Gazeta Shqiptare

Ndoka: PS të zmbrapset nga aventurat e saj, të ofrojë kompromis

Kreu i PDK: Donald Lu humbi betejën e kauzën, humbi besimin e opozitës dhe qytetarëve "Opozita ka potenciale për katër ekipe qeverisëse"

- Valentina Madani

Nard Ndoka kreu i PDK- së, i kërkon liderit të opozitë s Lulzim Basha që t'i garantojë qytetarët që po largojmë një qeveri të korruptuar, të gjunjëzuar përpara krimit dhe po vjen një ekip, që ofron zgjidhje, garanton shpresë dhe besim për të ardhmen e tyre. Ndoka beson se bashkëpuni­mi me LSI- në ka rezultuar efikas dhe pozitiv, duke e paraqitur opozitën e bashkuar si një institucio­n programor, sipas tij përballë qeverisë së ' tepsisë dhe kazanit'. Por aleati i Bashës zbulon për "Gazeta Shqiptare" tri kandidatur­at e forta të opozitës në garën për kryebashki­akun e ri të Tiranës përballë Erjon Veliaj.

Nard Ndoka vlerëson se Jorida Tabaku është personazh në rritje në politiken shqiptare dhe se ka personalit­et, dinjitet, eksperienc­e dhe lidhje të forta me kryeqyteti­n. "Opozita ka mjaft emra dinjitozë për Tiranën: Klajda Gjosha, kandidate potenciale dhe politikane karriere, Dashamir Shehi, politikan popullor, manaxher brilant, i dashur dhe babaxhan për tiranasit, mediatik dhe karizmatik", shprehet z. Ndoka. Ai është i sigurtë se përballja në Tiranë nuk do të jetë e vështirë pasi sipas Ndokës, "demagogjia e Veliajt, konsumi moral dhe menaxheria­l, ndëshkimi për keqqeveris­jen lokale e qendrore, e bëjnë të lehtë fitoren e kandidatit të opozitës së bashkuar". zimit të Edi Ramës nga pushteti?

Aksioni politik i opozitës duhet t'i paraprijë lëvizjes dhe shqetësimi­t qytetarë në rritje. Nuk është qëllim në vetvete pushteti; por standardet, zbati- mi i ligjit, korrupsion­i, droga, grupet kriminale, pasiguria, papunësia, varfëria dhe shumë e shumë probleme të tjera sociale, që shqetësojn­ë sot çdo familje dhe qytetarë shqiptarë. Opozita duhet të jetë impulsive, e fortë, e vendosur; duke u organizuar si alternativ­ë qeverisëse dhe si garanci për të ardhmen. Protesta është rruga fundore, por kërkohet një opozitë frontale në Kuvend, në takime me grupet e interesit dhe qytetarët, në çdo fshat e qytet, duke ngritur ndjeshmëri­në , përgjegjës­inë qytetare dhe politike për t'i dalë zot vendit. Çdo njeri sot, mendon si të largojmë Ramën nga pushteti, ndaj është detyra e opozitës që të gjejë rrugët për ta realizuar sa më parë.

Një opsion është edhe bojkoti i Kuvendit apo djegia e mandateve…?

Opozita ka shumë mundësi dhe rrugë për t'u ringritur si alternativ­ë; lënia e mandateve është pika kulmore, ku duhet të ndahemi përfundimi­sht nga mundësitë e bashkëpuni­mit institucio­nale me mazhorancë­n.

Po me PD- në ku ndaheni dhe bashkoheni në betejën për rrëzimin e "Lulzim Basha është një lider, që të krijon mundësi dhe hapësirë, për t'i thënë gjerat, por edhe reagon shpejt duke treguar që ka formatin dhe garancitë institucio­nale, morale, politike dhe mendësi tipike europiane. Unë kam besim, se është momenti i opozitës dhe roli i liderit ka një rëndësi vendimtare për të gjithë ",- tha Ndoka.

qeverisë?

Nuk ka diferenca në qëndrimet mes opozitës, dikush kërkon rrugë më të shkurta, dikush tjetër kërkon marrjen e përgjegjës­ive; për dje, sot dhe për nesër. Opozita dhe Z. Basha duhet t'i garantojë qytetarët që po largojmë një qeveri të korruptuar, të gjunjëzuar përpara krimit dhe po vjen një ekip, që ofron zgjidhje, garanton shpresë dhe besim për çdo qytetar.

Sipas jush bashkëpuni­mi me LSI po e ndihmon apo po e dëmton PD? Ju jeni për një koalicion të përbashkët PD- LSI për zgjedhjet e ardhshme lokale?

Bashkëpuni­mi me LSInë ka rezultuar efikas dhe pozitiv, duke e paraqitur opozitën e bashkuar si një institucio­n programor, përballë qeverisë së tepsisë dhe kazanit.

Forcimi i bashkëpuni­mit, axhenda e përbashkët, programi minimal dhe strategjit­ë për të ardhmen duhet të jenë kryefjala për më tej. Opozita e Bashkuar po tregon përngjashm­ëri dhe përgjegjës­i për të ardhmen e vendit; debati, idetë, alternativ­at, vendimmarr­ja e përbashkët janë

"Lu me gjasa ishte produkt diplomatik i "Soros" dhe kishte marrë udhëzime që drejtësia të mbetej nën kontrollin e tyre për më tej. Lu humbi betejën e kauzën, humbi besimin e opozitës dhe qytetarëve, por do humbë edhe Ramën e Soros. Lu mbetet një mësim për opozitën e politikën në tërësi",tha kreu i PDK- së.

pikat e forta të Z. Basha në raport me aleatët dhe qytetarët.

Opozita është plurale në përbërje, me ide dhe alternativ­a programore konkurrues­e, duke rritur në maksimum mbështetje­n popullore dhe besimin për qeverisje më të mirë nesër.

Here pas here ju bëni ironi me kryeminist­rin, duke i vendosur epitete te ndryshme, por edhe duke i dhënë "këshilla" nganjëherë. Çfarë ju shtyn të ironizoni kaq shumë?

Kryeminist­ri ka zgjedhur një rol qesharak në drejtimin e shtetit, ai po tallet me qytetarët shqiptarë. Ka pesë vite që merret me opozitën, nuk qeveris, nuk ka projekte konkrete, por vetëm demagogji pa fund.

Është në luftë me akademikët, me artistët, me sportin, me studentët, me biznesin, me qytetarët e thjeshtë dhe me çdo njeri që ka kurajën ta kritikojë.

Në këto rrethana një personazhi të tillë të papërgjegj­shëm, vetëm ironia dhe sarkazma mund t'i përgjigjen stilit dhe sjelljes së tij. Ai e ka kthyer politikën dhe qeverisjen në një gropë balte, ku derrat kacafyten duke ngrënë njëri- tjetrin. Unë jam përpjekur që mos të futem në terrenin e tij me baltë. Nëse futesh aty, përbaltose­sh njësoj si kryeminist­ri Rama. Edi Rama ka ndërtuar një shtet "ligjor" dordolecas­h, në qendër ka vendosur vetën për të trembur të tjerët; drejtuesit e institucio­neve, nëpunësit, qytetarët dhe këdo tjetër. Promovon në teori shtetin ligjor; me ligje, vendime e udhëzime, por në praktikë; vendos një dordolec në krye për të frikësuar të tjerët dhe asgjë më shumë. Koha e tij ka mbaruar.

Kritik dhe përballë të gjithëve, madje edhe me familjen tuaj politike,

 ??  ??
 ??  ?? Kryetari i PDK- së Nard Ndoka
Kryetari i PDK- së Nard Ndoka

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania