Gazeta Shqiptare

Akuzoi fqinjin për vjedhje, vritet me thikë 54- vjeçari në Shkodër

Policia e la të lirë, 30- vjeçari sulmon Prendush Fushajn në afërsi të banesës Shpallet në kërkim autori i dyshuar, Fredi Pllumi

- Senad Nikshiqi

Një vrasje me thikë ka ndodhur në orët e pasdites së djeshme në Shkodër. Ngjarja e rëndë ka ndodhur në vendin e quajtur "Ura e Thive" në lagjen "Mark Lula". Viktima është 54vjeçari Prendush Fushaj. Ky shtetas ka marrë një goditje poshtë zemrës me thikë duke bërë që të mos arrijë ta përballojë dhe të humbasë jetën. Fushaj është sulmuar në afërsi të banesës së tij. Menjëherë në vendngjarj­e ka mbërritur një ambulancë e spitalit rajonal të Shkodrës duke bërë të mundur transporti­min e 54- vjeçarit në urgjencën e spitalit. Në pak minuta mjekët kanë konfirmuar ndarjen nga jeta të Prendush Fushaj duke qenë se goditjen me thikë e ka marrë në zemër dhe ka humbur sasi të konsiderue­shme gjaku. Forcat e policisë menjëherë pas informacio­neve të marra në rrugë operative në terren kanë arritur të bëjnë të mundur identifiki­min e autorit të dyshuar. Sipas efektivëve është 30- vjeçari Fredi Pllumi. Burimet policore bëjnë me dije se ditët e fundit në banesën e viktimës është vjedhur një

shumë e konsiderue­shme parash. Pas kësaj ngjarje viktima Prendush Fushaj ka shkuar në policinë vendore të Shkodrës dhe ka bërë një padi duke përmendur si autor të mundshëm të vjedhjes pikërisht 30vjeçarin Fredi Pllumi dhe disa persona të tjerë. Forcat e policisë kanë shoqëruar në ambientet e policisë shtetasin që 54vjeçari e ka përmendur si autor të vjedhjes, por Fredi Pllumi ka deklaruar për oficerët se ai nuk është autori i vjedhjes dhe se nuk

ka asnjë lidhje me atë ngjarje të ndodhur në banesën e Prendush Fushaj. Policia duke mos patur prova për autorësinë e vjedhjes e ka lënë të lirë 30vjeçarin, pavarësish­t akuzave të ngritura ndaj tij për vjedhje. Më pas Fredi Pllumi gjatë pasdites së djeshme ka shkuar në banesën e Prendush Fushaj duke i kërkuar llogari në lidhje me padinë për vjedhje që ka bërë në adresë të tij. 30- vjeçari ia ka mohuar se është ai autor i vjedhjes, por nga ana tjetër Fushaj nuk është bindur nga fjalët e tij. Biseda ka agravuar më shumë mes tyre duke debatuara lidhur me ngjarjen. Të dy shtetasit e përfshirë në këtë debat kanë ngritur tonet aq sa i kanë dëgjuar edhe persona të tjerë që kanë qëlluar në afërsi. Në debat e sipër policia dyshon se shtetasi Fredi Pllumi ka nxjerrë një thikë që e kishte me vete dhe ka goditur poshtë zemrës 54- vjeçarin Prendush Fushaj, i cili mbeti i plagosur rëndë dhe më pas humbi jetën në spitalin rajonal të Shkodrës. Policia është vënë në ndjekje të autorit të dyshuar teksa po punohet për gjetjen dhe më pas kapjen e tij.

 ??  ?? Viktima Prendush Fushaj
Viktima Prendush Fushaj

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania