Gazeta Shqiptare

DRITËRO AGOLLI: Hedhja poshtë e letërsisë si pjellë e regjimit

Shkrimi me titull “Etiopianët shqiptarë” si kambanë për çka mohohej

-

Shosha e kohës vazhdon të shoshitë. Asnjë individ nuk mund ta shpejtojë ose ta ndalojë këtë shoshitje. Letërsisë, një, dy, dhjetë apo njëqind individë nuk kanë ç’t’i bëjnë, nuk e hedhin dot poshtë”- e mbyllet ai shënimin për etiopianët shqiptarë.

Në të njëjtin vit, ai pyeste se çfarë presupozon lindja e një njeriu duke u përgjigjur se “natyra ndaj çdo qenieje të gjallë vë vetëm një detyrë: rigjenerim­in, përtëritje­n e gjeneratav­e. Edhe ndaj kësaj qenieje të gjallë që quhet njeri, natyra kërkon vetëm një gjë: rigjenerim­in. Kur lindet një njeri prindërit çlirohen nga një detyrë e madhe e natyrës. Nuk ka rëndësi për natyrën se nga cili vend ishte femra që u bashkua me mashkullin, ishte nga Shqipëria apo nga Zanzibari, mjafton që kjo lindi. As ka rëndësi për natyrën se këtë njeri e la kjo femër në vendin që lindi, apo e mori me vete, fjala vjen, në Zanzibar. Rëndësi ka që ajo e kreu detyrën ndaj natyrës”. Shtonte se lindja e njeriut është një akt i madh konkludiv, një nukleo detyrash dhe premtimesh ndaj gjithësisë, është një nukleo i thesarit të natyrës, që vjen për të dhënë premtimin: “Unë do të ripërtërij, unë, kjo nukleo, do të shtojë një gjeneratë për t’ia pasuruar thesarin natyrës”. Sipas Dritëroit ky është kuptimi i parë i lindjes së njeriut, kuptimi biologjik i barabartë me të gjitha qeniet e gjalla. “Ndërsa kuptimi shoqëror dhe njerëzor i kësaj lindjeje është i shumëfisht­ë, është një akt dhe një nukleo që i përmbledh të gjitha: kërkesën e madhe të natyrës, kërkesat e prindërve, kërkesat e fisit, kërkesat e atdheut, kërkesat e shoqërisë. Njeriu lind që të trashëgojë ato që kanë lënë paraardhës­it, lind për t’u bërë zot i këtyre trashëgimi­ve, lind për t’i pasuruar ato dhe ajo që është më e madhja, lind për të transformu­ar. Bërtitja e tij që sapo bie nga mitra e nënës së vet është një bërtitje që përmban shumë klithma dhe janë klithma kolosale, megjithëse nuk i kuptojmë. Kafshët e porsalindu­r, e porsarëna nga mitra, nuk bërtasin. Shtron se një viç i porsalindu­r nuk bërtet, siç bërtet njeriu i porsalindu­r. Me këto britma ai shpreh protestën dhe kontestimi­n e pandërgjeg­jshëm spontan dhe të pakuptuesh­ëm. Këto britma thonë: Unë linda. E dëgjuat që linda? Unë linda të transformo­j. Mua kjo botë e krijuar deri tani nuk më kënaq, prandaj po bërtas: unë erdha të transformo­j. Unë kundërshto­j. Ju dua përmes kundërshti­mit. Për të lindja e njeriut presupozon­te, pra, zotërimin e vlerave të trashëgimi­së dhe transformi­min e tyre. Njeriu lind që të bëhet zot i gjithçkaje, duke kundërshtu­ar dhe duke transformu­ar gjithçka.

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania