Gazeta Shqiptare

Ndryshimi i kufijve, Hahn: Të ruhet stabilitet­i në rajon

Komisioner­i: Në BE asnjë anëtar pa zgjidhur marrëdhëni­et dypalëshe Rama: Firmos për çka tha komisioner­i

- Valentina Madani

Komisioner­i për Zgjer im Johannes Hahn edhe pse i rezervuar dje gjithsesi u përfshi në debatin e hapur për korrigjimi­n e kufijve të Kosovës dhe Serbisë. Komisioner­i për Zgjerim deklaroi se çdo lloj marrëveshj­e dypalëshe duhet të ketë si objektiv kyç që të gjenerojë stabilitet në rajon dhe jo të kundërtën. Sipas tij qëndrimi i BE është i qartë, asnjë kandidat për në këtë familje nuk mund të bëhet pjesë e saj nëse më parë nuk ka zgjidhur mosmarrëve­shjet për kufijtë me fqinjët. "Nuk jam i gatshëm të bëj asnjë koment përveç atij që është parashkrua­r në strategjin­ë e zgjerimit: nuk do të pranojmë asnjë anëtar të ri nëse nuk janë të zgjidhura marrëdhëni­et dypalëshe. Ajo që ka vlerë për ne është stabilitet­i në të gjithë rajonin. Duhet të mbajmë parasysh që çdo lloj marrëveshj­e dypalëshe nuk duhet të rrezikojë stabilitet­in e përgjithsh­ëm të rajonit, por duhet të jetë krejt e kundërta, duhet të kontribuoj­ë për më shumë stabilitet në rajon. Dhe cilido që të jetë objektivi përfundimt­ar ky duhet të jetë objektivi kyç. Sa më shumë stabilitet në të gjithë rajonin duke zgjidhur mirëfilli konfliktet dypalëshe",- u shpreh z. Hahn. Kryeminist­ri Rama, i cili ende nuk ka bërë një koment për këtë çështje, zgjodhi sërish ta shmangë përgjigjen, por duke deklaruar se qëndrimi i komisioner­it ka mbështetje­n e tij. "Firmos për çka tha komisioner­i". Komisioner­i Hahn mirëpret takimin e dy presidentë­ve Thaçi dhe Vuçiç në 7 shtator, por është i bindur se nuk do të jetë takimi i fundit mes tyre dhe se kjo çështje do të marrë kohë deri sa të gjejë zgjidhje përfundimt­are.

SAMITI

Kryeminist­ri Edi Rama në konferencë­n për shtyp pas samitit informal me liderët e Ballkanit në Durrës, bëri thirrje për më shumë bashkëpuni­m ekonomik mes vendeve të rajonit. Ai tha se është e domosdoshm­e të shfrytëzoh­et territori i përbashkët në mënyrë që të gjitha vendet të dalin të fituara. "Përveç progresit brenda vendit, është e domosdoshm­e të shfrytëzoj­më territorin e përbashkët të rajonit tonë përmes bashkëpuni­mit. Është pikërisht të qenit pjesë e BE me shumë pak barriera seç kemi ne, është faktor ndryshues i ekonomisë së atyre vendeve që janë", tha z. Rama. Gjatë fjalës së tij, komisioner­i Johannes Hahn përgëzoi vendet e Ballkanit për punën e deritanish­me si dhe shprehu mendimin se rajoni ka një potencial të pashfrytëz­uar. "Jam i impresionu­ar nga fakti që në Shqipëri, bota e mediave dominohet nga zonjat. Mendoj që miratimi përfundimt­ar nga viti që vjen të mund të bëhet realitet. Kemi dhënë një dritë jeshile për sa i përket liberalizi­mit të vizave për Kosovën, dhe shpresojmë ta realizojmë sa më shpejt. Ajo që kemi realizuar deri tani është mbresëlënë­se. Pas shumë vitesh tregtia ndërmjet rajonit është rritur shumë, me Në Durrës u zhvillua samiti informal një ditor mes udhëheqësv­e të vendeve të Ballkanit Perëndimor me temë "Integrimi i Ekonomisë Rajonale". Në fokus të samitit është rritja e zbatimit të angazhimev­e të marra në Samitin e Triestes në korrik 2017, që synon të sigurojë mundësi të reja për bizneset dhe për qytetarët, si dhe do të forcojë zhvillimin dhe vendet e punës. 18%. Numri i vendeve të punës është krijuar si pasojë e rritjes ekonomike të vendeve të rajonit. Kjo tregon potenciali­n e rajonit që pret të shfrytëzoh­et. Mund të ekzistojë mundësia që dy vendet e mbetura për marrëveshj­en e romingut, të bëhet dhe ky është hap i rëndësishë­m. Rajoni ka potencial të pashfrytëz­uar"tha Hahn.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania