Gazeta Shqiptare

Historia e Jorgo Vasos, fotografit minoritar

-

akteristik­e të zonës, por në një farë mase, edhe mënyrën e tyre të jetesës, si psh, veshjet karakteris­tike dhe rite shoqërore si martesa dhe funerale. Vaso ka plotësuar rolin e fotokronik­anit, jo vetëm për fshatin e tij, Sotirë, por edhe për fshatrat përreth, për ngjarjet e ndryshme shoqërore, fetare dhe ekonomike, prurje të cilat kur të hidhen në letër do jenë një ndihmesë e vyer për ata që studiojnë historinë e zhvillimit ekonomiko- shoqëror të zonës.

Nga prurjet fotografik­e të Jorgo Vasos, të ofruara nga familja dallohen edhe dy peizazhe të qëlluara natyrore. Nga të dhënat e të afërmve, mësohet se ato janë realizuar në jug të Shqipërisë, para vitit 1940.

Peizazhi i parë paraqet një liqen në sipërfaqen e të cilit pasqyrohet një mal që ndodhet pak largë. Në foto duken fare mirë planet e ndryshëm nga njeritjetr­i të dy imazheve, qoftë të atij të vërtetë ( fizik) ashtu edhe atij të reflektuar­it në liqen.

Peizazhi tjetër paraqet një mal me borë dhe re sipër tij, poshtë tij duket një fshat dhe një lum. Imazhi ka kontraste të forta tonale dhe ka kuadrim mjaft të goditur e konfigurac­ion mbresëlënë­s. Realizimi i këtyre dy peizazheve ( natyrisht ka edhe shumë të tjerë) tregon se Vaso, bënte edhe foto për qejf, pra pa porosi dhe pagesë. Po çfarë e ka shtyrë Vason që të përngrijë në foto këto pamje tërheqëse të natyrës ? Do thoshim, asgjë përveç shpirtit të tij prej artisti që gjen shpërfaqje në lëmin e fotografis­ë. Të mos harrohet se fotografi ynë nuk kish ndonjë kualifikim të veçantë në fushë të dhomës së errët, pra ishte autodidakt.

Krejt e ndryshme nga të mësipërmet mbetet një foto e Jorgo Vasos, e cila të tërhoq vëmendjen është ajo ku paraqiten dy burra në klubin e fshatit duke tokur gotat e rakisë. Një ritual ky, sa i këndshëm për aktorët, aq i mbresëlënë­s për shikuesit e fotos. Ajo i takon vitit 1925, pijetarët ( të themi janë miq të gotës) janë ulur pranë një tavoline të vogël rrethore, me gota po ashtu të vogla dhe me fare pak meze përpara, por burrat rrezatojnë një kënaqësi të përmbajtur ( jo eufori alkoolike) para aparatit. Të gjitha gjerat në foto janë me kursim, përveç ëndjes serioze që rrezatojnë të dy burrat.

Njeri nga burrat ka veshje qyteti, ndërsa tjetri të zonës, mundet i dyti të ketë ftuar qytetarin për një gotë në klubin e fshatit, sa për të shkëmbyer dy- tri fjalë për të rejat e situatës. Fotoja mendoj se e kalon cakun e një shkrepjeje rutinë dhe ka nuanca të fotografis­ë shoqërore.

Me sa është hulumtuar deri tani, pak foto të tilla, vërsnike të kësaj ( para L2B), gjenden në FSH. Fotografi Kel Marubi ka me këtë temë, një të ngjashme me 2- 3 dervishë, por duke gjerbur kafe, rreth viteve 1900- 18.

Shumica e fotove janë hedhur në kompjuter dhe është në përfundim shfaqja aty e të gjithë arshivës fotografik­e që Vaso e kishte sistemuar dhe mirëmbajtu­r me kujdes. Gjithsesi, siç u përmend edhe më sipër, kur të zbardhet ( hidhet në letrën fotografik­e) pjesa më e madhe e krijimtari­së së begatë të Jorgo Vasos, të përzgjidhe­n prej saj ato më me vlerë, do dali më mirë dhe meritueshë­m në pah puna e madhe plot pasion e kryer nga ai gjatë një periudhe rreth 60 vjeçare. Kështu, ai do zëri edhe vendin që i takon me të drejtë në Historinë e Fotografis­ë Shqiptare.

* Kritik fotografie

 ??  ?? Jorgo Vaso, Sarandë, vitet ' 70
Jorgo Vaso, Sarandë, vitet ' 70
 ??  ?? Peizazh - Jorgo Vaso, vitet ' 40
Peizazh - Jorgo Vaso, vitet ' 40
 ??  ?? Mali i Murgane, pasqyruar në liqenin e Pepelit- vitet ' 70
Mali i Murgane, pasqyruar në liqenin e Pepelit- vitet ' 70

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania