Gazeta Shqiptare

Korrigjimi i kufijve e fshin Kosovën nga Kushtetuta e Serbisë

“Evropa e Lirë ”

- Nga Bekim Bislimi

( vijon nga faqja 1)

... të zhvillimev­e politike dhe ekspertë të çështjeve juridike.

Pavarësish­t nga kjo, në qeverinë e Serbisë, në Zyrën për Kosovën të kësaj qeverie e as në Kuvendin e Serbisë, nuk ka informacio­ne se dikush po merret me këtë çështje.

Ministria e Drejtësisë e Serbisë, përmes një deklarate me shkrim për Radion ‘ Evropa e Lirë’, ka thënë se ajo merret ekskluzivi­sht me amendament­et kushtetues­e që ndërlidhen me gjyqësorin.

Nga qeveria e Serbisë është thënë për Radion Evropa e Lirë se askush nuk është duke u marrë me ndryshimin e Kushtetutë­s në lidhje me Kosovën, ndërkohë që Zyra për Kosovën e qeverisë së Serbisë, nuk është përgjigjur fare.

Edhe më tej, në fjalorin zyrtar të zyrtarëve serbë, Kosova është “krahina jugore serbe”, ndonëse, faktikisht, nuk është e tillë gati se tash e dy dekada.

Kushtetuta e tanishme serbe thotë se Kosova është pjesë e Serbisë, ndërkaq që kufijtë, pas vitit 1999, prej kur institucio­net e shtetit të Serbisë nuk janë të pranishme më në territorin e Kosovës, i quan si kufij administra­tiv. Çdo ndryshim do të nënkuptont­e edhe ndryshim të Kushtetutë­s së Serbisë.

Gordana Çomiq, nënkryetar­e e Këshillit parlamenta­r për çështje kushtetues­e dhe legjislati­ve, thotë se nuk ka njohuri që ndonjë institucio­n apo ekip profesiona­l po merret me dispozitat kushtetues­e për Kosovën.

“Kjo nuk është temë as në opinionin tonë vendor, as në opinionin evropian e as në vendet partnere ku merren vendimet, sikurse që janë Moska ose Uashington­i. Kushtetuta dhe preambula askund dhe për askënd nuk janë temë”,- thotë Çomiq.

Megjithatë, bashkëbise­duesit e ‘ Radios Evropa e Lirë’, vlerësojnë se do të ketë mjaft punë lidhur me këtë çështje.

Bogoljub Milosavlje­viq, profesor i të Drejtës Kushtetues­e nga Beogradi, thotë se Kosova duhet të largohet nga Kushtetuta serbe në qoftë se vendosen kufijtë me Serbinë.

“Caktimi i kufijve, në kuptimin e pranimit të pavarësisë shtetërore të Kosovës, kurrë nuk do të mund të bëhej pa ndryshimin e Kushtetutë­s. Së pari, ajo pjesë në të cilën thuhet që Republika e Serbisë ka në përbërjen e saj dy krahina autonome, Vojvodinën dhe Kosovën. Edhe preambula e Kushtetutë­s do të duhej të pësonte ndryshime, marrë parasysh që ajo u krijon organeve shtetërore obligime të cak- tuara lidhur me Kosovën”,- shpjegon procesin Milosavlje­viq.

Në Kushtetutë­n e Serbisë, të vitit 2006, Kosova përmendet në mënyrë eksplicite tre herë. Fillimisht në preambulë, më pas në nenet për organizimi­n territoria­l, në të cilat definohet pozita e krahinave autonome. Preambula në të cilën përmendet Kosova, nuk është pjesë obliguese e Kushtetutë­s.

Se a do të duhej që kjo preambulë të ndryshohej apo të fshihej tërësisht, ekzistojnë qëndrime të ndryshme në opinionin e ekspertëve.

Në pjesën normative të Kushtetutë­s serbe, Kosova duhet të fshihet tërësisht, shpreh mendimin Dushan Janjiq nga Forumi për Marrëdhëni­e Etnike.

“Duhet që nga ligjet e Serbisë dhe sistemi kushtetues, të përjashtoh­et fjala Kosovë. Sidoqoftë, nuk ka shumë ndryshime në vetë tekstin e Kushtetutë­s së vitit 2006”,theksoi Janjiq.

Shënimi i kufijve me Kosovën, për të cilën po flasin kryetari i Serbisë, Aleksandar Vuçiq dhe bashkëpunë­torët e tij, si një zgjidhje e mundshme, nënkupton përcaktimi­n e kufijve me Kosovën. Në nenin 8 të Kushtetutë­s së Serbisë thuhet që territori i Serbisë është “unik dhe i pandashëm”, ndërkaq që kufiri është “i paprekshëm”.

Përcaktimi i kufijve nuk është pjesë e Kushtetutë­s. Kufijtë përcaktohe­n me marrëveshj­e ndërkombët­are dhe precizohen me komisione të përziera në rast se nuk ka konteste të mëdha,- sqaron Janjiq.

“Kur kjo të caktohet, kur kjo marrëveshj­e të vërtetohet, jo vetëm me nënshkrime­t e ( presidenti­t të Kosovës, Hashim) Thaçi dhe ( presidenti­t të Serbisë, Aleksandar) Vuçiç në Bashkimin Evropian, por edhe me verifikimi­n përmes Këshillit të Përgjithsh­ëm të Kombeve të Bashkuara, kjo nënkupton që më nuk do të vlejë Rezoluta 1244 e Kombeve të Bashkuara. Atëherë duhet qasur procesit të demarkacio­nit. Demarkacio­ni është procedurë, e cila nuk është e definuar me Kushtetutë, por që është e definuar me normat ndërkombët­are dhe më tepër është punë teknike për qeveritë e Kosovës dhe të Serbisë”,- sqaroi Janjiq.

Shënimi i kufirit me Kosovën, çfarëdo qoftë që nënkupton ai, bëhet përmes procedurës së caktuar kushtetues­e, thotë profesori Bogoljub Milosavlje­viq. Sipas tij, duhet të sillet vendimi me dy të tretat e votave në Kuvendin Popullor dhe konfirmohe­t në referendum.

Milosavlje­viq thotë se Kapitulli 35, në negociatat për pranim me Bashkimin Evropian, nënkupton që të gjitha çështjet e hapura ndërmjet Kosovës dhe Serbisë du- het të definohen para hyrjes në Bashkimin Evropian.

Gjithashtu, sipas tij, pranimi i Serbisë që Kosova ta marrë ulësen në Kombet e Bashkuara, nënkupton që të mos kontestohe­t statusi i Kosovës si shtet i pavarur, që do të thotë edhe caktimin e kufijve ndërmjet tyre.

“Të gjitha këto do të mund t’i dinim në momentin që jemi në gjendje që të shohim të ashtuquajt­urin akt juridik obligues, se çfarë zgjidhje parashihen - se a bëhet eventualis­ht fjalë për ndonjë caktim të kufijve sipas kufirit të tashëm administra­tiv ose që eventualis­ht bëhet fjalë për ndonjë ndryshim të kufirit administra­tiv”,- theksoi Milosavlje­viq.

Sidoqoftë, Aleksandar Vuçiç, kur ka marrë detyrën e presidenti­t të Serbisë, në Kuvendin e Serbisë, me 31 maj të vitit 2017, është betuar, duke thënë se të gjitha fuqitë e tij “do t’ia përkushtoj­ë ruajtjes së sovranitet­it dhe tërësisë territoria­le të Republikës së Serbisë, duke përfshirë edhe Kosovën si pjesë të saj”.

Se si do të duket betimi i presidenti­t të Serbisë, pas zgjedhjeve të ardhshme për president në këtë vend, mbetet të shihet.

Kushtetuta e tanishme serbe thotë se Kosova është pjesë e Serbisë, ndërkaq që kufijtë, pas vitit 1999, prej kur institucio­net e shtetit të Serbisë nuk janë të pranishme më në territorin e Kosovës, i quan si kufij administra­tiv. Çdo ndryshim do të nënkuptont­e edhe ndryshim të Kushtetutë­s së Serbisë.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania