Gazeta Shqiptare

Kapen me 125 kg marijuanë në Igumenicë, arrestohen 2 të rinjtë shqiptarë

Bledar Zotaj i dënuar më herët për trafik droge në Greqi

-

Vijon

trafiku ndërko mbëtar i drogës në kufirin greko- shqiptar. Në orët e para të mëngjesit të djeshëm forcat policore të Igumenicës kanë arrestuar dy persona, të cilët transporto­nin lëndë narkotike drejt shtetit Helene. Policia bën me dije se janë sekuestrua­r rreth 125 kg marijuanë. Mësohet se shqiptarët e arrestuar janë 24- vjeçari Andea Alia, lindur në Vlorë dhe 34- vjeçari Bledar Zotaj, lindur në Greskë. Ky i fundit rezulton i shpallur në kërkim nga policia greke, pasi në 19 mars të vitit 2013 ishte arratisur nga burgu i Patras, ku vuante dënimin me 11 vite burg për trafik droge. Dy shqiptarët u arrestuan në fshatin Leptokaria në Igumenicë. Ata e kishin paketuar lëndën narkotike të llojit marijuanë në 77 pako të sistemuar më pas në çanta krahu. Burime konfidenci­ale nga policia e Igumenicës, bënë me dije se konkretish­t sasia e sekuestrua­r është 124 kg 660 gram. Policia helene po punon për zbardhjen e rrugës që ka ndjekur lënda narkotike si dhe për identifiki­min e personave të tjerë të përfshirë në rrjetin e trafikut të drogës. Prej fillimit të vitit e deri sot, në Igumenicë, Korfuz, Lefkadha, Kefalonia, Janinë, Athinë,

DROGA

Policia bën me dije se janë sekuestrua­r rreth 125 kg marijuanë. Bëhet me dije se shqiptarët e arrestuar janë 24vjeçari Andea Alia, lindur në Vlorë dhe 34- vjeçari Bledar Zotaj, lindur në Greskë. Ky i fundit rezulton i shpallur në kërkim nga policia greke, pasi në 19 mars të vitit 2013 ishte arratisur nga burgu i Patras, ku vuante dënimin me 11 vite burg për trafik droge.

Selanik, Arte, Kostur, Grevena, Follorinë dhe Aleksandro­upoli, policia greke ka sekuestrua­r rreth 7.7 tonë marijuanë që vinte nga Shqipëria.

 ??  ?? Droga e sekuestrua­r në Igumenicë
Droga e sekuestrua­r në Igumenicë

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania