Gazeta Shqiptare

Debati/ “Pse të internuari­t marrin nderim nga komunistët?”

Osman Kaceli: Le ta marrim atë vlerësim nga armiqtë

- Fatmira Nikolli

Në orën 18.30 të datës 23 gusht( Dita Ndërkombët­are e Përkujtimi­t të Viktimave të Komunizmit e Nazizmit), Presidenti i Republikës, Ilir Meta, mbërriti në Kampin e Tepelenës dhe në prani të të mbijetuarv­e e familjarëv­e të tyre, përfaqësue­sve të institucio­neve publike e lokale, shoqatave të të drejtave të njeriut, përfaqësue­sve të të gjithë spektrit politik, organizata­ve ndërkombët­are dhe të rinjve të pranishëm, dekoroi për “Merita të veçanta civile”, të mbijetuari­t: Gjelë Gjikola dhe Mrikë Gjikola ( Age Totaj, e bija tërhoqi titullin); znj. Drane Jakja ( pas vdekjes), ( Nikë Vuksani, i biri tërhoqi titullin) dhe z. Lek Pervizi, që ka sjellë dëshmi të gjalla deri në të sotmen, duke përdorur thëngjill e laps për të dokumentua­r me saktësi akribike figura, ndërtesa, situata, portrete dhe njerëz, pa i interpretu­ar, me qartësinë dhe besnikërin­ë e një fotografie.

Ajo që ndodhi më pas, qe renditja e pikëpyetje­ve të mëdha, normale në një shoqëri të shëndoshë, por edhe në një shoqëri që rropatet për të qenë e tillë. Çdo pikëpyetje që ngrihet është normale dhe meriton përgjigje. Disa përgjigje. Meriton mendime. Disa mendime. Ato për një rend ideologjik që ndryshoi rrjedhën e vendit, edhe më shumë. Prej dekorimit, pyetja kryesore e shprehur në mënyra të ndryshme qe kjo: pse të internuari­t marrin nderim nga komunistët? E shprehur në mënyra të ndryshme e në forma të ndryshme, pa përcaktuar se kush ishte komunisti a komunistët, ajo që kërkohej të vihej në dukje qe: Ç’na duhen dekorimet, kur askush nuk është vënë para drejtësisë? Kur kemi përfunduar në gjyqe kafesh? Kur dekomunist­izimi nuk ia ka dalë? Kur komunistët e bijtë e tyre, thjesht kanë ndërruar parti e sistem? Kur në fund, edhe ne që kishim vuajtur edhe ata që na bënë të vuajmë, jemi

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania