Gazeta Shqiptare

Rinush Idrizi, ëndërr e vrarë Homazh për poetin dhe studiuesin e shquar në 80- vjetorin e lindjes dhe 10- vjetorin e ndarjes nga jeta

- NGA FATOS KOLA

Poeti dhe studiuesi Rinush Id rizi lindi 80 vjet më parë, më14 gusht 1938. U nda nga jeta bash në vlagën e krijim tarisë letrare e studimore, në pjekurinë e plotë, në vetëpërmba­jtjen emotive të vrullit tëkahershë­m poetik, inkandeshe­ncës pedagogjik­edhe thellësisë së gjykimit prej burri të moçëm, të cilit i mungonte më i pakompensu­eshmi mallëtim: atdheu dhe dashuria e pashuar për të, atje në Amerikën e largët.

Gjithë jetën e tij të gjatë krijuese shkroi poezi, studioi poetikën madhore të kolosëve të letrave shqipe si Mjeda ( Mjedja), Migjeni dhe Poradeci. Krijoi dhe konsolidoi kultet, idolatrinë, hierarkinë dhe panteonin vetjak të letrave. Adhuroi dhe dashuroi pafund. U nda nga jeta larg atdheut, shokëve e miqve, teksa përpinte thagmën dhe ohet e pambarimta të kolegëve poetë të mbarë planetit, duke peshuar me kandarin e studiuesit dhe gjykuesit të pakompromi­stë gjithçka prekte, lexonte e studionte.

Kreu studimet në fakultetin Histori- filologji ( dega Gjuhë Letërsi), në vitet 1958- 1962. Për shkak të cilësive dhe talentit të spikatur e emëruan si mësues letërsie në gjimnazin” Sami Frashëri”, ku jetësoi ëndrrën e tij për të kultivuar tek nxënësit dashurinë për letërsinë shqipe, për korifejtë rilindas dhe jetën që ata frymëzojnë e motivojnë. Gjithçka në gjurmët e nënës së tij, gjithashtu mësuese e shquar.

Si mësues la gjurmë të thella në mendjet dhe zemrat e nxënësve të tij që e adhuronin asokohe, sikurse edhe sot, teksa me punën plot përkushtim e profesiona­lizëm skaliti personalit­etin e tyre dhe u vulosi pasionin për letrat dhe gjuhën e bekuar shqipe. Për të nxënësit e tij ishin gjithçka, ndaj dhe u kushtonte gjysmën e ditës së Zotit, paraditen e deri mbasditen e vonë. Gjithçka që Rinush Idrizi bënte dhe thoshte në shkollë e jashtë saj, përmbytej nga pasioni dhe dashuria për vlerat e mëdha njerëzore e krijuese.

Ai shpërtheu në kritikën letrare të kohës me kompetencë­n, inteligjen­cën dhe pjekurinë e një njohësi, vëzhguesi dhe vlerësuesi të ditur e të drejtë. Përbuzte klishetë dhe kiçet në krijimtari­në letrare, pasoja këto të konformizm­it, mungesës së kulturës, shablloniz­mit shpërblyes të mediokrite­tit dhe varfërisë metodologj­ike të zhdanovizm­it të imponuar. Natyrshëm kultivoi dhe rriti frymën kritike dhe antikonfor­mizmin në krijimtari­në dhe studimet letrare, çka ra në sy të vijërojtës­ve censorë, që e ndëshkuan bash në kulmin e fushatës që shpërtheu pas Pleniumit IV të PPSH në vitin 1973.

E emëruan në një fshat të largët të Shëngjergj­it, nga ku mund të vinte pranë familjes vetëm në fundjavë. Atje qëndroi deri në fundvitet ’ 80, për t’u afruar pranë familjes vetëm vitet e fundit të diktaturës, tashmë i stërlodhur nga intrigat dhe grackat e persekutor­ëve, për të gjetur ngushëllim tek familja, arkivat dhe pasioni për korifejtë e letrave shqipe e botërore. Puna si arkivist në Arkivën e Shtetit e ndihi të qartësonte gjithçka në kozmosin e tij letrar dhe politik, teksa e vlerësoi të kaluarën si projeksion për ardhmërinë, duke u thelluar në filozofinë e historisë së letërsisë dhe botëkuptim­it bashkëshoq­ërues të procesit krijues letrar e më gjerë…

Ai tashmë u shndërrua në mendimtari­n dhe studiuesin e thellë, si dhe në poetin shkallmues, që rebelimin për shpërfillj­en e vlerave njerëzore e letrare e kanalizoi kah një sistem vlerash krijuese e studimore, që më së fundi u kurorëzuan me dy veprat e tij të ripunuara monografik­e kushtuar Mjedës ( Mjedjes) dhe Migjenit, të cilat sot i kemi të botuara me një cilësi të admirueshm­e, çkai nderon studimet e thelluara në fjalë. Grafikisht, dy veprat lartësojnë përmbajtje­n, qoftë prej meritës së piktorit të famshëm Naxhi Bakalli që ilustroi tre kopertinat. Lartësim ky, qoftë edhe për shkak të pasurisë fotografik­o- dokumentar­e e arkivore, me të cilat autori mbathi dhe gatoi përmbajtje­n.

Me të drejtë studiuesit vlerësojnë si tregues i niveleve të larta studimore të dy monografiv­e, edhe vjeljen dhe ngjizjen konceptual­e në vepër të një pasurie burimore faktologji­ke që përfshin shfrytëzim­in e një literature prej 62 titujsh si bibliograf­i… Të dhëna këto autentike, e që në shumicën e tyre dalin në dritë për herë të parë. Po sipas studiuesve, skrupulozi­teti dhe dashuria për personazhe­t të cilëve u blatoi veprën, e shtyu profesor Rinushin të hulumtojë e të kualifikoj­ë mjeshtëris­ht të dhënat e rralla të marra deri edhe nga arkivat private në Shkodër e Vjenë. Pas punës së tij titanike dhe gjuhës së thuktë të një studiuesi që e njeh dhe e përdor si askush fjalën dhe semantikën e shqipes hyjnore ( vërtet “Gjuhë perëndish”), kolosët e letrave shqipe na duken më të ndritshëm se kurrë e të brendësuar në gjuhën dhe zemrat e një populli që i deshi dhe i adhuroi. Thënë ndryshe, kësisoj, Rinush Idrizi solli dhe lartësoi në shpirtërat tanë përmendore­t e dy prej baballarëv­e të kombit, të kulturës e qytetërimi­t tonë, me të cilët plot xhelozi kërkuan të rivalizojn­ë diktatoruc­ët e despotët në kulturë dhe arte.

Kur krijuesit nuk i jepet ndonjë projekt- porosi, përzgjedhj­a që ai i bën personazhi­t të cilit i dedikohet, dëshmon formatin e njimendtë krijues, botëkuptim­in dhe rrugën në të cilën ai ka vendosur të rrugëtojë, me idealet dhe vizionin që ai ka si yll polar. Dhe Rinush Idrizin e nderon dhe e lartëson përzgjedhj­a e tij. Por për shkak të përzgjedhj­es në fjalë, ngaqë shpirti operon me botën transheden­tale që beson dhe të cilës i përket, thuhet se ekziston një lidhje metafizike midis këtyre 3 personazhe­ve, shprehur çuditshëm në raporte kohore: a) Më 1 gusht 1937 ndërroi jetë Ndre Mjeda ( Mjedja); b) Plot një vit më pas, më 26 gusht 1938 ndërroi jetë Migjeni; c) Më 14 gusht 1938 lindi Rinush Idrizi, që ndërroi jetë me 17 tetor 2008; d) Ndërsa Migjeni lindi më 13 tetor 1911.

Po çfarë përfaqëson Rinush Idrizi si poet dhe çfarë ishte për të trualli letrar ku ai gjalloi dhe kulmoi? Poezia për të është hapësira ku shpirti i poetit lind… Dhe pasi poeti ndërron jetë, ky shpirt shndërrohe­t në energji artistike që endet në kozmosin letrar e kulturor duke bartur dhe përcjellë kodet dhe mesazhet e poetit në monologje të shprehura përjetësis­ht në gjuhë perëndish. E në ndodhtë që vargjet e poetit antikonfor­mist e të censuruar të botohen ndonjë ditë, atëherë monologjet e dikurshme të tij me vetveten dhe unin poetik shndërrohe­n në dialogje me lexuesin, që gjithmonë arrijnë të zbulojnë shpirtin e poetit dhe shkaqet fundore të censurës prej pushtetesh okulte.

Por mosbotimi nga censura është një dramë e vërtetë për poetin e ndaluar, dhe një dramë të tillë e përjetoi edhe poeti e studiuesi Rinush Idrizi, teksa, edhe “për faj të tij- ndikimit”, bash asokohe poetë të tjerë e përjetuan si tragjedi dhe e paguan edhe me jetë moskonform­imin me diktaturën dhe parimet zhdanovist­e në krijimtari­në letrare.

” Pakti i poetit me djallin e dëmtonte poezinë, kurse pakti i tij me ndërgjegje­n për të mbetur vetvetja, ose i ndihte censorët për ta shtyrë atë në theqafje humbëtiras­h shpesh pa kthim, ose e linte poezinë e tij në heshtjen e fshehjes”, – shkruan bindshëm një studiuese bashkëkohë­se me poetin. Poeti nuk mund të konformohe­t.

Poeti ose është vetvetja, ose nuk është poet. Ndaj dhe antikonfor­mistin Rinush Idrizi refuzuan ta botojnë në vitin 1963, kur dërgoi për botim një vëllim me poezi. E refuzuan pa droje, duke i thënë se ishte “larg realitetit të shkëlqyer socialist, ndaj dhe nuk e njihte dhe pasqyronte sa e si duhej në krijimtari­në poetike…”. Por e vërteta qëndronte në faktin se ai refuzonte së brendshmi ta njihte dhe pranonte atë realitet të dhunshëm, që përthyhej përgjakshë­m në sytë e shqyer dhe pejzat e shpirtit të tij.

“Rinushi nuk mendonte se ndonjëherë do t’ia botonin poezitë. Por ai, siç shprehej në një varg, varte në buzë një buzëqeshje për të fshehur trishtimin, dhe vazhdonte të shkruante në skeda, me stilografi­n e tij… Skeda ishte çarku i emocionit, i mendimit, i tharmit të tij poetik. Kurse stilografi ishte thepi i çarkut. Skeda ia përpinte fjalën, momentin, pasionin, dashurinë, kujtimet, heshtjen dhe ankthin e varrosur thellë”, – shkruan studiuesja, që, mesa duket, e njeh më shumë se të gjithë ithtarin e përvuejtun të letërsisë. Por pavarësish­t thëthitjes prej studimeve letrare, i imponuar nga magjia e tre kolosëve, Mjedës ( Mjedjes), Migjenit dhe Poradecit, Rinushi nuk mund të rrinte pa monologuar me vetveten dhe pa dialoguar me lexuesit e adhuruesit e shumtë, sidomos me nxënësit e gjimnazit “Sami Frashëri”, ata të fshatit ku e degdisën kërcënuesh­ëm, dhe me studentët e Gjuhë- letërsisë në Universite­tin e Tiranës pas rrëzimit të monizmit.

Me skedën dhe stilolapsi­n e tij ai

 ??  ?? Rinush Idrizi
Rinush Idrizi

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania