Gazeta Shqiptare

Aksidenti në Roskovec, flet i plagosuri: Dëgjuam një zhurmë frenimi, makina më përplasi në mur

U përplasën për vdekje teksa ecnin në trotuar, kush janë dy viktimat Martin Dogani: E njoh shoferin, ishte me shpejtësi

-

Pas aksidentit të rëndë të ndodhur mbrëmjen e së dielës në fshatin Arapaj të Roskovecit, ku humbën jetën dy kushërinjt­ë Amarildo Dogani dhe Festim Dogani, flet i vetmi i mbijetuar, Martin Dogani. 22- vjeçari fatmirësis­ht ndodhet jashtë rrezikut për jetën dhe mësohet se ka marrë vetëm disa plagë nga aksidenti. I tronditur nga përplasja dhe fundit fatal që patën dy çunat e xhajës së Martinit, i riu tregon se si rrodhi ngjarja. "Ne ishim 3 çuna xhaxhallar­ësh, rreth gjysmë metra nga trotuari jo në asfalt. Kishim pirë kafe dhe dolëm jashtë dhe po rrinim. Në muhabet e sipër dëgjojmë një zhurmë frenimi të madhe. Mua më kapi cepi i makinës dhe më përplasi në mur. Më pas unë ngela pa ndjenja. Dy çunat e xhaxhallar­ëve i përplasi për matanë", u shpreh Martin Dogani. Sipas uniformave blu u bë më dije se të rinjtë u aksidentua­n nga një mjet që drejtohej nga shtetasi Amarildo Çalamani. Mësohet se makina tip "Volkswagen" e drejtuar nga 21- vjeçari ka qenë me shpejtësi dhe pasi ka hipur në trotuarin e këmbësorëv­e ku përplasi tre të rinjtë, ka përfunduar në një kanal. Çalamani është larguar pas aksidentit, por është arrestuar pak minuta më vonë nga policia. Ndërkohë i mbijetuari Martin Dogani tregon nga spitali se e njeh shoferin pasi është banor i zonës, në fshatin Arapaj të Roskovecit.

"Amarildo Çalamani është banorë i zonës. E kam pasur shok shkolle.

Ai ishte me shpejtësi, besoj me 130km në orë. Ka bërë frenim dhe në atë moment nuk e ka mbledhur. Rruga ku ndodhi aksidenti ka qenë skëterrë, por faji është i personave që nuk janë në rregull, sepse duhet të ecin me avash dhe nuk duhet të ecin me shpejtësi. Nuk është faji i rrugës",- tregoi 22- vjeçari Martin Dogani. Ndërsa një e afërme e djemve, konkretish­t zonja e shtëpisë ku u përplas makina, Fatmira Dogani, e cila ishte dëshmitare e ngjarjes së rëndë, tregon tmerrin që pa nga aksidenti që i mori jetën dy të rinjve. "Erdhi makina me shpejtësi, isha në oborr, pashë që 2 i vërviti i mori zvarrë, një e përplasi në mur. Ç'të shihja, u mblodh gjithë fshati, i futën në makina për t'i çuar në spital, po ç't'i çoje. Jemi të shokuar e të trembur, kanë ndodhur dy ngjarje njëra pas tjetrës. Në fund të muajit djali i xhaxhait me dy fëmijët, sa morën veten ata, mbrëmë tragjedia tjetër. Dy të vdekur një i plagosur. Mora të plagosurin në prehër, zhurmë e madhe. Kemi frikë të çojmë fëmijët në shkollë, kemi frikë të dalim në dyqan se më kanë ndodhur 2 herë përpara shtëpisë. Që kur është bërë rruga, kalojnë shumë shpejt këtu",- tha Fatmira Dogani. Ndërkohë banorët e fshatit Arapaj thonë se aksidentet në këtë rrugë janë të përsëritur­a. Ata shprehen se rruga edhe pse e ndërtuar rishtazi, është jashtë çdo kriteri, pa sinjalisti­kën e duhur. "Ka një muaj që është bërë rruga dhe kanë ndodhur 3 aksidente. Rreth dy km qendër e banuar, pa sinjalisti­kë, pa barriera mbrojtëse pa çdo gjë",- shprehet një banor i zonës.

NGJARJA

Një aksident i rëndë i mori jetën dy kushërinjv­e Dogani mbrëmjen e së dielës në fshatin Arapaj të Roskovecit, ndërsa mbeti i plagosur një i tretë. Viktimat janë Amarildo Dogani 29 vjeç dhe Festim Dogani 21 vjeç, kushërinj me njëritjetr­in. Ndërsa i plagosur ka mbetur Martin Dogani 22 vjeç, i cili ndodhet në spital. Ata ishin duke ecur në anë të rrugës kur janë jkalim shpejtësie me pezullim të lejes së drejtimit në vitin 2017, dhe një masë për mungesë kontrolli teknik. Pezullimi i lejes se drejtimit dhe gjobat e herëpasher­shme ndaj 21- vjeçarit Amarildo Çalamani për tejkalim shpejtësie dhe përdorim celulari mesa duket nuk kanë rezultuar të dobishme. E fundit shkelje e tij, pati pasoja fatale për 2 të rinj. përplasur nga një makinë tip "Volkswagen" e drejtuar nga Amarildo Çalamani. Dyshohet se drejtuesi i mjetit që ka përplasur tre personat ka qenë me shpejtësi dhe ka perfunduar në kanal. Ai është larguar pas aksidentit, por është arrestuar pak minuta më vonë nga policia. Në këtë aks rrugor mungon ndriçimi dhe sinjalisti­ka e duhur. "Në datën 26.08.2018, në orën 20: 40, në urgjencën e Spitalit Fier janë sjellë në gjendje të rëndë shëndetëso­re e më pas kanë ndërruar jetë shtetasit A. D, 29 vjeç dhe F. D, 21 vjeç, të dy banues në fshatin Arapaj, Roskovec. Nga të dhënat paraprake, të dy shtetasit janë aksidentua­r në fshatin Arapaj, nga një mjet që drejtohej nga shtetasi Amarildo Çalamani banues në fshatin Arapaj. Shërbimet e policisë bën të mundur kapjen e tij dhe e shoqëruan në Komisariat­in e Policisë Fier për të kryer veprime të mëtejshme dhe zbardhjen e plotë të ngjarjes. Dy viktimat kanë qenë këmbësorë ndërsa mjeti ka dalë nga rruga dhe ka rënë në kanal",- thuhet në njoftimin e policisë. Ndërkohë grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të këtij aksidenti.

 ??  ?? Viktimat Amarildo Dogani dhe Festim Dogani
Viktimat Amarildo Dogani dhe Festim Dogani
 ??  ??
 ??  ?? Autori Amarildo Çalameni
Autori Amarildo Çalameni

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania