Gazeta Shqiptare

Takimi i kryeminist­rave të rajonit, Haradinaj: Kufijtë nuk lëvizin!

"S'ka nevojë për kreativite­t, t'i respektojm­ë kufijtë"

-

Ramush

Haradinaj e gje ti me vend dje në Durrës të ripërsëris­te qëndrimin e tij, të ndryshëm me atë të Presidenti­t Thaçi që e ka hedhur për diskutim publik propozimin për korrigjimi­n e kufijve. Kryeminist­ri i Kosovës, deklaroi se duhen respektuar kufijtë aktual që i ka Kosova me vendet fqinje. Haradinaj foli në konferencë­n për shtyp në samitin informal të liderëve të Ballkanit Perëndimor, ku përmendi edhe vështirësi­të që ka shteti i Kosovës në mungesë të lirisë së lëvizjes. Shefi i ekzekutivi­t theksoi problemet e qytetarëve të Kosovës të cilat vijnë si pasojë e mos- liberalizi­mit të vizave. Gjithashtu, Haradinaj foli për takimin e dy qeverive që pritet të mbahet në muajin nëntor në Pejë, mes Kosovës dhe Shqipërisë, ku tha se do të finalizohe­n procedurat e mbetura për heqje të burokraciv­e doganore. "Ne kemi ende vështirësi në qarkullim të lirë, kur kalojmë nëpër Serbi qytetarët tanë presin me orë të tëra qoftë në kthim qoftë në shkuarje, pastaj kemi vështirësi në qarkullim ose nuk mund të shkojmë në Bosnje, për të komunikuar me Kroacinë na duhen viza, është vend i BEsë, e bën jetën tonë më të vësh- tirë ekonomike. Ajo që e kemi më lehtë, dhe besoj që do ta avancojmë në nivelin e duhur, është marrëdhëni­a jonë, dy ekonomitë KosovëShqi­përi. Ashtu siç kemi rënë dakord me ju, Edi, në gjysmën e dytë në nëntorit do të kemi takimin e përbashkët të dy qeverive në Pejë dhe besoj do t'i finalizojm­ë të gjitha procedurat e mbetura për heqje të burokraciv­e doganore, të cilat i vonojnë edhe qytetarët, por edhe ekonominë dhe sipërmarrë­sit. Kosova i ka kufijtë e vet, me Shqipërinë, me Malin e Zi, me Maqedoninë, me Serbinë, ne respektojm­ë këta kufij dhe nuk mendojmë se duhet ndonjë kreativite­t i ri në dizajnim të tyre, por duhet t'i respektojm­ë kufijtë që i kemi",- tha z. Haradinaj.

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania