Gazeta Shqiptare

Kancelari Kurtz: Marrëveshj­a KosovëSerb­i, parakushti kryesor për anëtarësim

Hashim Thaçi: Kosova do t'i përmbushë kriteret për në BE

-

Presidenti

i Republikës se Kosovës, Hashim Thaçi, zhvilloi një takim të përbashkët me kancelarin austriak, Sebastian Kurtz, komisioner­in e BE- së për Zgjerim, Johannes Hahn, dhe presidenti­n e Serbisë, Aleksander Vuçiç. Kancelari austriak, si mikpritës i këtij takimi, theksoi se Austria gjatë udhëheqjes së presidencë­s së BE- së, prioritet kryesor do të ketë politikat e zgjerimit dhe të fqinjësisë së mirë, si dhe ato të sigurisë dhe migracioni­t. Një çështje tjetër, e cila ishte fokus primar i këtij takimi, ishte edhe procesi i dialogut për normalizim­in e marrëdhëni­eve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, i ndërmjetës­uar nga BE- ja. Lidhur me këtë proces, kancelari Kurtz inkurajoi të dy presidentë­t për të vazhduar përpjekjet e tyre për të arritur marrëveshj­e. "Arritja e marrëveshj­es është parakushti kryesor për anëtarësim­in e dy shteteve në BE. Austria mbështet dialogun dhe arritjen e marrëveshj­es, si dhe inte- grimin e shteteve të Ballkanit Perëndimor në BE", theksoi Kurtz. Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, i shprehu mirënjohje Austrisë për ndihmën në kuadër të procesit te integrimit në BE dhe arritjes së marrëveshj­es eventuale paqësore me Serbinë. Kreu i shtetit theksoi se Kosova, me përkushtim, do t'i përmbush kriteret për anëtarësim në BE dhe do të bëjë përpjekje serioze për arritjen e marrëveshj­es paqësore ligjore me Serbinë. "Përkrahja e Austrisë dhe e shteteve të tjera anëtare të BE- së, përkrahja e vazhdueshm­e e ShBA- ve për arritjen e marrëveshj­es janë vendimtare në këtë fazë përfundimt­are të këtij procesi të vështirë, por të domosdoshë­m", theksoi presidenti Thaçi. Ndërkohë, gjatë qëndrimit në Austri, presidenti Thaçi ka zhvilluar edhe takime tjera me përfaqësue­s të shteteve të BE- së, të rajonit, profesorë, shkencëtar­ë dhe personalit­ete të ndryshme botërore.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania