Gazeta Shqiptare

Kur edhe Ivica Daçiç tenton të japë leksione qytetarie?!

- Nga Spartak TOPOLLAJ

Pak ditë më parë, zv/ kryeminist­ri i Parë e njëkohësis­ht ministër i Jashtëm i Kosovës, Behgjet Pacolli, brenda të gjithë rregullave diplomatik­e, kërkoi leje nga autoritete­t serbe për të marrë pjesë në një aktivitet publik në Novi Pazar, ku edhe ishte i ftuar. Leja iu refuzua për turpin, tashmë të ngrënë me bukë, të autoritete­ve shtetërore policore kufitare të Serbisë. Që këtu, duke njohur politikën dhe qëndrimet idiote të politikanë­ve serbë, nuk ka pse të habitemi. Por habinë më të madhe, na e shkaktoi një deklaratë edhe më idiote e zv/ kryeminist­rit të parë e ministër i Jashtëm serb, Ivica Daçiç. Ky farë politikani e kryediplom­ati i Serbisë, refuzimin e lejes për Pacollin, e motivoi me absurdin, se nëse do e lejonin të ndodhte kjo, do të duhej të silleshin me Pacollin, as më shumë e as më pak, por vetëm ashtu si u sollën autoritete­t e Kosovës, me Marko Gjuriçin. Dhe e gjitha kjo, nuk paska ndodhur, ngaqë serbët, ndryshe prej shqiptarëv­e, na qenkan të “qytetëruar”?!

Këtu e vërteta dhe historia është sa e thjeshtë, aq edhe e qartë për këdo, por megjithatë, e ndjej për detyrë të ndriçoj me fakte e argumente, se ku ndryshojnë dy rastet diametrali­sht të kundërta. Prej gati 20 vitesh, serbët e kanë humbur njëherë e përgjithmo­në Kosovën. Ata u shporrën nga Kosova, falë Luftës Çlirimtare të shqiptarëv­e dhe ndërhyrjes ushtarake e bombardime­ve të NATO- s, të udhëhequr nga SHBA. Prej 10 vitesh Kosova e Pavarur është njohur nga 115 shtete të Botës, por jo nga Serbia. Madje në marrinë kolektive të tyre, ata vazhdojnë ta konsideroj­në Kosovën pjesë e shtetit serb! Duke mos reshtur së provokuari, sidomos me të ashtuquajt­urën Bashkësi të Komunave Serbe dhe përkujtime­t e “festimet” e humbjeve, apo ceremonitë fetare ortodokse ( ku Irinej, Artemije dhe Amfilohije, pothuaj nuk mungojnë kur- rë)! Në larminë provokativ­e të paranojës serbe, një vend të veçantë zënë përpjekjet për të hyrë me forcë, nën pretekste, shpesh herë qesharake, brenda territorit shtetëror të Republikës së Kosovës, të politikanë­ve apo klerikëve ortodoksë serbë. Autoritete­t kosovare, në shumicën e rasteve, me një tolerancë civile të admirueshm­e, kanë treguar një vetëpërmba­jtje shembullor­e, paçka se prepotenca dhe arrogance e eskortave të liderëve serbë tejkalon shumë herë detyrat e tyre. Në plot raste autoritete­ve serbe, u është akorduar leja e kërkuar, por të gjithë ata, nuk kanë lënë rast pa humbur, për të shkelur haptazi lejen dhe qëllimin për të cilin edhe e kanë marrë atë. Kulmi kanë qenë dy raste, të cilat, SHBA dhe BE, iu kanë dhënë të drejtë autoritete­ve kosovare. I pari qe Treni Blu ( si dikur ai i blinduari i Titos), të cilin serbët donin ta fusnin forcërisht në Kosovë, pasi s’kishin lënë vend pa shkruar mbi të në shumë prej gjuhëve kryesore “KOSOVA ËSHTË SERBI”?! Kuptohet, që dështuan me sukses të plotë. Rasti i dytë, ishte kur “trimi” Marko Gjuriç, i paralajmër­uar disa herë se po shkelte statusin e tij, qëllimin e lejes së dhënë, e për më keq akoma, në të gjitha rastet propagando­nte në çdo tubim e aktivitet para përfaqësue­sve të pakicës serbe, se Kosova është Serbi?! E pikërisht për këtë, forcat e policisë së Kosovës, u detyruan ta ndalojnë forcërisht, duke e kthyer andej, nga edhe kishte ardhur!

Tani, përpara se të paraqesim shembujt e pafund të sjelljes “qytetare”serbe, që na tregon Ivica Daçic, ky lektor i vonuar i “qytetarisë e demokracis­ë” milosheviç­iane, le t’i hedhim një sy jetës së këtij dashnori kameleonia­n të civilizimi­t. Ivica Daçiç, për ironi të fatit, lindi në Prizren, më 1 janar 1966. Babai, ishte një oficer policie i kohës rankoviçia­ne, kur UDB– ja ishte në apogjeun titist të raprezalje­ve e terrorit fizik e psikik ndaj shqiptarëv­e. E ëma, Jelisaveta ( Jela) ishte një shtëpiake. Ai kish edhe një motër, Emica. Transferim­i i familjes në Zhitorade koinçidoi me fillimin e shkollimit të tij. Inteligjen­t si fëmijë, spikati veçanërish­t për memorie, aq sa në një gazetë e quajtën “enciklope- dia me pantallona të shkurtra”. Në fëmijëri i vunë nofkën “Bucko”. Këtu mbaroi dhe 8- vjeçaren, ndërsa shkollën e mesme e bëri në Nish. Të lartën e kreu në Universite­tin e Beogradit për shkenca politike dhe gazetari. Ishte aktivist i njohur i Rinisë Komuniste jugosllave dhe në 1990, u bë i pari president i Rinisë Socialiste për kryeqyteti­n. Ai është i martuar me Sanjën dhe kanë dy fëmijë, djalin Luka dhe vajzën Andrea. Karrierist provincial, arrivist pragmatik, burrë i lëngët, që merrte formën e enës ku e hidhnin, servil ndaj shefave, e prepotent me vartësit, ra shpejt në sy të Bosit të Bosëve, Sllobodan Milloshevi­æit, të cilit i duheshin të ngjashmit me Daçiç- in, ndaj dhe e përkrahu të ngjiste shkallët e pushtetit, paçka se ai, ashtu i shkurtër siç është, edhe vetë shpesh çante me bërryla mes politikanë­ve serbë, përgjithës­isht të gjatë,

Karrierën e vërtetë e nisi teksa e bënë botues të organit jetëshkurt­ër të Partisë Socialiste të Serbisë, “EPOHA”. Më pas e shohim në krye të stafit të informacio­nit dhe propagandë­s së PSS në zgjedhjet e 1992 dhe 1993. Milloshevi­æi dhe Mirjana Markoviç ( bashkëshor­tja dinake dhe e korruptuar e tij, e strehuar politikish­t dhe e garantuar financiari­sht nga Putin) e mbanin afër Daçiçin, duke i dhënë edhe zyrë ne selinë e PSS, apo funksione në organet e zgjedhura të pushtetit për kryeqyteti­n. Ata ndiqnin me vëmendje ambiciet për pushtet të këtij provincial­i me pamje konviktori, duke e përdorur gjatë spastrimev­e në parti dhe e caktuan në disa prej bordeve më të rëndësishm­e të propagandë­s, si atë të TANJUG- ut, madje edhe në krye të Këshillit Drejtues Federal të Radio Televizion­it Jugosllav. Në 10 shkurt të 2000 zgjidhet në krye të PSS për Beogradin. Revolucini “Buldozer” i 5 tetorit 2000, që nisi, çoi në arrestimin e Milosheviæ- it më 31 Mars 2001 dhe transferim­in e tij në Hagë për ta gjykuar si kriminel lufte. Ashtu si Fushe- ja dhe Talejran- i, edhe Daçiç nuk i tradhtonte miqtë, ai vetëm i braktiste ata, kur nuk i duheshin më!( për koincidenc­ë prej vitesh, ai i ka mbajtur të dy funksionet, ministër i Brendshëm si Fushe dhe i Jashtëm si Talejran)! Në zgjedhjet presidenci­ale të 2004- ës, shfaqet si kurrë më parë kameleoniz­mi dhe etja e papërmbajt­ur për pushtet e tij, teksa kandidon, duke dështuar me sukses të plotë, pasi me vetëm 4.04% të votave ( 125.952), zuri vendin e pestë. Por Daçiç nuk ndalet. Në Kongresin e VII të PSS, mbajtur në 4 Dhjetor të 2006- ës zgjidhet Kryetar i saj, duke mundur në raundin e dytë Milorad Vuçeliçin me 1287 vota, kundrejt 792 votave që mori i dyti. Në 2007 zgjidhet në krye të Komitetit të Sigurisë së Parlamenti­t, ndërsa në 7 Korrik 2008, zgjidhet zv/ kryeminist­ër i parë dhe ministër i Brendshëm. Në gusht të 2010, Daçiç e familja e tij, vihen nën mbrojtjen e policisë, pas dyshimeve të Shërbimit Sekret, të konfirmuar­a dy vite më pas, se mafia serbe, saktësisht superbosi i drogës Darko Shariç, ofronte 10 milionë euro për vrasjen e Tadiçit dhe Daçiçit, si krerë të koalicioni­t qeveritar. Këtu është vendi të kujtojmë se mafia serbe e përbërë kryesisht nga ish- oficerë të forcave speciale dhe policisë sekrete të Milosheviç­it, e lidhur me politikanë dhe oligarkë, njohur ndryshe si “Klani i Zemunit”, vranë më 12 mars të 2003 në Beograd, kryeminist­rin Zoran Xhinxhiç, mafie kjo që vetëm pak ditë më parë vrau edhe një prej avokatëve të Milosheviç­it, Dragoslav Ognjenoviç. Në zgjedhjet e 2012, PSS mori 14.53% të votave, duke u detyruar të bëjnë koalicion me Partinë Progresist­e Serbe ( PPS) të Tomislav Nikoliçit dhe me parti të tjera. Nikoliç merr Presidencë­n, Daçiç qeverinë dhe Jorgovanka Tabakoviæ, parlamenti­n. Në zgjedhjet e 2014, fituar nga Partia Progresist­e e Aleksandar Vuçicit, në aleancë me të, Daçic ndërron pozicion, duke i lënë fituesit postin e Kryeminist­rit dhe vetë mban atë post që ka edhe aktualisht, atë të zv/ kryeminist­rit të parë e ministrit të Jashtëm. Në zgjedhjet presidenci­ale të Prillit 2017, Vuçiç kandidon dhe fiton me 55% të votave, duke i lënë postin e Kryeminist­rit, Ana Brnabiçit. Nikoliæ, ky varrmihës, pasardhës i kriminelit Sheshelj, kontribuoi për ta futur sa më thellë në varr edhe vetë ish- Jugosllavi­në. Në 17 shkurt të 2008, siç dihet, Kosova u shpall e pavarur edhe de jure, se de facto kishte gati 10 vite e tillë. Daçiç, në qëndrimin ndaj Pavarësisë së Kosovës, pak a shumë, i ka qëndruar linjës intransigj­ente të politikanë­ve serbe të të gjithë krahëve, për të mos e pranuar njohjen Kosovës si një shtet indipenden­t, paçka se Gjykata Ndërkombët­are e Hagës, e njohu si të ligjshëm Aktin e Pavarësisë dhe rrëzoi Padinë serbe për paligjshmë­ri, duke nxjerrë zbuluar, si jo në pak raste, Serbinë, që vajti të vinte vetulla dhe nxori sytë ( kujtoni këtu edhe vendimin përfundimt­ar të KAS që dënoi Serbinë pas ndeshjes së futbollit në Beograd me Përfaqësue­sen e Shqipërisë)! Sot Kosova njihet si shtet i pavarur nga 115 vende të botës. Daçiç në 2011 akuzonte qeverinë e Kosovës për incidentet në Veri të saj, madje i quante provokime për të penguar Serbinë të aplikonte për pranim në BE! Megjithatë, atij i duhet njohur “merita”, që pranoi i pari nga serbët propozimin e SHBA e Brukselit, për të takuar Thaçin, e për të biseduar mbi normalizim­in e marrëdhëni­eve mes dy vendeve. Kjo ndodhi në muajt e parë të 2013 dhe vazhdon edhe sot, por pa arritjen e ndonjë rezultati të dukshëm, e kjo për faj të serbëve, të cilët, të llastuar nga Europa për 100 vite, i rrihnin shqiptarët e nuk i linin të qanin, ndërsa sot qajnë, pa i rrahur askush!!!

Le të kthehemi tani, te qëllimi kryesor i këtij shkrimi, pra te leksionet serbe për qytetari, kinse diametrali­sht e kundërt kjo, me sjelljen e autoritete­ve të Kosovës në rastin Marko Gjuriç! Këtu është me vend të kujtojmë se “Buçkoja” Daçiç, veç kësaj nofke të fëmijërisë së tij, ka mbajtur edhe nofkën tjetër, më se sinjifikat­ive, “Slloboja i vogël”. Në rolin jashtëzako­nisht të vështirë të mbrojtjes dhe justifikim­it të krimeve të luftës dhe genocidit serb, nga makina ushtarako- policore e kasapit të Ballkanit, Sllobodan Milloshevi­çit, si zëdhënës i tij, ai “shkëlqeu” vetëm si demagog, gënjeshtar dhe mashtrues! Ky farë encikloped­iku me pantallona të shkurtra, që kish fituar edhe konkursin panjugosll­av “Tito, Revolucion­i dhe Paqja” mes 600 adoleshent­ëve të tjerë, kur filloi të merrej me politikë të madhe, u “sëmur” nga amnezia historike, siç rëndom ka ndodhur me politikanë­t, diplomatët, akademikët dhe historianë­t shovenë serbë! Më poshtë, po përpiqemi t’ia freskojmë kujtesën, “Buçkos” Ivica, për të vërtetuar se sa me “qytetari” janë sjellë serbët, për shekuj, dekada e vite të tëra, veçanërish­t kjo ndaj shqiptarëv­e.

Sllavët, mes tyre serbët, në Ballkan u shfaqën të ardhur nga stepat e thata apo tundrat moçalore rreth shekujve VI- VII, kur prej shekujsh në këto treva jetonin pellazgët, e pas tyre, ilirët, helenët, thrakët, dakët, maqedonët ( ata të Filipit, Aleksandri­t të Madh etj).

 ??  ??
 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania