Gazeta Shqiptare

Pranimi i emigrantëv­e, Bushati: Nuk e shfrytëzoj­më për integrimin në BE

Ministri tregon arsyen e marrjes së refugjatëv­e: Ka pasur njerëz që na kanë kritikuar "Për vendimin patëm diskutime të gjata"

-

Ministri për Eu ropën dhe Punët e Jashtme, Ditmir Bushati për emisionin ' Newshour' në BBC, komentoi vendimin e qeverisë shqiptare për të marrë 20 emigrantët nga Eritrea, të cilët ndodhen në brigjet italiane. Ministri Bushati sqaron se: "Shqipëria për asnjë moment nuk e sheh krizën e refugjatëv­e si mënyrë për të përparuar me procesin e integrimit në BE. Procesi ynë - vijon ai, bazohet në rregulla dhe parime të tjera. Duke iu referuar rastit, Bushati sqaron se kemi të bëjmë me jetë njerëzish, qofshin këto eritreas apo europianë. Kjo është një krizë masive dhe asnjë vend europian nuk e përballon dot vetëm".

Z. ministër, pse pranoi Shqipëria të marrë disa nga emigrantët nga Eritrea? Nuk është anëtare e BE- së, por aspiron të bëhet e tillë.

Është një vendim që e kemi bërë tashmë publik, pas diskutimev­e të gjata me autoritete­t italiane, të cilat na kërkuan mbështetje në këto përpjekje. Gjithashtu, përputhet me qëndrimin e Shqipërisë katër vite më parë, kur nisi kriza e refugjatëv­e, sipas të cilit të gjitha vendet e Europës, pavarësish­t nëse janë pjesë e BE- së apo jo, duhet të kontribuoj­në disi në tejkalimin e krizës, sepse kriza e emigrimit është një krizë evropiane, ndaj kërkon përgjigje europiane.

Kuptova, gjithashtu, se kjo që po ndodh sot ju kujton atë që ka ndodhur me shqiptarët më shumë se 20 vite më parë.

Është e vërtetë. Kur regjimi komunist ishte duke rënë, shumë shqiptarë u larguan nga vendi, për shkak të arsyeve politike, por kryesisht ekonomike. Nuk duhet ta harrojmë historinë tonë të 2- 3 dekadave më parë. Ky ishte një tjetër faktor mo- tivues.

Dhe kjo histori përfshinte Italinë që pranoi shqiptarët që donin të largoheshi­n nga vendi.

Po, Italia po na shpëtonte. Shumë shqiptarë u pranuan prej saj gjatë atyre kohëve dramatike. Tani është radha jonë që të kontribuoj­më në këtë proces. E di shumë mirë, sepse ka pasur njerëz që na kanë kritikuar. Na kanë thënë që

refugjatët që po ndihmojmë nuk janë nga Italia, por nga Eritrea. Por këtu po flasim për njerëz, në radhë të parë. Ndonjëherë harrojmë që janë qenie njerëzore, dhe së dyti, kjo është një krizë masive. Asnjë vend europian nuk e përballon dot vetëm.

A po i dërgoni kështu një mesazh edhe disa vendeve të Europës së Veriut, të cilat kanë qenë Pranimin e 20 emigrantëv­e të bllokuar në Katania të Italisë, deputeti i PD- së Tritan Shehu e quan qesharake dhe reklamë nga ana e Ramës, duke ditur që një gjë të tillë ligji nuk e lejon. më pak mikpritëse?

Fatkeqësis­ht, e kemi parë Europën të përçarë. Kemi parë vende jo vetëm në veri të Europës, por edhe në lindje, të cilat e kanë harruar historinë e tyre. Unë mund të kujtoj çastet e rënies së Murit të Berlinit, por edhe gjatë komunizmit ka pasur shumë njerëz nga ana lindore që i largoheshi­n komunizmit dhe shkonin në perëndim. Mendoj se është një mesazh edhe për BE- në, që na duhet një pikëpamje më koherente, një përgjigje më koherente për çështje kaq të rëndësishm­e. Edhe nga perspektiv­a e vendeve kandidate, siç është Shqipëria.

Shpresoni që kjo t'i bëjë vendet e BE- së ta shohin kandidatur­ën tuaj me sy më pozitiv?

Nuk e shohim krizën e refugjatëv­e si mënyrë për të përparuar me procesin e in- tegrimit në BE. Procesi ynë bazohet në rregulla dhe parime të tjera. Sigurisht që do të donim ta shihnim BE- në më të angazhuar me çështjet e Ballkanit Perëndimor, përfshirë vendin tim. Kemi dëgjuar në të shkuarën debate për ndërtimin e kampeve të refugjatëv­e jashtë BE- së. Kjo do të ishte e papranuesh­me, sepse ne e shohim këtë si një përpjekje të përbashkët me vende të tjera të BE- së.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania