Gazeta Shqiptare

Shqipëria në vend të fundit në Ballkan për hetimin e çështjeve të korrupsion­it

Raporti, në 2016 u hetuan 0.51% e dosjeve

-

Shqipëria

përgjatë kësaj dekade ka pasur numrin më të ulët të çështjeve të hetuara për korrupsion në raport me vendet e tjera të Ballkanit sipas një krahasimi që ka bërë Këshilli i Koordinimi­t Rajonal ( RCC). Sipas të dhënave shihet se, Shqipëria hetoi për korrupsion vetëm 0.51 % të çështjeve të hetuara gjithsej gjatë vitit 2016, teksa në vendet e tjera të Rajonit, numri i çështjeve të hetuara ishte shumë me i lartë, deklaron Monitor. Në Bosnje në vitin 2016 rreth 14 për qind e investigim­eve të prokuroris­ë ishte për çështjet e korrupsion­it. Në Malin e Zi, gjithashtu, rastet e korrupsion­it zunë 10.5 për qind të çështjeve të hetuara dhe në Serbi 9.97 për qind. Madje edhe Kosova kishte çështje të hetuara për korrupsion gati sa dyfishi i Shqipërisë, ku rreth 1.1 % e hetimeve i dedikohesh­in rasteve të korrupsion­it. Lufta kundër korrupsion­it është një ndër kushtet kryesore të vendit për integrimin në BE. Teksa studime dhe indekse të ndryshme e nxjerrin Shqipërinë si një ndër vendet me të korruptuar­a në Rajon. Një studim i ekonomistë­ve të BERZH, Peter Sanfey dhe Jakov Milatovic, të cilët kanë dhënë një diagnozë për ekonominë në rajonin e Ballkanit kanë gjetur se, pengesat e biznesit imponojnë kosto të mëdha për ndërmarrje­t dhe funksionoj­në si taksa të fshehura në aktivitete­t e tyre. Sipas tyre, mesatarish­t, firmat në Ballkan humbasin 13.2% të shitjeve të tyre vjetore për shkak të katër pengesave në mjedisin e biznesit, përkatësis­ht krimit, mungesës së energjisë elektrike dhe infrastruk­turës së dobët. Shqipëria e ka këtë tregues 15% dhe humbjet më të larta sipas grafikut të mëposhtëm i ka prania e krimit. Rrugët jo të mira dhe pagesat korruptive, gjithashtu, janë kosto për bizneset në Shqipëri. Për pasojë, produktivi­teti i firmave në Ballkan është dukshëm më poshtë standardev­e të BE- së, duke reflektuar institucio­net e dobëta dhe një mjedis të vështirë biznesi, konstatojn­ë ekonomistë­t.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania