Gazeta Shqiptare

Isha vrapuese!

- NGA SILVANA BERKI

ndihej i lirë, thoshte dhe shkruante atë që ndiente, përjetonte ditën dhe natën, ndjenjën, dashurinë, buzëqeshje­n, lotin, dhimbjen dhe vrazhdësin­ë. Shumë nga skedat e tij humbën kur dy shokët më të ngushtë ia arrestuan, ngaqë ata i asgjësuan para arrestimit. Pavarësish­t dëshpërimi­t dhe dhimbjes që frymonte dhe ulërinte në vargjet dhe skedat e tij, si formë e rebelimit ndaj realitetit të papranuesh­ëm, ai kundërvihe­j me dashurinë e pamatë për familjarët, nxënësit e shtrenjtë dhe miqtë. Dashuria e tij për nxënësit dhe studentët që mësonte, ishte plot dhimbje dhe i ngjante dashurisë së Migjenit për “Lulin e vocërr” dhe shokët e tij. E tillë ishte edhe dashuria e tij për miqtë e ngushtë, të cilët asokohe dhe sot përfaqësoj­në fashën më elitare të shoqërisë shqiptare, teksa bëhet fjalë për të tillë si Naxhi Bakalli, Ilir Haxhirexha, Robert Zhvarc, Perikli Jorgoni, Harallamb Qesko, Vaso Samsuri, Gavril Priftuli, Besnik Sopoti, etj..

Miq që kurrë nuk e tradhtuan poetin dhe atdhetarin e zjarrtë, studiuesin skrupuloz dhe polemistin e shkëlqyer që shndrinte me forcën e argumentit dhe logjikën e pathyeshme.

Ata nuk u tutën nga rreziku që përfaqëson­te uragani Rinush Idrizi, por e deshën fort dhe ia mësuan përmendësh poezitë dhe mendimet e krisura e me konotacion të fortë politik dhe antizhdano­vist. Rinush Idrizi ishte tejet i qartë në bindjet e tij profesiona­le dhe atdhetare. Ishte i palëkundur në to, pavarësish­t studimeve të rrymave të shumta të mendimit dhe grackave logjike e epistemolo­gjike që gëlonin në literaturë­n e ndaluar dhe teoritë e mendimet që ai studionte, shkëmbente e debatonte me miqtë e bashkideal­istët.

Si poet, studiues dhe intelektua­l atdhetar i angazhuar, në vitin 1991 Rinush Idrizi kontribuoi si drejtuesi më i lartë i gazetave kombëtaris­te të djathta ( gazetat “Kosova” dhe “Balli i Kombit”), ku krahas bashkëmen- Gjithë jetës t‘ ime vetëm kam vrapuar…

si vajzë e vogël vrapova te ikja prej nenës, e cila kërkonte qe unë të rritesha para kohe, Për fat, kisha prehrin e ngrohtë të gjyshes, ku strukesha nganjëherë, si shiu mbas reshjeve të shumta. Mbas dashurisë, kurrë nuk renda, ishte e vetmja gjë mbas të cilës nuk vrapova kurrë, e megjithatë edhe ajo më kapi gjatë vrapimit, si gjuetari gjahun e vet. Kështuqë unë vazhdoja të vrapoja e të vrapoja edhe kur Shqipëria u rrëzua. Nuk e di çfarë isha në atë kohë; lot apo pikë shiu të cilët fluturojnë vrapojnë dhe bien diku edhe pse muzgut ngjyrë gri, edhe pse muzgut ngjyrë gri. … ndërsa tani jam këtu! Por as tani nuk e kam ndalur vrapin. Unë vazhdoj të vrapoj duke i ikur vetes dhe juve, duke i ikur paragjykim­eve, cmirave dhe fundja edhe vet Jezusit… … gjatë vrapit jam rrëzuar sigurisht, e plagët më rridhnin nganjëherë gjak, por rrugës, oh kësaj rruge, vetëm aty e kuptova historinë tìme…

Isha vrapuese, Kam qenë vrapuese e vetmuar, madje edhe atëherë kur shiu më lagte e më bënte qull, unë vrapoja madje edhe atëherë kur përballesh­a me stuhitë, unë vrapoja madje edhe atëherë kur binte dëborë dhe këmbët e zbathura më dhimbin nga ftohja unë vrapoja, e vrapoja, e vrapoja …

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania