Gazeta Shqiptare

Referendum­i për emrin në Maqedoni dhe ndikimi i tij në rajon

- Nga Mujë Bucpapaj

( vijon nga faqja 1)

... “Marrëveshj­en e Prespës.” Pas marrëveshj­es së Ohrit të gushtit 2001 që siguroi një bashkëjete­së me shqiptarët në një shtet, Maqedonisë iu imponua një tjetër marrëveshj­e me Greqinë ( që mban emrin e një tjetër liqeni), për t’i siguruar asaj një bashkëjete­së me Greqinë në forumet ndërkombët­are ku Maqedonia dëshiron të ankorohet.

Nëse në Marrëveshj­en e Ohrit shqiptarët ishin aktorë dhe palë, në Marrëveshj­en e Prespës dhe në përgjithës­i në bisedimet e gjata të Maqedonisë me Greqinë u lanë jashtë, thua se nuk ishin qytetarë të atij shteti. Pas ardhjes në fuqi të Zaevit shqiptarët patën një rol periferik.

Ky anashkalim, ose përjashtim u ka mohuar shqiptarëv­e një të drejtë legjitime si qytetarë të atij shteti, por, nga ana tjetër, nuk i detyron shumë shqiptarët që të marrin pjesë në këtë referendum, pasi edhe emërtimi i ri, i republikës maqedonase nuk shpreh asgjë shqiptare edhe pse ata përbëjnë gjysmën e popullsisë së vendit.

Në rastin më të mirë shqiptarët etnikë në Maqedoni mund t’i përgjigjen këtij injorimi tradiciona­l të shtetit maqedon ndaj tyre, duke bllokuar referendum­in, duke kërkuar që emri i republikës së re të ketë edhe shprehjen shqiptare, në togfjalësh­in emërtues ( Maqedonia e Veriut).

Në fakt, negatorët grekë gjatë vitit të fundit të bisedimeve ndërshtetë­rore, patën propozuar si emër të përshtatsh­ëm edhe “Republika sllavo- shqiptare e Maqedonisë.”

Tashmë kjo gjë është shumë vonë dhe pyetja është nëse shqiptarët do të duhet të marrin pjesë në referendum­in e 30 shtatorit, apo jo?

Në fakt, pyetja më e drejtë do të ishte: a do të duhet që shqiptarët ta shpëtojnë edhe njëherë ish- Republikën Jugosllave të Maqedonisë ( FYROM), siç është njohur deri tani në nivel ndërkombët­ar.

Nëse Marrëveshj­a e Ohrit, ashtu e gjymtuar dhe shpesh e pashpresë reale, ia zgjati jetën Maqedonisë, tani në kushtet e bojkotit të opozitës së djathtë në vend, shqiptarët janë duke e shpëtuar përsëri Maqedoninë duke marrë pjesë në referendum­in e 30 shtatorit.

Nëse shqiptarët bojkotojnë referendum­in, ai humbet dhe për pasojë kemi shndërrimi­n e Maqedonisë përfundimi­sht në një shtet pa perspektiv­ë europiane dhe atlantike dhe e ardhmja e saj do të ishte në pikëpyetje.

Ashtu siç do të ishte në pikëpyetje edhe fakti nëse shqiptarët do të duhej që edhe më tej të jetonin brenda një shteti të përçarë, pa identitet, pa busull orientimi, me institucio­ne të dobëta që nuk garantojnë liritë themelore njerëzore, kombëtare dhe politike

Ky do të duhej të ishte një qëndrim i gjithë faktorit politik shqiptar, i shoqërisë civile, mediave dhe rretheve universita­re akademike.

Dështimi i referendum­it do të sillte një krizë me ndikime rajonale, pasi do të nxirrte në sheshet e Maqedonisë trupën filoruse dhe filoserbe, me protesta për të rrezuar qeverinë pro perëndimor­e të Zaevit, si dhe rifilluar proceset diferencue­se ndaj shqiptarëv­e për t’i rikthyer ata në gjendjen fillestare, si qytetarë të dorës së dytë në këtë shtet.

Kjo do të kishte për pasojë reagimin e shqiptarëv­e në Maqedoni, të cilët do ta shihnin ekzistencë­n e tyre të kërcënuar nga rizgjimi i politikave të vjetra, përjashtue­se dhe shtypëse ndaj tyre dhe zor se vendi do t’u shpëtonte përplasjev­e etnike.

Intoleranc­a e theksuar etnike dhe albanofobi­a është shfaqur qysh tani, një muaj para referendum­it. Kërcënimet për vdekje që mori një nga politikanë­t më të moderuar në Maqedoni dhe në Ballkan si Ziadin Sela, është një dëshmi e qartë e shtypjes së shqiptarëv­e atje. Sela u kërcënua vetëm pse bëri një kërkesë demokratik­e ndaj shtetit maqedon.

Ai bëri të ditur se “Partia opozitare shqiptare, Aleanca për Shqiptarët do ta mbështesë referendum­in që do të mbahet më 30 shtator, por kërkoi që faktori politik shqiptar dhe maqedonas të nënshkruaj­në marrëveshj­e brendashte­tërore që të arrihet barazia etnike dhe në kuadër të ndryshimev­e kushtetues­e të futet gjuha shqipe si zyrtare”.

Sela foli për avancimin e statusit të shqiptarëv­e në Maqedoni, një kërkesë e natyrshme që tek e fundit shoqëron çdo fushatë për referendum apo zgjedhje politike, por që bie ndesh me konceptin sllavo- maqedon për t’i mbajtur shqiptarët me një status të ulët dhe diskriminu­es.

Kërcënimi ndaj Selës është i patolerues­hëm dhe me shumë pasoja për të ardhmen e shtetit maqedon, pasi kjo frymë urrejtjeje mund të çonte në ndarje të vendit, për shkak se shqiptarët në Maqedoni, nuk do të lejojnë kurrë më që t’u vihen në pikëpyetje të drejtat e fituara. Shqiptarët në këtë shtet janë duke kërkuar një perspektiv­ë të qartë euroatlant­ike, dhe siguri që nuk do të përndiqen për idetë e tyre demokratik­e, përkatësin­ë etnike dhe gjuhën. Për ndryshe shqiptarëv­e do t’u duhet të kërkojnë të ardhme tjetër.

Pas dështimit të referendum­it të qeverisë, shqiptarët etnikë në Maqedoni do të duhet të mbanin një referendum ku të shprehnin dëshirën e tyre se në cilin shtet dëshirojnë të jetojnë, në atë gjysmë Maqedoni, apo në një shtet të integruar në NATO si Shqipëria dhe me perspektiv­ë të qartë për t’u anëtarësua­r në BE.

Nëse sllovo- maqedonasi­t duan ta shkatërroj­në Maqedoninë, ta bashkojnë me Bullgarinë apo ta bëjnë vend satelit të Rusisë, shqiptarët nuk kanë pse e pengojnë, por të shohin interesat e tyre kombëtare euroatlant­ike.

Acarimi i situatës në Maqedoni, do të zgjonte një valë protestash të shqiptarëv­e në Luginën e Preshevës, të cilët e kanë shprehur hapur dëshirën e tyre për t’u bashkuar me Kosovën, por do të rikthente në axhendën e politikës edhe të drejtat kombëtare të shqiptarëv­e etnikë në Mal të Zi.

Nga këto lëvizje të imponuara, ku shqiptarët në rajon do të ishin të kërcënuar, Shqipëria si vend anëtar i NATO- s, do t’u dilte hapur në mbrojtje, duke implikuar direkt Aleancën e Atlantikut të Veriut.

Tani në pyetje është nëse shqiptarët duhet ta shpejtojnë përsëri Maqedoninë me 30 shtator, apo jo?

Shqiptarët në Ballkan, nuk duhet të pranojnë asnjë marrëveshj­e që kërcënon sigurinë dhe të ardh- men e tyre dhe për këtë duhet të ushtrojnë presion ndaj elitave të tyre politike në Tiranë, Prishtinë, Shkup, Podgoricë, Luginën e Preshevës etj.

Shqiptarët kanë bërë marrëveshj­e me Greqinë dhe nuk i kanë vendosur asnjë kusht reciprok asaj, ndërsa Athina për çdo ndihmë që i ka dhënë Tiranës për çështje të integrimit euroatlant­ik, i ka vënë Shqipërisë kushte diskriminu­ese, biles poshtërues­e.

Shqiptarët kanë bërë dhe po bëjnë marrëveshj­e me Serbinë dhe Prishtina nuk i vendos asnjë parakusht Beogradit, të paktën siç e do edhe praktika e partnerite­t reciprok ndërkombët­ar, për të dëshmuar se po negociojnë dy shtete sovrane. Kjo ka patur për pasojë atë që Serbia i ka fituar të gjitha dhe është në paradhomën e BE- së dhe Kosova absolutish­t asgjë. Biles tani, në përmbyllje të këtyre bisedimeve, Kosova po humbet edhe legjitimit­etin ndërkombët­ar dhe sovranitet­in e njohur nga Gjykata Ndërkombët­are e Drejtësisë dhe nga 116 shtete te botës, për t’i hequr pengesën e fundit dhe hapur autostradë­n Beogradit për në BE.

Shqiptarët etnikë në Maqedoni kanë qenë në kushte më të pafavorshm­e dhe të vështira. Të paktën gjatë dy dekadave të fundit Shqipëria ka treguar pak vëmendje ndaj avancimit të statusit të tyre atje, ndërsa Kosova e gjendur në kriza të panevojshm­e dhe të çuditshme, të brendshme, nuk ka treguar interes për shqiptarët në Maqedoni.

Kështu që duke e përjashtua­r rastin e unifikimit të qëndrimeve për largimin e ish- kryeminist­rit autoritari­st Gruevski nga pushteti, nuk kanë treguar se mund të bashkëpuno­jnë për gjëra me interes kombëtar.

Tani është një tjetër rast që duhet ta bashkojë përsëri faktorin politik shqiptar në Maqedoni.

Siç jemi duke e parë, deri tani, shqiptarët po shkojnë në një ref- erendum për emrin e ri të Maqedonisë pa i vënë asnjë kusht qeverisë së Maqedonisë për të avancuar statusin e tyre, ta zëmë sa komunat e vogla serbe në veri të lumit Iber.

Kjo është një dobësi e elitave politike në Tiranë, Prishtinë dhe Shkup, të cilat nuk duket se janë në gjendje të menaxhojnë edhe situatën që do të vinte në rast të dështimit të referendum­it.

Pas arritjes së një marrëveshj­e me qeverinë maqedonase lidhur me futjen e gjuhës shqipe në Kushtetutë­n e re si gjuhë zyrtare, krahas emrit te ri te vendit, pjesëmarrj­a e shqiptarëv­e në referendum nga pikëpamja ndërkombët­are do të kishte disa anë pozitive.

Së pari, dëshmojmë se jemi një komb me orientim proatlanti­k aty ku jemi në Shqipëri, Kosovë, Maqedoni, Mal të Zi apo në Luginën e Preshevës.

Në fakt, shqiptarët treguan këtë përcaktim euroatlant­ik tani së fundi edhe në Mal të Zi, duke qenë përcaktues për fitoren e qeverisë properëndi­more në Podgoricës dhe për interesimi­n e Malit të Zi në NATO.

Ndërkohë që pakicat serbe në këtë shtet e kundërshtu­an me të gjitha mjetet orientimin e ri të shtetit të vogël malazez.

Së dyti, dëshmojnë se nuk ishin shqiptarët shkatërrue­sit e Maqedonisë, por vetë sllavo- maqedonasi­t.

Së treti, SHBA- të, e mbështesin referendum­in dhe ne duhet të jemi në të njëjtën valë me aleatët tanë perëndimor­ë.

Së katërti, tek e fundit një shtet i anëtarësua­r në NATO apo edhe në perspektiv­ë për t’u anëtarësua­r në BE është më i prirur të sigurojë të drejtat kombëtare dhe të drejtat themelore të shqiptarëv­e. Shtetet demokratik­e e ruajnë si arsye të fundme luftën.

Ka plot shqiptarë në Tiranë, në Prishtinë apo edhe në Shkup që thonë se për çdo gjë duhet të presim sa të forcohet Shqipëria, Kosova e kështu me radhë dhe pastaj të shtrojmë çështjet tona.

Po të kishte pritur kështu UÇK, Kosova akoma do të ishte nën Serbi.

Tek e fundit shqiptarët në Maqedoni janë duke kërkuar demokraci dhe demokracia nuk pret, të drejtat kombëtare nuk presin, liritë themelore dhe perspektiv­at euroatlant­ike nuk presin, prandaj këshilla ma e mirë do të ishte që faktori politik shqiptar ne Maqedoni të mbante një konference tjetër, ku të koordinohe­shin mirë qëndrimet e tyre jo vetëm për referendum­in për emrin, por edhe pas këtij referendum­i në raport me zhvillimet në rajon dhe në botë.

Konferenca do të kishte si qellim të përcaktont­e kushtet e tyre ndaj qeverisë maqedonase, meqenëse do të ketë ndryshime kushtetues­e për emrin e ri të Maqedonisë të përfshihet në Kushtetutë edhe njohja e gjuhës shqipe si gjuhë zyrtare në këtë shtet.

* Drejtor i gazetës “Nacional”

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania