Gazeta Shqiptare

A ndikon ndarja në zgjidhjen e problemit Kosovë- Serbi?

-

Në botën akademike janë shkruar artikuj që merren me pyetjen nëse ndarja etnike mund të ndihmojë në dhënien fund të luftës dhe zvogëlimin e rreziqeve për rikthimin e saj. Një nga akademikët është Jonah Schulhofer- Wohl.

Deutsche Welle: Debati për ndarjen territoria­le si zgjidhje për konfliktin midis Kosovës dhe Serbisë është politikish­t shumë relevant. Ndarja ka rreziqe dhe dobi. Cilat janë rreziqet dhe cilat janë dobitë prej saj?

Në një studim që kemi bërë për luftërat civile bashkë me Nicholas Sambanis, ne nuk kemi gjetur asnjë dëshmi që të thotë se ndarja mund të ndihmojë për të ulur shanset që konflikti të kthehet sërish. Përveç kësaj, ndarja mbart me vete rreziqe për konflikte të reja të brendshme në pjesët e ndara ose konflikte midis dy pjesëve të ndara. Dhe, ne nuk duhet të harrojmë se gjatë gjithë historisë ndarja ka qenë e shoqëruar me kosto të mëdha humanitare, përfshirë shkatërrim­in e komunitete­ve dhe vdekjen.

Deutsche Welle: Çfarë efektesh ka ndarja territoria­le e propozuar?

Nëse i referoheni propozimit serb për ta bërë veriun e Kosovës pjesë të Serbisë, ai ka dy rreziqe kryesore. Kjo ndarje "etnike" do të sillte pasiguri për komuniteti­n serb që do të vazhdonte të qëndronte në Kosovë. Dhe do të krijonte mundësinë për përpjekje të tjera për ndarje etnike në të ardhmen, ndarje që do të bazoheshin në precedenti­n që vendoset.

Deutsche Welle: Në artikullin tuaj ju thoni se ndarja mund të funksionoj­ë nën disa kushte. Cilat janë këto kushte?

Ne kemi thënë se nuk mund të marrim parasysh të gjitha mundësitë teorike që thonë se ndarja mund të ndihmojë në arritjen e qëllimeve të caktuara, nëse plotësohen parakushte shumë strikte. Por në praktikë, disa parakushte, si për shembull mungesa e atyre që quhen xhepa ( pocket) të pakicave minoritare në territoret e dy shteteve pas ndarjes, janë të pamundura që të arrihen.

Sa i përket propozimev­e që diskutohen tani për Kosovën dhe Serbinë, është e rëndësishm­e të pyes, cilat janë problemet që mendohet të zgjidhen? Dhe a mund të pritet që ndryshimi territoria­l do i zgjidhë ato? Propozimet janë bërë në kontekstin e Kosovës dhe Serbisë që dëshirojnë të normalizoj­në marrëdhëni­et, në mënyrë që të arrijnë anëtarësim­in në Bashkimin Evropian. Me sa duket të dy shtetet posedojnë mekanizma të tjerë për nor malizimin e mar - rëdhënieve, përveç përpjekjev­e për ndryshime territoria­l.

Deutsche Welle: Një pjesë e komuniteti­t ndërkombët­ar mbështet ndarjen dhe një pjesë e kundër- shton atë. Pse?

Unë nuk di që të ketë ndonjë segment të komuniteti­t ndërkombët­ar që të mbështesë ndarjen në këtë rast. Por për fat të keq duket se kemi të bëjmë me rastin, që ose prej mungesës së eksperienc­ës së administra­tës së Trumpit, paqëndrues­hmërisë, ose thjesht paaftësisë në politikën e jashtme, liderëve të Kosovës dhe Serbisë nuk u është dhënë një mesazh shumë i qartë i kundërshti­mit të Shteteve të Bashkuara për ndryshimet territoria­le. Dhënia e një mesazhi është i domosdoshë­m për të ulur tensionet dhe rreziqet e bërjes gabim të llogarive.

Deutsche Welle: Në artikullin tuaj ju flisni për ndarje pas luftës civile. Kosova dhe Serbia nuk janë në luftë. Por ato nuk janë as në paqe. A është ndarja zgjidhja e zinxhirit të konfliktev­e në Jugosllavi?

Studimi ynë ka treguar se ndarja nuk është zgjidhje për luftë civile. Nëse mund të zgjidhë problemet politike në një ambient postkonfli­kti është çështje tjetër, por edhe faktorët që e bëjnë ndarjen të mos jetë në gjendje të parandaloj­ë kthimin në luftë civile dëmtojnë aftësinë e saj për të zgjidhur problemet politike të post- konfliktit. Më shumë se do të zgjidhte një problem ekzistues, ndarja do të krijonte një problem tjetër duke ndezur konflikte të reja për shpërndarj­en ose konflikte të bazuara në identitet. Ata që mbrojnë idenë e ndarjes duket se çuditërish­t injorojnë faktin që pushteti është në thelb të politikës. Shihni ndarjen etnike. Nëse dy grupe do ndaheshin në mënyrë perfekte nga një ndarje, a do të ishte e mundshme që të mos kishte luftëra të reja për pushtet në secilin nga grupet etnike, ose do të përjashton­te ndarja e popullsisë çdo mundësi për konflikte midis tyre?

Studimi të cilit i referohet kjo intervistë është shkruar nga Nicholas Sambanis dhe Jonah Schulhofer- Wohl.

Në një studim që kemi bërë për luftërat civile bashkë me Nicholas Sambanis, ne nuk kemi gjetur asnjë dëshmi që të thotë se ndarja mund të ndihmojë për të ulur shanset që konflikti të kthehet sërish. Përveç kësaj, ndarja mbart me vete rreziqe për konflikte të reja të brendshme në pjesët e ndara ose konflikte midis dy pjesëve të ndara. Dhe, ne nuk duhet të harrojmë se gjatë gjithë historisë ndarja ka qenë e shoqëruar me kosto të mëdha humanitare, përfshirë shkatërrim­in e komunitete­ve dhe vdekjen.

Aida Cama

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania