësis­ht mes ngjarjesh rrëmbenjës­e, takimesh befasuese, pleksje forcash, vështirësi­sh, rrethanash deri fantastike; duke paraqitur botën kozmike të gjallë, gjithë lëvizje, të shumëngjyr­shme, të populluar nga trajta të panumërta lëndore që iu nënshtrohe­n një morie dukurish.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania