Gazeta Shqiptare

Berisha: 4 nga 7 kryeminist­ra munguan, s'deshën t'u ngjiten pleshta

Tre kryeminist­rat e rajonit mungojnë në samit

-

Ish-

kryeminist­ri Sali Ber isha e quajti të dështuar takimin e djeshëm të kryeminist­rave të vendeve të rajonit në Durrës. Në një postim në rrjetet sociale e quan këtë "me pak se gjysmë takimi". Sipas tij arsyeja është mungesa e kuorumit pasi nga 7 kryeminist­ri të Ballkanit Perëndimor, ishin vetëm 3, ndër ta 2 shqiptarë. Berisha shprehet se ata munguan se nuk deshën t'u ngjitën pleshta në narkoshtet­in e Noriegës. "Me pak se gjysmë takimi! "Takimet multilater­ale janë të dobishme, por kur nga 7 kryeminist­ra të ftuar 4 nuk "gjejnë" dot kohe për të ardhur, janë pa kuorum dhe me shume se dështim. Kjo veçanërish­t kur nga 3 të pranishëm 2 janë shqiptarë. Le t'i themi faleminder­it kryeminist­rit të Malit të Zi se përndry- she do kishim një takim thjesht ndërshqipt­ar. Natyrisht ky bojkot ka vetëm një shkak: munguan se nuk deshën t'u ngjiten pleshta në narkoshtet­in e Noriegës, i vetëm në Europë dhe në botë!",- shkruan Berisha në ' Facebook'. Kryeminist­ri Rama Rama tha se në takim është diskutuar mbi marrëdhëni­et për ecurinë e përbashkët në BE të rajonit teksa tregoi arsyet e mungesës së kryeminist­rave. "Kushtet objektive kanë pamundësua­r praninë e disa miqve të tjerë, i shpreh ngushëllim­et tona kryeminist­rit bullgar Borisov për aksidentin tragjik ku humbën jetën shumë persona dhe është bërë shkak për anulimin në minutën e fundit të ardhjes së tij, po ashtu kryeminist­ri i Maqedonisë e ka pasur të pamundur fluturimin për shkak të kohës, kryeminist­rja e Serbisë na përcolli keqardhjen. Duke bërë një bilanc të ecurisë të procesit të krijimit të zonës ekonomike. Kemi diskutuar më gjerësisht për marrëdhëni­et për ecurinë e përbashkët në BE. Objektiv ngritja e qendrës për zhvillimin e qëndrueshë­m teknologji­k në Malin e Zi, iniciativë që e mbështesim fuqimisht"tha Rama.

 ??  ?? Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi dhe ai i Serbisë Aleksander Vuçiç dje në Austri
Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi dhe ai i Serbisë Aleksander Vuçiç dje në Austri
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania