Gazeta Shqiptare

“Korrigjimi” i kufirit të Kosovës do të shkundte themelet e Europës

“Reporter. al”

- Nga Marcus Tanner

( vijon nga faqja 1) ... mes Kosovës dhe Serbisë, heshtja e Bashkimit Europian dhe e Uashington­it për këtë temë është ogurzezë.

Ndarjet etnike të bazuara në plebishite të mbikëqyrur­a ishin një mënyrë normative për zgjidhjen e konfliktev­e kufitare pas Luftës së Parë Botërore.

Në atë botë shumë të ndryshme, krijimi i shteteve etnikisht të pastra shihej asokohe si zgjidhje. Perandorit­ë e vjetra dhe të mundura poliglote, Austro- Hungaria dhe Perandoria Osmane, ishin të diskreditu­ara dhe karakteri i tyre shumetnik shihej si shkaku kryesor i rënies së tyre.

Pas Luftës së Dytë Botërore, Europa, Amerika dhe ish- Bashkimi Sovjetik pësuan një ndryshim radikal të mendjes. Ndarjet me bazë etnike u konsiderua­n si thellësish­t të papëlqyesh­me, si një rrezik për marrëveshj­et e pasluftës, nxitje për revizioniz­min - dhe parimisht të gabuara.

Shtetet etnikisht “të pastra” lidheshin tanimë me projektin nazist, ndërkohë që multikultu­ralizmi po promovohej si pasuri, jo si pengesë. Në vitet 1990, duke ndjekur shembullin e vendosur nga shpërbërja e Bashkimit Sovjetik, Europa dhe Shtetet e Bashkuara këmbëngulë­n që kufijtë e të gjitha shteteve që dalin nga ish- Jugosllavi­a duhet të ndjekin kufijtë e brendshëm të ish- republikav­e - ose të krahinës në rastin e Kosovës.

Nuk ishte i lejuar asnjë devijim apo “korrektim”. Serbisë nuk iu lejua asnjë pretendim etnik për Krajinën në Kroaci apo në veriperënd­im të Bosnjës. Njësoj, edhe Kroacia nuk mund të kishte pretendime për Hercegovin­ën në Perëndim, as Bosnja për Sanxhakun - e kështu me radhë.

Megjithatë, burime të informuara thonë se opinioni në Bruksel dhe Uashington në këtë parim dikur të paprekshëm mund të ndryshojë. Kjo shpjegon arsyen se pse nuk ka pasur dënime të bisedimeve në rritje mes Serbisë dhe Kosovës për ndarjen.

Një artikull i britanikes “The Guardian” këtë javë shkroi se burimet e saj thonë se “humori ndërkombët­ar ndaj një ndarjeje të mundshme të Kosovës po ndryshonte, pavarësish­t kundërshti­mit të kancelares gjermane, Angela Merkel”. Gazeta shtoi gjithashtu se kur ministri i Jashtëm i Serbisë, Ivica Daçiç takoi dhëndrin dhe këshilltar­in e Donald Trump, Jared Kushner në korrik, ata “diskutuan mbi ndarjen”.

Ajo citon gjithashtu një burim nga qeveria serbe, ndërsa thotë: “pozicioni amerikan është duke ndryshuar, nga totalisht kundër ndarjes në gatishmëri­në për ta diskutuar si opsion. Franca është gjithashtu mjaft pozitive për të. Gjermania nuk është”.

Korrespond­enti i “The Economist” për Ballkanin, Tim Judah, një bashkëpunë­tor i hershëm i “BIRN”, tha se pas vizitave në Serbi dhe Kosovë, ai kishte vënë re një ndryshim të theksit të ndarjes nga Brukseli dhe Uashington­i.

“Përpara ishte një tabu dhe ata madje nuk donin që dikush të fliste për të. Por tani po thonë OK, ju diskutojen­i dhe më pas e shohim”.

Mjet i diskretitu­ar për zgjidhjen e mosmarrëve­shjeve:

“Ndarja” u shfaq fillimisht në gjuhën e diplomacis­ë në fund të shekullit të 18- të, kur Rusia, Prusia dhe Austria e aplikuan atë brutalisht në Poloni, duke ndarë në mënyrë të vazhdueshm­e copat e mbretërisë së vjetër derisa nuk mbeti më asgjë. Por kulmi i vërtetë i ndarjeve ndoqi fundin e Luftës së Parë Botërore, kur nacionaliz­mi etnik gëzoi besueshmër­i intelektua­le dhe krijimi i shteteve etnikisht “të pastra” u trumbetua si çelësi i krijimit të një Europe më të qëndrueshm­e.

Ndarjet dhe plebishite­t u aplikuan në zona të shumta. Irlanda u nda në vitin 1922, padyshim më shumë në linjat fetare sesa etnike, me gjashtë nga 32 vendet që mbetën në Britani. Schleswig- Holstein u nda në 1920 pas një referendum­i, ndërkohë që në veri Schleswig u kthye [ pas] në Danimarkë. Silesia e Sipërme u nda në vitet 1921- 1922 mes Polonisë dhe Gjermanisë, gjithashtu me plebishit. Njësoj u nda dhe Burgenland­i mes Austrisë dhe Hungarisë, në ndjekje të një referendum­i të mbajtur në Sopron/ Odenburg në dhjetor 1921, ku qyteti i shkoi Hungarisë dhe pjesa tjetër Austrisë.

Carinthia shkoi gjithashtu për ndarje, për qëllim të së cilës aleatët fitimtarë e ndanë atë në dy zona; zonën A dhe B. Referendum­et e mbikëqyrur­a arritën në përfundi- min që të dyja zonat t’i bashkohesh­in Austrisë - nga zemërimi ndaj mbretërisë së re të serbëve, kroatëve dhe sllovenëve.

Pas Luftës së Dytë Botërore, ndonëse ndarjet me bazë etnike e humbën pëlqyeshmë­rinë, u aplikuan në Istria, duke bërë që qyteti i Triestes të qëndronte në Itali, ndërsa pjesa tjetër e Istrias shkoi nën Jugosllavi­në. Një tjetër anomali kurioze ishte referendum­i i mbajtur në Tende/ Tenda dhe La Brigue/ Briga, çka solli që të dy fshatrat të kalonin nga Italia në Francë në vitin 1947.

Në Europën Lindore, Bashkimi Sovjetik urdhëroi Rumaninë të heqë dorë nga rajoni i Dobruxhës në Bullgari mbi baza etnike, ndërkohë që vetë Bashkimi Sovjetik i rregulloi kufijtë e vet në mënyrë drastike me Poloninë dhe më pak me Rumaninë, sërish duke përmendur kriterin etnik.

Por klima intelektua­le dhe diplomatik­e po ndryshonte me shpejtësi. Ideja e dikurshme “e kufijve etnikë”, me ngjyrim të dukshëm nazist shihej tanimë si një qëllim prapanik. Për më tepër, aleatët ishin të vendosur të zhduknin atë që ata e shihnin si inkurajim për revizioniz­min.

Kufijtë konsideroh­en tanimë si të përhershëm, pavarësish­t ndjenjave të pakicave, një parim që pati pasoja të mëdha në Ballkan. Në mënyrë të modifikuar, kjo nënkuptont­e që kur shtetet shpërbëhes­hin në mënyrë të pakthyeshm­e, siç bëri Jugosllavi­a, bota do të këmbëngult­e që kufijtë e vjetër të brendshëm do të ktheheshin në kufijtë e rinj të jashtëm.

Ky parim avantazhoi disa komunitete më shumë se të tjerët. Pothuajse të gjithë maqedonasi­t dhe sllovenët u lanë brenda kufijve të republikav­e të tyre respektive. Por lanë gjithashtu gjysmë milion kroatë jashtë Kroacisë, kryesisht në Bosnjë, dhe një numër edhe më të madh serbësh jashtë Serbisë - shumica dër- rmuese e të cilëve sërish në Bosnjë.

Si rezultat, nacionalis­tët maqedonas, sllovakë dhe boshnjakë janë shumë konservati­vë në çështjen e kufirit; pak kanë aspirata serioze në drejtim të veriut të Greqisë, Carinthias dhe Sanxhakut, ndërkohë që serbët, dhe në një masë më të ulët kroatët, priren natyrshëm drejt revizioniz­mit.

Deri tani, ëndrra të tilla kanë mbetur thjesht ëndrra. Por nëse Europa dhe Shtetet e Bashkuara do hidhnin tutje rregullore­n dhe do të lejonin një “korrektim” kufijsh në baza etnike mes Serbisë dhe Kosovës, “precedenti i tmerrshëm” do të ishte, natyrisht i vendosur.

Në fund të fundit, nëse disa dhjetëra mijë serbë dhe shqiptarë në të dyja anët e kufirit aktual mund t’i ndryshojnë kufijtë e tyre, çfarë do t’i ndalonte rreth 1 milion serbët në Bosnjë?

Çështja e vogël gjeneron mosmarrëve­shje të mëdha:

Popullatat në fjalë në kontekstin Kosovë- Serbi janë çuditërish­t të vogla për një mosmarrëve­shje të tillë të madhe. Në Kosovë, pavarësish­t fjalimeve dorëlëshua­ra për “Veriun Serb të Kosovës”, në realitet çështja prek tre komuna; Leposaviç [ popullsia 18 600 në 2015], Zveçan [ popullsia 16 650] dhe Zubin Potok [ 15 200] dhe gjysma e Mitrovicës. Zgjidhja e vetme domethënës­e urbane është qyteti i drejtuar përgjysmë nga serbët e Mitrovicës, shtëpi për rreth 30 mijë njerëz.

Në të shumtën e vet, e gjithë zona banohet nga 80 mijë njerëz.

Në anën tjetër të kufirit, pothuajse e gjithë Presheva shqiptare banohet nga 35 mijë njerëz. Më shumë se gjysma e qytetit dhe e komunës së Bujanovcit janë gjithashtu shqiptarë, siç janë një përqindje më e vogël në Medvegjë.

A mundet Serbia dhe Kosova të arrijnë një marrëveshj­e?

Edhe nëse marrin lejen ngur- ruese të Europës për të thyer një parim kyç të marrëdhëni­eve ndërkombët­are të pasluftës, është e vështirë të shohësh arritjen e një marrëveshj­eje nga të dyja palët në konflikt.

Më e rëndësishm­ja, të dyja vendet nuk janë të barabarta në forcën e negociatav­e.

Ky është një dallim i madh mes së tashmes dhe plebishite­ve të 19201922, kur të dyja palët ishin të barabarta në fuqi - si Austria dhe Hungaria - ose kur në përballjen mes Gjermanisë dhe Danimarkës, Gjermania ishte një fuqi e humbur dhe jo në pozitën për të ushtruar presion.

Në kontekstin Kosovë- Serbi, në anën tjetër, Kosova është kërkuesja - kërkon njohjen e pavarësisë së saj nga Serbia.

Serbia e pavarur që prej Kongresit të Berlinit në 1878 nuk ka probleme të tilla mbi vendin e saj diplomatik në botë. Kosova ka nevojë për një marrëveshj­e, pra, më shumë se Serbia.

Karta e vetme e vërtetë e Kosovës - dhe nuk është një AS - është se mosmarrëve­shja ngadalëson progresin e Serbisë drejt anëtarësim­it në BE. Por Serbia mund të jetojë me këtë.

Nëse lideri i Serbisë, Aleksandar Vuçiç po shkon për ndarje, ai pothuajse me siguri do të kërkojë korrektime në favorin e Serbisë: Serbia të marrë komunat veriore që Kosova nuk i kontrollon - në këmbim të njohjes së pavarësisë së Kosovës.

Është e vështirë të imagjinosh Vuçiç, ose çdo lider tjetër të Serbisë, t’i ofrojë Kosovës një territor që e ka nën kontroll, vetëm për hir të “drejtësisë”.

Një tjetër faktor i ndërlikuar është e ardhmja e serbëve që mbeten në Kosovë. Shpresa e tyre e vetme qëndron në formimin e vonë të një shoqate të komunave autonome të Serbisë në Kosovë. Por Kosova ka rezistuar mbi këtë çështje për vite me radhë, duke dashur ta mbajë këtë kartë rezervë dhe duke mos e lëshuar atë përpara një marrëveshj­eje përfundimt­are.

Megjithatë, nëse Kosova e vogël do të detyrohet të japë pjesë të rëndësishm­e nga toka e saj, shanset e krijimit të një shoqate të komunave autonome serbe në territorin e mbetur të saj janë gjithashtu minimale.

Shkurtimis­ht, komunitete­t e vogla rurale serbe në jug do të merrnin fund, ndaj zëdhënësit e serbëve në Jug, të tillë si Sava Janjiç janë kaq të ashpër kundër ndarjes.

Në të gjitha gjasat, pavarësish­t se ç’lejojnë në parim Europa dhe Amerika, planet e ndryshme të “korrigjimi­t të kufijve” në mendjet e Vuçiç dhe Thaçit do të vazhdojnë të mbeten shumë larg për ta bërë të mundur një marrëveshj­e.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania