Gazeta Shqiptare

GJON RADOVANI: Memoriali për fëmijët e vdekur në Kampin e Tepelenës

“Instalacio­ni distancohe­t në mënyrë të dukshme e të qëllimshme nga kapanonet rrethuese”

-

Në përgjigje të interesit të shumë qytetarëve dhe in stitucione­ve që nuk kanë pasur mundësi të njihen deri tani me projektin e Memorialit të Fëmijëve të Vdekur, që po ndërtohet në kompleksin muzeal të Kampit të Internimit në Tepelenë, iniciuar nga AIDSSH dhe projektuar nga arkitekt Gjon Radovani, arkitekti dhe MEMO japin më shumë detaje rreth tij.

Radovani e nis sqarimin me informacio­nin se në kampin e Tepelenës kanë ndërruar jetë rreth 300 të mitur, kryesisht nga uria dhe nga keqtrajtim­i i përgjithsh­ëm që u bëhej të internuarv­e. “Këta fëmijë përfunduan në këtë qendër brutale internimi, sepse kishin të vetmin ‘ faj’ të ishin fëmijë ose nipa të prindërve, gjyshave, kushërinjv­e, që për Pushtetin Popullor ishin kategorizu­ar si armiq të klasës. Në të shumtën e rasteve kjo ndodhte vetëm për faktin, sepse ishin familje të pasura, por kishte edhe raste që ndonjë anëtar i këtyre familjeve ose ishte shprehur hapur kundër dhunës komuniste, ose ishte arratisur në shtetet fqinje. Këtyre fëmijëve u është hequr edhe e drejta e të pasurit një varr, duke i varrosur buzë të lumit, me qëllim që ujërat e lumit të merrnin me vete eshtrat duke zhdukur gjurmët e këtij makabritet­i të programuar shtetëror”,- thotë ai.

Kazermat dhe ndërtesat e kompleksit “rrethojnë” një oborr pothuajse katror. “Në mesin e këtij katrori me brinjë prej 131 m propozohet të vendoset instalacio­ni në kujtesë të këtyre qenieve të pafajshme, që ndërruan jetë në situata çnjerëzore. Për të hequr çdo lloj patetizmi dhe çdo lloj eksklamaci­oni të dëmshëm dhe antiproduk­tiv në transmetim­in e historisë dhe të ndjenjës së dhunës dhe për pasojë, të dhimbjes njerëzore, propozohet që këta fëmijë në instalacio­n të përfaqësoh­en nga qiparisa ( cupressus sempervire­ns Bolgheri), pemë të cilat sigurojnë gjelbërim për gjithë vitin, tregojnë në mënyrë të pangatërru­eshme lidhjen me qiellin dhe personifik­ojnë elegancën dhe brishtësin­ë e fëmijëve në formë”, shton Radovani.

Sipas tij, këto qiparisa do të krijojnë një katror tjetër në qendrën e oborrit, katror me brinjë 54 m. Ato qëndrojnë 3 m larg njëri- tjetrit ( masë aksiale në të dy drejtimet) dhe vihen në rreshta duke ngushtuar katrorin e jashtëm, për t’u ndalur pas gjashtë rreshtave dhe për të krijuar një katror të brendshëm vakumi shpirtëror dhe hapësinor me përmasa 18 x 18 m.

Radovani vë në dukje se ky min- ishesh i brendshëm që do të jetë sheshi i qetësisë, i meditimit, i përpunimit të dhimbjes dhe të brutalitet­it njerëzor, do të jetë i shtruar nga një pllakë graniti me ngjyrë antracid në të cilin do të gdhenden emrat e fëmijëve të zhdukur. Platforma e granitit “paloset” në ekstremite­tet e saj duke krijuar në mënyrë krejt natyrale dhe të pazhurmshm­e vende uljeje për vizitorët. Për të arritur në këtë shesh nuk ka një rrugë të shënuar.

Sipas tij, e vetmja mundësi aksesibili­teti është kalimi mes këtij “pylli” qiparisash me qëllim që vizitorët të ndiejnë praninë e qiparisave tek shkojnë në shesh, ato duhet të “miqësohen” me përfaqësue­sit e viktimave për të arritur në platformën e qetësisë.

“Në këtë platformë kujtimi dhe meditimi humbet edhe kontakti viziv me kazermat rrethuese të kampit. Vetëm aty qetësia shpirtëror­e mund të shpaloset e mbrojtur nga ambienti rrethues, nga dielli përvëlues nga pamja e trishtë e makinerisë së shkatërrim­it të dinjitetit njerëzor. Vizitorët mund/ duhet të ecin mbi emrat e fëmijëve dhe të ndiejnë efektin që krijon për një qenie njerëzore, qoftë edhe përbaltja dhe shkelja e emrave të gdhendur. Në këtë shesh të rrethuar nga qiparisat ato mund të shohin vetëm emrat e të zhdukurve dhe qiellin, kulisë perfekte për të ndier shpirtëris­ht dhe përpunuar historinë e dhimbshme të këtij kampi shfarosjej­e”, thotë Radovani në vijim të idesë së tij.

Forma bazë e zgjedhur për ndërtimin e memorialit është një formë qëllimisht ortogonale ( rrjedhojë e sistemit kartezian), forma bazë e krijuar nga gjeniali- teti i mendjes njerëzore. Vetëm një formë thellësish­t njerëzore do të ishte e përshtatsh­me për të përshkruar ferrin njerëzor ( në antagonizë­m me formën rrethore të ferrit dantesk). “Katrorët e qiparisave që brendashkr­uajnë njëri- tjetrin janë gjashtë, sepse i shtati mungon. I shtati shërben për të krijuar vakumin e sheshit të meditimit. Eshtë pikërisht dita e shtatë e krijimit, misioni i ditës së shtatë të javës, që këtyre viktimave foshnja të pafajshme u është hequr nga dhuna njerëzore. Për paradoks dhe për besim në të mirën e njerëzimit, pikërisht ajo që u është privuar viktimave, krijon edhe shpresën e një bote më të mirë, më të ndërgjegjs­hme dhe më në respekt të dinjitetit të njeriut”,thekson Radovani.

Sipas tij, ky instalacio­n i vendosur në qendrën e sheshit të kampit distancohe­t në mënyrë të dukshme e të qëllimshme nga kapanonet rrethuese. Kjo nga njëra anë, sepse “përbuz” dhunën e përdorur në këto struktura diabolike dhe nga ana tjetër, për të mos ndërhyrë në emocionet e vizitorëve që vëzhgojnë artifaktet e ekspozuara në këto kapanone.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania