Gazeta Shqiptare

“Protesta” e ekonomisë reale

-

rrugore do të merren me kredi. Nuk dihet formula e saktë e rënë dakord në dhënien e koncesione­ve, por për këto kredi, që do të merren nga bankat tregtare të vendit, do të dalë garant shteti ynë! Dhe këto para, rreth 600 milionë euro, do të merren nga stoku i parave të bankave tregtare, që normalisht duhet të shkojë për të kredituar sipërmarrj­et dhe individët shqiptarë, që do të duan para kredi nga bankat. Pra, jo vetëm fut shtetin dhe paratë e të gjithëve për të garantuar kreditë e kompanive private vendase që u ke dhënë koncesioni­n, por edhe u heq riskun ( të paktën një pjesë të mirë të tij) qytetarëve dhe kompanive të tjera private të këtij vendi, që të marrin kredi nga sistemi ynë bankar! Kjo po që është me shumë probleme. Nga ana tjetër, dy investimet e huaja madhore, TAP- i dhe hidrocentr­alet mbi Devoll, në vitin e ardhshëm përfundojn­ë. Bashkë me to edhe kamerdarja jonë e madhe e shpëtimit në ekonomi, investimet e huaja direkte. Me dollarin e forcuar nga rritja e interesave të bankës qendrore amerikane, Rezervës Federale, shumica e investimev­e strategjik­e tani shkojnë për në SHBA. Për ne, në gadishulli­n tonë dhe në Ballkanin Jugperëndi­mor, do të ketë gjithnjë e më pak investues të rëndësishë­m të interesuar. Të paktën për një periudhë 2- 3 vjet sa do të vijojë rritja e normave të interesit të bankës qendrore amerikane dhe politika e dollarit tejet të fortë. Kjo duhet të përbëjë një shqetësim të madh për qeverinë tonë dhe për vrullin e saj pas 1 shtatorit. Më 1 janar 2014, realisht, me rritjen 50 për qind të tatimit mbi fitimin, kemi humbur një pjesë të mirë të avantazhev­e tona krahasuese, në raport me konkurrent­ët tanë për investues të huaj, si Maqedonia dhe Mali i Zi. Duhet patjetër të vijmë në 1 janar 2019 me një politikë tjetër fiskale, me taksën e sheshtë, që të rizgjojmë interesin e investuesv­e të huaj. Tashmë rilindja e ekonomisë shqiptare shtator 2018- qershor 2021 kalon vetëm përmes një reforme të re fiskale, për të mundësuar ardhjen e investuesv­e të shumtë të huaj. Po kush do të protestojë, që të vijë kjo reformë?

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania