Gazeta Shqiptare

Në 7 muaj, mblidhen 256 mld lekë, kursi i këmbimit godet TVSH- në 256

-

Financat

publike te jkalojnë planin në mbledhjen e të ardhurave dhe shkurtojnë shpenzimet në 7 muajt e parë të vitit. Suficiti buxhetor është 3.1 miliardë lekë. Sipas treguesve të konsolidua­r fiskalë të publikuara nga Ministria e Financave, vihet re se të ardhurat totale për periudhën Janar- Korrik 2018 u realizuan në vlerën 256 miliardë lekë, 7.3 miliardë lekë më shumë se 7 mujori i vitit 2017 dhe me realizim në masën 97% kundrejt planit të periudhës. Shkak për këtë është bërë rënia e të ardhurave nga TVSH- ja, tatim- fitimi, renta minerare, akciza, taksa doganore si dhe të ardhurat nga tatimet dhe doganat cilat nuk janë realizuar në masën e pritur. Referuar treguesve fiskalë të publikuara nga Ministria e Financave, të ardhurat nga “T. V. SH- ja” në total, janë realizuar në vlerën 81 miliardë lekë, ose 95 %. Rritja e importit të karburanti­t ka ulur prodhimin vendas të këtij produkti dhe si rrjedhojë të ardhurat nga TVSH- ja brenda vendit. Rënia e kursit të këmbimit të monedhave të huaja ( EURO dhe USD) kundrejt monedhës vendase, ka dhënë efekte të ndjeshme negative në uljen e të ardhurave nga TVSH- ja të importeve për të gjitha kategoritë e mallrave. Janë rimbursuar rreth 8 miliardë lekë, ose 1.4 miliardë lekë më shumë se 7- mujori i vitit 2017. Ndërsa të ardhurat nga “Tatimi mbi Fitimin” janë realizuar në vlerën 20 miliardë lekë, ose 95% e planit. Po ashtu, edhe në këtë zë të buxhetit të shtetit, kriza energjetik­e e vitit të kaluar, me import të konsiderue­shëm të energjisë elektrike, ka dhënë efekte neg-

MILIARDË LEKË TË ARDHURA

Të ardhurat totale për periudhën JanarKorri­k 2018 u realizuan në vlerën 256 miliardë lekë, 7.3 miliardë lekë më shumë se 7 mujori i vitit 2017 dhe me realizim në masën 97% kundrejt planit të periudhës. ative në rezultatin financiar të kompanive të sistemit energjetik duke u reflektuar në uljen e fitimit të tatueshëm dhe tatimit të paguar në vitin 2018. Mosrealizi­m më i madh i përket mbledhjes së të ardhurave nga renta minerare me vetëm 80 për qind. Ndërsa Shpenzimet e përgjithsh­me publike, në muajin e 7 të vitit 2018, arritën në rreth 252.8 miliardë lekë.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania