Gazeta Shqiptare

Shehaj: Për pushtet qeveritarë­t blejnë favoret e ndërkombët­arëve

PD, Shehu: Italinë mund ta ndihmojmë jo duke i marrë 20 refugjatë, por duke luftuar kanabisin Deputeti i PD tregon rastin personal si emigrant

- Valentina Madani

Në Itali mbërrijnë qin dra emigrantë nga Af rika, ndaj vendi fqinj kërkon mbështetje nga shtetet e tjera. Shqipëria është ofruar për të pranuar 20 emigrantë. Ideja mbështetet edhe nga deputeti i opozitës, Agron Shehaj, i cili e lidh këtë mbështetje edhe historinë e jetës së tij si emigrant. Shehaj shkruan në ' Facebook' se në kohën kur ishte vetë emigrant, të gjithë të tjerët si ai ishin të trembur se Italia mund të vendoste që të mos mbante. Sipas tij, nëse shqiptarët e arritur në Itali do të largoheshi­n drejt një vendi tjetër po aq të varfër, do ndiheshim të përdorur. Ndërkohë ai e quan për propagandë të qeverisë, faktin që kjo pranoi të marrë 20 emigrantë nga Italia. "Pak gjëra janë më të neveritshm­e se qeveria shqiptare që bën për propagandë në kurriz të emigrantëv­e. Kam qenë vetë emigrant, i ikur me anije, pikërisht në vitin ' 91. Ëndërronim lirinë dhe Perëndimin dhe ishim të gjithë të trembur se Italia mund të vendoste të mos na mbante. Nëse në ato momente qeveria e një vendi tjetër, po aq të varfër sa Shqipëria, do kërkonte të përfitonte dhe do propozohej si alternativ­ë e Italisë për të na marrë, do ndiheshim të përdorur dhe të indinjuar. Këta pushtetarë mendojnë vetëm se si të blejnë favoret e ndërkombët­arëve për të mbajtur pushtetin. Uroj që këta emigrantë t'ia dalin të realizojnë ëndrrën e tyre në Perëndim dhe mos të kenë fatin e keq dhe të përdoren…", shkruan z. Shehaj në ' Facebook'. Shqipëria do të ndihmojë Italinë në zgjidhjen e situatës së krijuar nga bllokimi i 150 emigrantëv­e të anijes "Diccioti" e bllokuar prej ditësh në portin e Katanias duke u ofruar të strehojë një pjesë prej tyre. Po dje përmes një postimi në ' Facebook', deputeti i PD, Tritan Shehu shprehet se qeveria po bën propagandë, pasi mirënjohja ndaj Italisë nuk mund të shprehet duke strehuar 20 refugjatë, ndërsa shteti fqinj strehon dhjetëra- mijëra. "Dhe "dashurinë" ndaj Italisë strategjik­e kjo Rilindje kërkon ta shprehë me 20 refugjatë, pa shpjeguar se perse në 5 vite nuk ka asnjë investim të ri italian në Shqipëri. Italinë ne mund ta ndihmojmë jo duke i marrë 20 refugjatë, por duke luftuar kanabisin që na ka kthyer në furnizuesi­n Europës, nëpërmjet Italisë kryesisht, duke mos u bërë "autostradë" e kokainës e heroinës drejt Italisë, duke goditur krimin tonë të organizuar, që po i krijon kaq shumë prob- leme Italisë fqinje etj. Qesharake kjo e vetëm një farsë e Rilindjes…. gjithmonë në 3D edhe kjo", shprehet z. Shehu. Sipas tij: "Prej 24 orësh veçse trumbetohe­t marrja e 20 refugjatëv­e nga Italia, e deklaruar kjo nëpërmjet fanfarëve propagandi­stike. Vlerësimi për Italinë e pazëvendës­ueshme për ne duhet të shprehet duke cilësuar rolin e saj ashtu siç është ai ndaj nesh, " thelbësor" dhe jo duke e klasifikua­r atë nëpërmjet katërkëndë­shave idiotesk të diplomacis­ë së Rilindjes, si vetëm një "prezantues­e e Shqipërisë në Mesdhe" dhe nderkaq duke kthyer fytyrën nga Lindja".

“Në pritje që Franca të përgjigjet: faleminder­it për “favorin” , por na jepni këta 20 eritreasit dhe hajde merrni këta 25.750 shqiptarët që keni dërguar deri me 24 gusht 2018, e që i keni ende këtu…”, - shprehet deputeti i PD- së.

 ??  ??
 ??  ?? Deputeti i PD- së Agron Shehaj gjatë kohës kur ishte emigrant në Itali
Deputeti i PD- së Agron Shehaj gjatë kohës kur ishte emigrant në Itali

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania