Gazeta Shqiptare

Policia bën bilancin: Tri operacione antidrogë brenda 24 orëve, 5 të arrestuar

Sekuestroh­en 11 kg kanabis dhe 40 doza

-

24 orët e fundit janë realizuar tre operacione antidrogë ku janë sekuestrua­r një sasi prej 11.2 kg kanabisi si dhe 40 doza. Sipas policisë së shtetit në kuadër të këtyre operacione­ve arrestuan 5 persona. Në Tiranë, shërbimet e "Forcave Shigjeta" gjatë kontrollev­e të zhvilluara në kryeqytet arrestuan 2 persona si dhe sekuestrua­n 40 doza kanabisi. Në rrugën "Pandi Dardha", "Shigjetat" në bashkëpuni­m me apecialist­ët për Hetimin e Narkotikëv­e në Drejtorinë Ven- dore të Policisë Tiranë, prangosën M. B., 15 vjeç, pasi gjatë kontrollit në trup iu gjetën 32 doza kanabisi. Ndërkohë pas kontrollit të një automjeti të tipit ' Skoda' në rrugën "Lord Bajron", shërbimet e "Forcës Shigjeta" zbuluan 8 doza kanabisi si dhe arrestuan drejtuesin e automjetit Erin Koçiaj 21 vjeç. Policia nisi procedim në gjendje të lirë edhe për E. B., 22 vjeç me akuzën e "Moskallëzi­mit të krimit", i cili ishte pasagjer në automjetin tip ' Skoda'. Në fs- hatin Cakran në Fier, pas një informacio­ni të marrë në rrugë operative efektivët e rendit arrestuan 27vjeçarin Durim Korçari. Pas kontrollit në banesën e tij, policia zbuloi një sasi prej 5 kilogramë kanabisi. Droga ishte e ndarë në 5 pako të mbështjell­a me letër alumini në formë drejtkëndo­re. Sipas hetimeve të policisë lënda narkotike dyshohet se po përgatitej të trafikohej në shtetin fqinj, Greqi. Ndërkohë policia e Kukësit goditi një tjetër rast të trafikut të lëndëve narkotike. Gjatë operacioni­t të koduar "WEKEND", pas kontrollit të një automjeti tip ' Volkswagen' në vendin e quajtur "Kepi i Rinisë", në fshatin Ujmisht, agjentët zbuluan një sasi prej 6.2 kilogramë kanabisi. Policia arrestoi drejtuesin e mjetit Izmir Haxhia, 38 vjeç dhe Eduart Matmujën, 35 vjeç. Nga hetimet rezultonte se 35vjeçari Matmuja ishte porositësi i lëndës narkotike e cila do të trafikohej në Kosovë, ndërsa Haxhia kishte rolin e transportu­esit. Gjatë operacioni­t policia sekuestroi automjetin me të cilin transporto­hej lënda narkotike, 2 telefona celularë si dhe 150 euro. Agjentët e antidrogës po vijojnë punën për identifiki­min e personave të tjerë të implikuar në këtë trafik.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania