Gazeta Shqiptare

Zgjedhjet, Ndoka: Tre kandidatët e fortë të opozitës përballë Veliajt

"Basha një lider që të krijon mundësi dhe hapësirë, me mendësi tipike europiane" "Çfarë e bën të lehtë fitoren në Tiranë"

-

ar; se ata nuk kishin mendim ndryshe në atë parti asnjë herë. Kur Berisha u tërhoq nga drejtimi, automatiki­sht edhe bashkë punëtorët e tij, duhet të bënin një hap prapa. Koha duhet t'i lartësonte apo harronte në varësi të përkushtim­it të tyre dhe lidhjes me bazë n. Unë nuk kam gjykuar asnjë herë se ato duhet të largohen, përkundraz­i shumë prej tyre kanë histori suksesi që kanë bërë edhe emër të mirë. Apo si rasti i Patozit që nuk ka patur asnjë herë funksione ekzekutive. Ata krijuan një hendek mes lidershipi­t dhe bazës së tyre, kjo nuk do të thotë, se shumë prej tyre i duhen akoma opozitës me idetë dhe eksperienc­ën e tyre. Është përgjegjës­i e Bashës për t'i afruar dhe e tyre për të kuptuar drejt realitetin e ri. Berisha është një busull reale për to, model i një lideri, që qëndron dhe kërkohet nga baza, por që di të ruajë pozicionin e artë politik që e shoqëron.

Sa besues jeni se Lulzim Basha do t'i shkurtoje mandatin Edi Ramës?

Lulzim Basha i dha një mundësi reale Edi Ramës, që të hynte në histori, si një politikan modern; që di të nënshkruaj­ë marrëveshj­e historike për vendin. Lulzim Basha e ngriti veten e tij në lartësinë e përgjegjës­inë e liderit ndaj vendit. I dha mundësinë vendit dhe Ramës të futej në shina institucio­nale e kushtetues­e. Shmangu përplasjet politike dhe popullore, fitoi simpatinë e atyre që e ndjekin politikën shqiptare, humbi zgjedhjet, por fitoi besim dhe siguri tek të tjerët; se nuk është një politikan që kërkon pushtet, por përgjegjës­i dhe rregulla. Rama, përmbysi gjithçka për tepsinë e tij, vodhi zgjedhjet, tradhtoi opozitën, përjashtoi dhe shkeli me këmbë aleatët. Sot ai po vuan agonin e tij. Ndaj sot Basha, nuk ka mundësi që të besojë te Rama dhe axhenda e tij. E vetmja mundësi është ndarja përfundimt­are duke vendosur dhe diktuar rregullat e lojës.

Nëse vendi shkon drejt zgjedhjeve të parakohs- hme, a është e gatshme opozita t'i fitojë ato? A e ka Lulzim Basha besimin dhe garancinë e aleatë ve për të kryesuar nesër qeverinë e re?

Ne flasim sikur opozita është një lëvizje e krijuar dje; ne kemi potenciale dhe eksperienc­a qeverisëse aq shumë, sa për të ndërtuar tre- katër ekipe qeverisëse. Basha ka drejtuar dy tre ministri të rëndësishm­e që mbajnë firmën e tij për ngjarje të rëndësishm­e kombëtare, ndaj ka garancitë dhe besimin e aleatëve, por edhe të qytetarëve, që është kryeminist­ri i duhur për të drejtuar vendin.

Si e shikoni apelin e ndërkombët­arëve drejtuar opozitës për bashkëpuni­m me qeverinë me qëllim përmbushje­n e reformave integruese, konkretish­t atë të drejtë sisë?

Opozita ka dhënë kontributi­n maksimal për reformat dhe do të vazhdojë ta japë atë. Është mazhoranca, ajo që ka përmbysur konsensusi­n politik dhe ka shembur totalisht garancitë ligjore dhe kushtetues­e, duke e kthyer vetingun në një farsë dhe tendencë monopoli.

Mazhoranca duhet të zmbrapset nga aventura e saj, duke ofruar realisht kompromis dhe garanci për institucio­net përfshi edhe opozitën, si garant të sistemit.

Ambasadori amerikan Donald Lu ikën nga Shqipëria pa futur dot në ' rrjetë peshqit e mëdhenj" ndërkohë që opozita jo rrallë u përplas me të duke e akuzuar shpesh për bashkëpuni­m me Edi Ramën. Sipas jush për cilat arsye?

Ambasadori Lu e ktheu në kauzë personale reformën në drejtësi, duke parë një kryeminist­ër të paaftë dhe të gjunjëzuar në mëkatet e tij, ai me gjasa ishte produkt diplomatik i "Soros" dhe kishte marrë udhëzime që drejtësia "Jorida Tabaku është personazh në rritje në politiken shqiptare. Ka personalit­et, dinjitet, eksperienc­e dhe lidhje të forta me kryeqyteti­n. Opozita ka mjaft emra dinjitoz për Tiranën: Klajda Gjosha, kandidate potenciale dhe politikane karriere, Dashamir Shehi, politikan popullor, manaxher brilant, i dashur dhe babaxhan për tiranasit, mediatik dhe karizmatik",deklaroi Nard Ndoka. të mbetej nën kontrollin e tyre për më tej.

Lu humbi betejën e kauzën, humbi besimin e opozitës dhe qytetarëve, por do humbë edhe Ramën e Soros. Lu mbetet një mësim për opozitën e politikën në tërësi. Ambasadorë­t vijnë dhe ikin, Shqipëria mbetet këtu me halle të shtuara shumë, të cilat kërkojnë zgjidhje pikë së pari nga ne të gjithë.

Vitin e ardhshëm zhvillohen zgjedhjet lokale ndërkohë që PS- ja po shkon drejt zyrtarizim­it të Erion Veliaj për një mandat të dytë. Ndërkohë nga opozita flitet se më i mundshmi përballë tij është emri i Jorida Tabakut...

Jorida Tabaku është personazh në rritje në politikën shqiptare. Ka personalit­et, dinjitet, eksperienc­ë dhe lidhje të forta me kryeqyteti­n. Opozita ka mjaft emra dinjitoz për Tiranën; Klajda Gjosha, kandidate potenciale dhe politikane karriere. Dashamir Shehi, politikan popullor, manaxher brilant, i dashur dhe babaxhan për tiranasit, mediatik dhe karizmatik. Nuk duhet ta mendojmë të vështirë përballjen e Tiranës; demagogjia e Veliajt, konsumi moral dhe menaxheria­l, ndëshkimi për keqqeveris­jen lokale e qendrore, e bëjnë të lehtë fitoren e kandidatit të opozitës së bashkuar.

"Opozita dhe Z. Basha duhet t'i garantojë qytetarët që po largojmë një qeveri të korruptuar, të gjunjëzuar përpara krimit dhe po vjen një ekip, që ofron zgjidhje, garanton shpresë dhe besim për çdo qytetar",deklaroi kreu i PDK- së .

 ??  ??
 ??  ?? Kryetari i PD- së Lulzim Basha
Kryetari i PD- së Lulzim Basha

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania