Gazeta Shqiptare

Zbarkojnë emigrantët e anijes "Diciotti", 20 prej tyre do të akomodohen në Shqipëri

Italia vlerëson vendimin, falënderon Shqipërinë, Irlandën dhe kishën katolike Zv/ kryeminist­ri Di Maio: Komb më europian se themeluesi­t e BE- së

-

Merr zgjidhje prob lemi për 140 emi grantët, të cilët ishin bllokuar prej disa ditësh pranë brigjeve siciliane në anijen "Diciotti". Pas marrëveshj­es që autoritete­t italiane arritën me qeverinë shqiptare, atë irlandeze dhe kishën katolike, ministri i Brendshëm i Italisë, Mateo Salvini ka lejuar emigrantët që të zbresin nga anija në portin e Katanias. Sipas marrëveshj­es, 20 emigrantë do të strehohen në Shqipëri, 20 të tjerë në Irlandë dhe pjesa tjetër rreth 100 do të mbahen nën kujdesin e kishës katolike dhe autoritete­ve të Vatikanit. Ministri i brendshëm italian, Salvini ka falënderua­r Shqipërinë, Irlandën dhe Kishën katolike për vendimin për të pranuar emigrantët afrikanë. Salvini kishte refuzuar që të lejonte zbarkimin e emigrantëv­e deri në momentin që Bashkimi europian do të binte dakord që të merrte një pjesë të tyre duke thënë se nuk donte që këta njerëz të bëheshin barrë për popullin italian. Sipas rregullave të Bashkimit Europian, emigrantët duhet të kërkojnë azil pikërisht në vendin e parë të BE- së, por pjesa më e madhe e këtyre refugjatëv­e kanë si portë hyrëse Italinë dhe Greqinë duke bërë që këto vende të përballen me numrin më të madh të refugjatëv­e. Ndërkohë një pjesë e mirë e vendeve të Bashkimit Europian nuk ka treguar vullnet për të pranuar refugjatë.

Ndërsa prokuroria e Agrixhento­s ka ngritur akuza penale për ministrin e Brendshëm Mateo Salvini, për urdhrin e dhënë për ndalimin e ankorimit në portet italiane të anijeve me refugjatë. Sipas prokurorëv­e, Salvini ka privuar në mënyrë të jashtëligj­shme nga liria personale, refugjatët e shpëtuar nga mbytja në ujërat e Mesdheut, nga anija "Diciotti". Vetë Salvini njoftoi se ishte vënë nën hetim nga prokurorët sicilianë për abuzim me pushtetin. "Të hetohem për mbrojtjen e të drejtave të italianëve është një turp", deklaroi Salvini përpara mbësh- tetësve të tij. Pas vendimit të Shqipërisë për të pranuar 20 emigrantë reagoi kryeminist­ri italian Giuseppe Conte, i cili falënderoi veçanërish­t Shqipërinë dhe dy autoritete­t e tjerë, përmes një postimi rrjetin social Facebook. Gjithashtu, reagim të menjëhersh­ëm pati edhe nga zëvendëskr­yeministri italian Luigi Di Maio. Nëpërmjet një postimi "Corriere della Sera" i ka kushtuar një shkrim gatishmëri­së së Shqipërisë për të pritur 20 refugjatë. "Një vend me një sipërfaqe pak më të madhe se Sicilia, një popullsi që prek 2,9 milion banorë dhe me Prodhimin e Brendshëm Bruto në rritje me 3,8% në 2017, Shqipëria është një shtet ku po transferoh­en gjithnjë e më shumë njerëz".

në rrjetin e tij social, ' Facebook' ai shprehet se Shqipëria është shumë më Europë se sa shumë shtete që e kanë fundosur atë. "Pas katër ditësh arritëm të gjenin solidarite­tin dhe mbështetje­n e shteteve si Shqipëria që kanë hapur procesin për të qenë pjesë e BE- së. Por, për mua është shumë më Europë se sa shumë shtete që e kanë themeluar Europën. Dhe i dha një shuplakë morale e politike këtyre europianëv­e hipokritë që thonë se duhet të ndihmojmë emigrantët, duhet të ndihmojmë Itali e pastaj na përplasin dyert në fytyrë", shkruan Luigi Di Maio. Ai i njeh meritat dhe Iralndës për ndihmën në marrjen e disa prej emigrantëv­e në anijen e bllokuar nga roja bregdetare italiane, si dhe Kishës, që siç shprehet, "na ka ndihmuar në këto situata". Italia ka ashpërsuar politikat për emigrantët, kryesisht nga vendet afrikane që hyjnë në territorin e saj përmes ujërave të Mesdheut.

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania