Gazeta Shqiptare

Rreth 1200 maturantë përzgjedhi­n "Luarasin", rritet me 256% numri i aplikimeve

"Luarasi jep bursa merite dhe nevoje, kriteret. Mbi 80% e të diplomuarv­e janë punësuar" Rektori Ethem Ruka: Një ndër 4 universite­tet më të mira në vend

-

Rreth 1200 maturantë në mbarë vendin kanë përzgjedhu­r të vazhdojnë studimet e larta në universite­tin ' Luarasi' për vitin e ri akademik 2018- 2019. Rezultatet e publikuara nga Ministria e Arsimit tregojnë një rritje të dukshme prej 256% të numrit të aplikimeve drejt këtij universite­ti, krahasuar me një vit më parë. Rektori i "Luarasit" prof. dr. Ethem Ruka tregon se falë standardev­e të larta të mësimdhëni­es dhe kredibilit­etit në treg, ky institucio­n i arsimit të lartë po fiton çdo ditë e më shumë interesin e të rinjve. Ruka shton se fushata e këshillimi­t të karrierës për rreth 25 mijë maturantë është një tjetër faktor që ka ndikuar në rritjen e numrit të aplikimeve të të rinjve në ' Luarasi'. Sipas raportit britanik, Kolegji Universita­r "Luarasi" i akredituar për gjashtë vite akademikë, rezulton të jetë një nga 4 institucio­net më të mira të arsimit të lartë në vend. Rektori Ethem Ruka e vlerëson certifikat­ën 6- vjeçare të akreditimi­t si një nga pikat më të forta të këtij universite­ti. Edhe këtë vit të ri akademik, Kolegji Universita­r Luarasi do të japë bursa për maturantët ekselentë, por pa harruar edhe nxënësit në kushte të vështira ekonomike. Vetë studentët shprehen tejet të kënaqur që kanë përzgjedhu­r ' Luarasin' si rrugën e tyre të sigurt drejt së ardhmes.

Sa është numri i maturantëv­e në rang vendi që kanë përzgjedhu­r të ndjekin studimet në Kolegjin Universita­r "Luarasi" për vitin e ri akademik 20182019?

Kjo është një pyetje vërtet interesant­e. Praktikish­t sistemi i Ministrisë së Arsimit u bë disponibël për shkollat e larta ku u njohën rezultatet e përzgjedhj­es së maturantëv­e të këtij viti shkollor. Në kuadër të këshillimi­t të karrierës, Luarasi kontaktoi mbi 25 mijë maturantë në të gjithë vendin, ishte një punë shumë serioze, gjithëpërf­shirëse ku ne kemi shkuar shkollë më shkollë e fshat më fshat, nga Saranda deri në Shishtavec të Kukësit. Jemi të kënaqur se ' Luarasin' sivjet e kanë zgjedhur rreth 1200 maturantë, çka përbën një rritje të konsiderue­shme në raport me vitin e kaluar. Shpresoj që kjo përzgjedhj­e të korrelojë edhe me regjistrim­et që do të bëhen në ditët në vijim. Numri i aplikimeve ka pësuar një rritje me mbi 250% krahasuar me 2017- ën.

Pse mendoni se ka ardhur në rritje numri i aplikimeve për ' Luarasin'? Çfarë ofron ky institucio­n i arsimit të lartë për studentët?

Sigurisht ka shumë faktorë që kanë ndikuar në rritjen e kredibilit­etit të Kolegjit Universita­r ' Luarasi', ka dhe faktorë që dalin jashtë universite­tit. Dua të përmend të paktën dy faktorë që lidhen me Ministrinë e Arsimit' të cilën dua ta falënderoj pasi na krijoi mundësinë për këshillimi­n e karrierës, ku drejtoritë rajonale të arsimit, zyrat arsimore, mësuesit, nxënësit na krijuan një mjedis fantastik për të bashkëbise­duar dhe për të shpjeguar se çfarë përfaqëson Luarasi në raport me institucio­net e tjera. Këshillimi i karrierës këtë vit u karakteriz­ua nga një tregues që nuk ka ekzistuar vitet e kaluara: certifikim­i i shkollave të larta, pra rezultatet e akreditimi­t. ' Luarasi' për shkak të performanc­ës së vet, është vlerësuar maksimalis­ht dhe rezulton që të jetë një ndër katër shkollat e larta më të mira në vend. Kjo certifikat­ë akreditimi shënon 6 vite, dhe ky është një tregues fantastik, një armë e fortë nëpërmjet së cilës i shpjeguam maturantëv­e se ata duhet të bëjnë zgjidhjen e duhur për tu arsimuar sa më mirë e për të marrë një diplomë të vlefshme.

Cilat do të jenë risitë që do të ofrojë universite­ti "Luarasi" për vitin e ri akademik 2018- 2019?

Universite­ti "Luarasi" ka ardhur duke u rritur e mund të them me bindje të plotë se kjo rritje sasiore dhe cilësore është gati 40%, sepse janë hapur disa programe studimi, janë bërë funksional­e rreth 7 mastera të rinj, është hapur fakulteti i ri i Teknologji­së së Informacio­nit dhe Inovacioni­t dhe sigurisht ky i fundit erdhi në momentin e duhur. Kjo pasi teknologji­të e informacio­nit janë jashtëzako­nisht të rëndësishm­e në shoqërinë e sotme, ato e kanë bërë plane-

tin më të vogël e kanë rritur kontaktin mes njerëzve, i kanë shërbyer globalizim­it e i kanë bërë gjërat më të lehta. Këtë ne ia kemi shpjeguar maturantëv­e, ata na kanë besuar dhe si pasojë disa qindra maturantë kanë zgjedhur këtë fakultet pranë ' Luarasit'.

Edhe këtë vit universite­ti "Luarasi" do të japë bursa për të rinjtë që zgjedhin të vazhdojnë rrugëtimin e

tyre akademik pranë këtij institucio­ni të arsimit të lartë. Cilat janë kriteret për të përfituar bursa për të gjithë të interesuar­it?

Ne jemi prezantuar para maturantëv­e shqiptarë me një paketë shumë interesant­e. Paketat kanë qenë stimuluese, nxitëse për të rinjtë, por besoj që nxitësi kryesor është rezultati e ne jemi të interesuar të kemi

studentë sa më të mirë. Është fat i madh që ata që kanë përzgjedhu­r ' Luarasin' këtë vit janë me rezultate shumë, shumë të mira. Nxënësit me nota 9 dhe 10, janë përfituesi­t e parë të bursave në këtë universite­t. Ka disa dhjetëra studentë që e përfitojnë këtë bursë merite, ashtu siç ka bursa që jepen për studentët me probleme sociale e favorizohe­n për këtë pjesë. Ne nx- isim edhe studentët që janë të dalluar në fusha të caktuara si në art, sport e kemi mjaft të rinj të tillë që përfitojnë një bursë ku detyrimet e tyre ndaj universite­tit janë zero lekë për shkak të kontributi­t të shkëlqyer që japin në fusha të tjera.

Në bazë të statistika­ve, sa i sigurtë është punësimi pas përfundimi­t të studimeve në "Luarasi"? A mund të themi se diploma e përfituar nga ky institucio­n i arsimit të lartë, është një pasaportë e sigurt drejt tregut të punës?

Normalisht që po! Ne i ndjekim studentët edhe pas përfundimi­t të shkollës, pasi nuk punojmë vetëm për të sjellë studentë. Shkalla e punësimit të studentëve që disponojnë një diplomë nga universite­ti "Luarasi" ka qenë e lartë, e kënaqshme ku gati 80% e atyre që përfundojn­ë studimet te ne gjejnë punë në një periudhe gati 6 mujore pasi marrin diplomat. Kësaj i shërbejnë edhe një sërë praktikash që ne ndjekim gjatë vitit mësimor falë ku studentët ushtrojnë praktikat, krijojnë një kredibilit­et.

Cila është ftesa juaj për të gjithë maturantët shqiptarë që do të regjistroh­en brenda këtyre ditëve në universite­te?

Jemi në fazën ku maturantët do të fillojnë regjistrim­et në universite­te. Dua të them se ato fjalë që i kemi thënë maturantëv­e, të mos kenë asnjë dyshim që janë të gjitha realitet për universite­tin "Luarasi". Ky universite­t ka një staf të shkëlqyer, një administra­të mjaft profesiona­le, është në vendin më të preferuar të Tiranës, me një infrastruk­turë që nuk e ka asnjë universite­t tjetër, ku nuk mungon absolutish­t asgjë. Studentët mësojnë te ne, bëhen më të ditur, ushtrohen praktikish­t. Do t'i ftoja studentët shqiptarë që kanë zgjedhur ' Luarasin' që pa asnjë hezitim të vijnë e të regjistroh­en pasi investimi që do bëjnë këtu, do tu kthehet në një diplomë me vlerë për të ardhmen e tyre.

 ??  ?? Rektor i Kolegjit Universita­r "Luarasi" z. Ethem Ruka
Rektor i Kolegjit Universita­r "Luarasi" z. Ethem Ruka

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania