Gazeta Shqiptare

Krimet e Rënda nisin hetimet për pasurinë e Edmond Begos

48- vjeçari i dënuar ne Itali për trafik kokaine, qëndroi 5 ditë i arrestuar në Igumenicë Në filtër të gjitha pronat dhe llogaritë bankare të biznesmeni­t

-

Edmond Bego, pronar i disa bizneseve në Shqipëri, është dënuar në vitin 2008 nga gjykata e Apelit e Torinos me 21 vite heqje lirie. Ai u arrestua në vendin tonë në vitin 2009 dhe në 15 shtator 2010, Gjykata e Lartë ia konvertoi dënimin nga 21 vite burg që e kishte dënuar drejtësia italiane, në 4 vite e 4 muaj. territorin italian ka hyrë 3 herë në vitin 2017, dhe në datë 13 korrik në vitin 2018. Bego në datë 8 gusht 2018 ka dalë nga PKK Qafë Botë drejt territorit grek, siç ka bërë edhe më herët në vitet 2014, 2015, 2016, 2017 dhe 2018, në disa raste në mënyrë të përsëritur. Pra, për këtë shtetas nuk ka pasur asnjë urdhër tjetër ndalimi ndërkombët­ar përveç urdhrit të ndalimit të ekzekutuar nga Policia e Shtetit në vitin 2009, që do të vinte në lëvizje Interpol Tiranën dhe Policinë e Shtetit, apo ndonjë kërkesë nga autoritete­t italiane dhe misionet e tyre policore në Tiranë, ndryshe nga sa u deklarua nga subjekti politik Partia Demokratik­e", thuhej në reagimin e Policisë së Shtetit. Edmond Bego, pronar i disa bizneseve në Shqipëri, i njohur dhe me katër emra të tjerë e ka kryer dënimin e shtetit italian për akuzat e pjesëmarrj­es dhe krijimit të organizata­ve kriminale, kontraband­ës dhe trafikimit të drogës, heroinë dhe kokainë, në Shqipëri. Ai është dënuar në vitin 2008 nga gjykata e Apelit e Torinos me 21 vite heqje lirie. Ai u arrestua në vendin tonë në vitin 2009 dhe në 15 shtator 2010, Gjykata e Lartë ia konvertoi dënimin nga 21 vite burg që e kishte dënuar drejtësia italiane, në 4 vite e 4 muaj.

 ??  ?? Biznesmeni Edmond Bego
Biznesmeni Edmond Bego

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania