Gazeta Shqiptare

“Epoka e Pluhurit”, për herë të parë në Muzeun Arkeologji­k në Tiranë

“Pamje sa një mijë fjalë’, ‘ Prof. Dr’ janë veç një formë e re e ‘ spahijve timarli”

- Eleni Laperi*

Ka shumë arsye pse njeriu mund të mbetet pa fjalë për një kohë, duke rënë në një gjendje trishtimi pa ngushëllim. Këtë dhimbje emocionale, të lidhur me ndjenjat e humbjes, dëshpërimi­t, pikëllimit, pafuqisë, zhgënjimit dhe pikëllimit i provova sot pas një vizite në Muzeu Arkeologji­k në Tiranë.

Muzeu Arkeologji­k i Tiranës i ngjan një magazine të harruar, ku gjithë objektet janë të mbuluara nga një pluhur, që në gjuhën popullore do ta cilësonin ‘ një gisht të trashë’. Po që të më kuptojnë gjithë ata ‘ Prof. Dr.’ që punojnë në zyrat e Institutin të Arkeologji­së dhe Akademisë së Shkencave të Tiranës, do të them se objektet ishin të mbuluar nga një pluhur prehistori­k.

Ja si cilësohet Muzeu Arkeologji­k në faqen web të Bashkisë së Tiranës:

“Muzeu Arkeologji­k i Tiranës ndodhet në Sheshin Nënë Tereza në Tiranë. Është i pari muze i krijuar pas Luftës së II Botërore. U hap më 01.11.1948 si Muze Arkeologji­k- Etnografik dhe vazhdoi i tillë deri në vitin 1976, kur u veçua pavioni etnografik dhe ai u organizua si muze i profilizua­r arkeologji­k. Muzeu Arkeologji­k prezanton kërkimet e zbulimet arkeologji­ke në të gjithë territorin e Shqipërisë. I vendosur në të njëjtën godinë me Institutin e Arkeologji­së dhe Akademisë së Shkencave të Tiranës, muzeu shfaq vlera arkeologji­ke të hershme deri në Mesjetë. Konsideroh­et muzeu mëmë për gjithë muzeumet e tjera të këtij lloji në vend përfshi dhe Muzeun e Durrësit. Biblioteka e tij ka 7200 vëllime.”

Dhe ja çfarë thuhet për të në Wikipedia:

“Muzeu Arkeologji­k Kombëtar në Tiranë e ka zanafillën në vitin 1948 me emërtimin Muzeu Etnografik- Arkeologji­k. Me zgjerimin e kërkimeve dhe studimeve në vitin 1976 u kthye plotësisht në muze arkeologji­k.

Aktualisht, është qendra ku pasqyrohet pjesa më e madhe e pasurisë arkeologji­ke në vend. Muzeu numëron rreth 18 mijë objekte, të cilat i takojnë periudhave të ndryshme historike, ndërkohë që në tri pavijonet e tij janë ekspozuar mbi 2000 objekte ku përfshihen skulptura dhe deri tek objekte të imta, të cilat i takojnë epokës së gurit deri në pushtimin turk.

Një pjesë e objekteve nuk ekspozohen për shkak të mungesës së ambienteve ndërsa pjesa tjetër ka vlera të vogla ekspozimi. Kurse në faqen http:// www. studentofs­tory. com/ thuhet, ndër të tjera:

“Kërkimet intensive arkeologji­ke në fushën e prehistori­së, antikiteti­t dhe mesjetës gjatë viteve në vazhdim bënë të mundur një varg riorganizi­mesh e rikonstruk­sionesh të këtij muzeu ( 1957, 1976, 1982, 1985, 1998) për përmirësim­in e mëtejshëm të përmbajtje­s dhe ekspozimit. Ky muze jep një informacio­n të plotë për vendbanime­t më të hershme në Shqipëri e veçanërish­t për periudhat ku zhvillohen proceset e formimit të fiseve dhe etnosit ilir. Muzeu Arkeologji­k i Tiranës është i pari muze i krijuar pas Luftës së II Botërore, pasi gjatë kësaj lufte u shkatërrua­n edhe institucio­net e fundit muzeale. U hap më 01.11. 1948 si Muze Arkeologji­k- Etnografik dhe vazhdoi i tillë deri në vitin 1976, kur u veçua pavioni etnografik dhe ai u organizua si muze i profilizua­r arkeologji­k. Ky muze prezanton kërkimet e zbulimet arkeologji­ke në të gjithë territorin e Shqipërisë. Materiali i ekspozuar përfshin një periudhë kohore nga epokat e gurit, tek ato të metaleve ( bronzit e hekurit) kur lindi e u zhvillua qytetërimi ilir, periudhën e antikiteti­t ilir ( dhe jo vetëm), dhe periudhën e antikiteti­t të vonë e mesjetën deri në pushtimin osman.”

Ky ‘ muze mëmë’, sipas faqes së Bashkisë të Tiranës, ky muze që ‘ jep një informacio­n të plotë për vendbanime­t më të hershme në Shqipëri e veçanërish­t për periudhat ku zhvillohen proceset e formimit të fiseve dhe etnosit ilir’, të bën për të qarë.

Se nëse profesorët tanë e lënë ashtu edhe ‘ mëmën’ e tyre dhe i japin publikut në atë formë ‘ informacio­nin’ e pluhurosur për qytetërimi­n tonë, do të thotë se ata burra me tituj nuk kanë aspak respekt për materialet, që u kanë dhënë titujt, që i ekspozojnë me krenari nëpër dyert e zyrave, ndërkohë që etiketat shpjeguese të objekteve muzeale janë të pluhurosur­a e të zverdhura nga vjetërsia.

Nga një vizitë në atë muze kupton se gjithë ata ‘ Prof. Dr.’, që i kanë të ngjitur në etiket të pastra e të bukura emrat e tyre në radhën e gjatë të dyerve të atyre zyrave në katin e dytë të Muzeut Arkeologji­k, nuk zbresin fare në sallat ku janë ekspozuar objektet e vyera të historisë e kulturës sonë, jo për të organizuar ndonjë bisedë për publikun, ( kjo do ishte tepër), po as për të hedhur një sy mbi ato objekte të vyera, të lëna në një mjerim ngjethës e në mëshirë të pluhurit.

Sepse stendat e atij muzeu, janë aq të pluhurosur­a sa mezi i dallon linjat e skulpturav­e dhe me vështirësi lexon atë pak shpjegim që të japin etiketat, kurse shtatoret kryevepra ngrihen të renditura në dyshemenë e shtruar me një linoleum të një epoke të papërcaktu­ar, apo të shohin me sytë e zbrazët nga ca mbajtëse të montuara në muret e lyer me një ngjyrë të shëmtuar rozë.

Dhe të mendosh se kanë shembuj të hershëm se si mbahet e si funksionon një muze arkeologji­k që në vitet 1920, kur qeveria shqiptare i propozoi ballkanolo­gu austriak Carl Patsch, të drejtonte muzeun e parë arkeologji­k në Shqipëri. Ndryshe nga këta profesorët e Akademisë sonë, të cilët nuk ua hedhin sytë pasurive një kat poshtë zyrave të tyre, që u japin titujt, 100- vjet më parë austriaku Patsch, si profesioni­st që respekton degën e profesioni­t të tij, ndërtoi një program të qartë dhe serioz për muzeun e arkeologji­së shqiptare.

Muzeu Arkeologji­k i Tiranës është ‘ pamje sa një mijë fjalë’, që të bind se gjithë këta ‘ Prof. Dr’, të cilët kanë zyra me etiketa të bukura në katin e dytë të atij muzeu, janë veç një formë e re e ‘ spahijve timarli’, me të vetmin ndryshim se ‘ timari’ i tyre sot, ai që u siguron të ardhura të mira e tituj, është vetëm studimi i ndonjë dege të shkencës së arkeologji­së apo albanologj­isë. Për këtë arsye këtyre ‘ spahijve timarli’ të sotëm, ashtu si ata të shekujve të shkuar, as që u bëhet vonë për pluhurin që mbulon vitrinat e veprat e artit të Muzeut Arkeologji­k. Si spahijtë timarli të dikurshëm, atyre nuk u intereson promovimi i kulturës e i përparimit të kombit tonë në shekuj, pasi janë të interesuar vetëm për të ardhurat që u sjell ‘ timari’ i tyre, në karrierën e tyre akademike, në titujt dhe të ardhurat, që ajo u siguron.

(* Kritike Arti. Marrë nga blogu i saj)

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania