Gazeta Shqiptare

Rrëfimi: “Si e kundërshto­va dhe e godita me shpullë kryetarin e Këshillit dhe shefin e policisë Laçit, Reshat Gjyli, që erdhën në shtëpi për të më futur forcërisht në kooperativ­ë”

- Nga Dashnor Kaloçi

Duke qenë një familje dëshmori, apo si motra e Heroit të Popullit, Bardhok Biba, mund dhe do të kishte përfituar shumë nga ai regjim, si shumë familje të tjera kudo nëpër Shqipëri dhe më e pakta do kishte kaluar një jetë të paqtë pa shumë andralla. Madje jo vetëm kaq, por po t’i kishte bërë sado pak “duva” atij pushteti, do kishte përfituar shumë e shumë lavdi e privilegje, po të kemi parasysh edhe faktin se; personalis­ht Enver Hoxha do të shkonte disa herë për vizitë në shtëpinë e Bardhok Bibës në Rrëshen, do të çonte djalin e tij me nusen ( Ilirin me Teutën) te dasma e Marie Bibës, ( madje edhe me dhurata), të cilën e ftonte edhe në Tiranë në raste festash, përvjetorë­sh, apo Kongrese, si p. sh. në Kongresin e 8- të të PPSH- së, ku në Pallatin e Brigadave, vetë Enveri do t’ia merrte valles me Marien, duke iu thënë me mburrje delegatëve të tjerë: “E kam vajzën e shokut tim të luftës”?! Gjëra të cilat “shoku Enver”, nuk i kishte bërë kurrë me asnjë prej figurave kryesore të Luftës Antifashis­te Nacional- Çlirimtare, dhe emblematik­e të propagandë­s e historiogr­afisë së regjimit komunist, si p. sh. Qemal Stafa, Vojo Kushi, Vasil Shanto, Misto Mame, Alqi Kondi, Vasil Laçi etj. etj., shokë e bashkëpunë­torë të afërt të tij që i kishin familjet në Tiranë?! Por Marte Biba Doçi duket se as ka dashur t’ia dijë fare për këto gjëra dhe me vetëdije të plotë ajo dhe familja e saj nuk pranoi asgjë nga ai pushtet, asnjë nga privilegje­t që u bëheshin familjeve të dëshmorëve, apo e Heronjve të Popullit, siç ishte i vëllai i saj, Bardhok Biba?! Madje ajo zgjodhi të kundërtën, duke e kundërshtu­ar politikën e atij regji bash në një nga pikat kryesore të reformave me të cilën mburrej ai regjim, te “kolektiviz­imi i fshatarësi­së”, pasi Martja me familje e saj nuk pranuan kurrë që të hynin në kooperativ­ë. Gjë për të cilën do të kishin pasoja të rënda, duke përfunduar familjaris­ht burgjeve dhe internimev­e të atij regjimi për vite me radhë. Dhe si për t’i qëndruar konseguent­e deri në fund bindjeve dhe traditës së familjes të saj, ashtu siç i takonte një “bijë që rridhte nga familja e Kapidanit të Mirditës, Gjon Markagjoni­t”, Martja shkoi e vetëdijshm­e në burg, duke mos pranuar të firmoste në gjyq një dokument ku thuhej se “ishte e dalme mëndsh”, gjë e cila nuk qëndronte dhe ishte një kompromis që pushteti i asaj kohe kërkonte ta bënte jo për të shpëtuar Marten, por për veten, që të mos diskredito­hej nga “njerëzit e vet”, siç konsideroh­ej dhe ishte familja e Bardhok Bibës. Lidhur me këto dhe të tjera ngjarje dhe fakte nga jeta e saj, 98- vjeçarja Marte Biba Doçi me një memorie brilante dhe shëndet fizik si jo më mirë, na i rrëfen për herë të parë dhe ekskluzivi­sht për “Gazeta Shqiptare”, intervistë të cilën po e publikojmë pa i ndryshuar asgjë dhe, gjithashtu, në dialektin e saj.

Znj. Marte, si e kujtoni Bardhokun e vogël?

Bardhokun po e mbaj, ishte djalë i shoqnueshë­m, djal mos me tanu ( ngacmu) njeri, djal i dashtun me t’gjith, me heq kafshatën e gojës veç me e hangër shoqi, djal që s’fliste kush një fjalë të keqe për të.

Ku u shkollua Bardhoku?

Në Konvikt të Oroshit dhe në Shkodër. Me halle se nuk kishim asnjeri në punë, se atëherë nuk kishim asnjë përkrahje….

Si e mbani mënd familjen tuaj në periudhën e para Luftës?

Na ka pa internu Nemcja, ( flet për periudhën e Austro- Hungarisë. Shënimi ynë. D. K.), na ka pa djeg konaqet, na ka pa ba të 99- at….

Sa vetë bëheshit në familjen tuaj në atë kohë?

Baba, Biba, nana më vdiq, vëllaznit ishin të vogël, pas meje të dy, motra tjetër…. Bardhokut i patën vra vëllanë, Markun, 18 vjeç. I patën djeg shtëpiat tre katëshe, të Kol Marka Kolës dhe dy katëshe të Bib Marka Kolës, të axhës dhe të babës dhe vranë Marka Bibën, dorzohu, dorzohu dhe s’u dorzu. E kan pas rrethu me 50 burra dhe s’u dorzu, për arsye se do ta vritshin herën e fundit.

Po Bardhoku ku ishte në atë kohë?

Bardhok Biba ishte në mal dhe u lidh me një parti andej nga Bashkimi Sovjetik thanë…., edhe erdh me Partinë Komuniste. Atëhere kur ky u lidh me Partinë Komuniste, thanë humbi Bardhok Biba…, s’dijshim se ku është. Kishte pas shkue në Bashkimin Sovjetik me shokë, kështu thojshin atëhere. Erdh atëhere me shokë dhe kta shokt e vet e zgjodhën deputet dhe i pari i Partisë së vet ktu n’Mirditë.

Familja juaj ishte nga dera e Kapidanit të Oroshit, pra kushërinj me Gjonmarkaj­t, si e pritën ata faktin se Bardhoku u lidh me Partinë Komuniste?

Kapidanit ( Gjon Marka Gjonit) i erdh keq se Bardhok Biba u lidh me Partinë Komuniste.

Si e kujton atë ditë të vrasjes së vëllait tuaj, Bardhokut?

Vrasjen, po, e kujtoj shumë mirë. I erdh një lajm me dalë në Qafë të Valmerit, me mbledhun shok e shoqe me i dërgu në punë, në Maliq të Korçës më duket. I thotë kjo e shoqja, Mrika, jam duke larë rrobat. Kishte nxjerr një kazan të madh dhe kështu punësh…. I thotë mblidhi rrobat dhe qiti mbrenda se më ka ardh një lajm, se duhet të jem në filan vënd patjetër.

Kurse Mrika ia kthej: “Pash- zotin or Bardhok, i thotë Mrika, na ndave me këtë plak dhe me këtë vajzë, mos…”

“S’jam duke të ndarë moj…”, ia ktheu Bardhoku.

Po Mrika sikur ta paranjente dhe vazhdoi tuj e kundërshtu: “Përzotin jan duke të vra…. Do të kallxoj një andërr i thotë…” Po Bardhoku s’e la me fol ma, çohu i tha…. po shkojm…

Pra, Bardhokun e njoftuan se duhet të shkonte për një punë partie…?

Po, po, ashtu i tha dhe Mrikës: “Më ka ardh një lajm se duhet me mbledh njerz e me i dërgu në Maliq të Korçës”, ku u bante panxhari, me mbledh puntori. I thanë në telefon: “Bardhok, hajde vetë, se nuk na mblidhen njerzit me i dërgu kund”. U çua dhe shkoj vetë në Qafë të Valmirit, me u sqaru me njerzit…! Ju shkoj në gojë…, ku kishin ardhur diversanta­t, ra me parashutë kushedi se sa ditë e kohë përpara…!

 ??  ?? Marte Biba Doçi
Marte Biba Doçi
 ??  ?? Bardhok Biba
Bardhok Biba

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania