Gazeta Shqiptare

73 ditë protestë, kur fiken dritat në teatër

-

Neritan Liçaj: Ke thyer kokën tri herë në këtë teatër, kjo e fundit është e vështirë e tyre. Ndërsa në takimin e mbrëmjes, Liçaj mori fjalën për të thënë se: “Nuk na projekton nder e dinjitet të marrurit me fate personale të secilit prej nesh. Nuk jemi këtu për këtë. Secili prej nesh ka rrugëtimin e vet në jetë, ka fatet e veta. Jemi këtu kundrejt një kryeminist­ri me një qeveri. Doja t’i drejtohesh­a shtatlartë­sisë së tij, mësuesit të vizatimit, që po projektohe­t si adoleshent, që vdes të bëjë një foto me Ronaldon. Ai ka mundësi, sepse paguan që ta bëjë foton me Ronaldon. Ke ardhur si ministër i Kulturës te këto muret këtu ( shtrin dorën nga teatri). E theve kokën. Ta falëm. Vazhdove. Erdhe si kryetar bashkie, prapë të këto mure e theve kokën. More krisjen tënde të parë si politikan. Tani është e treta e vërteta, e theve kokën edhe kësaj radhe. Por tani

është e treta e vërteta dhe ne nuk ta falim kurrë. Harroje. Kësaj radhe do ulesh në gjunjë, do kërkosh të falur dhe do i bësh gjithë shërbimet kësaj zonjës së vjetër këtu ( shtrin dorën nga teatri) me para publike dhe jo si të do qejfi ty. Nëse nuk e bën, nuk të ndahemi, ose do të të rrëzojmë, o nuk ka se, se na e ke sjellë këtu( në majë të hundës). Lëri çitjanet, atletet e fotot. Eja qeveris siç duam ne, jo siç të pëlqen ty. Po të përgjigjem me një batutë të filmave shqiptarë: ‘ Thirri mendjes o rr.. ë’. Dhe mos m’u kthe me batutën e Shabanit, se e di mirë ti se ç’bëri Shabani. Po të plas nga mesazhi i filmit, mos u tremb se je edhe frikacak, trembesh përnjëherë. Ndaj thirri mendjes o rr....”

Të dielën, në sheshin e protestës, u paraqit një vështrim interesant mbi lëvizjet politike që kanë tronditur Egjiptin që nga fillimi i Pranverës Arabe “Sheshi”, një dokumentar nga regjisori egjiptiano- amerikan Jehova Noujaim që u shfaq, ndjek një numër individësh, ciklet e shpresës revolucion­are, të pasuar nga trazirat që nganjëherë kthehen të pikëlluesh­me dhe vdekjeprur­ëse.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania