Gazeta Shqiptare

Letër lamtumire

“Zërin e Amerikës”

-

të premten”.

Presidenti Trump dhe Senatori McCain kanë shkëmbyer prej kohe kritika mes tyre.

Kodi i Flamurit i Shteteve të Bashkuara të Amerikës kërkon që flamujt të ulen “në ditën e vdekjes dhe të nesërmen e asaj dite për një anëtar të Kongresit.”

Megjithatë, sipas një tradite të hershme, për njerëzit me kontribut të shquar për vendin, flamuri qëndron i ulur deri në varrimin e tyre.

Në vitin 2009, pas vdekjes së Senatorit demokrat Ted Kennedy, Presidenti Barak Obama urdhëroi uljen në gjysmë shtize të flamujve në ndërtesat qeveritare, të cilët qëndruan ulur për disa ditë.

Presidenti Trump nuk iu përgjigj gazetarëve në Shtëpinë e Bardhë kur u pyet nëse e konsideron­te senatorin e ndjerë një hero.

CEREMONI NË ARIZONA DHE UASHINGTON

Senatori John McCain, i cili vdiq të shtunën pas një beteje të gjatë me kancerin e trurit, do të nderohet me ceremoni në Arizona dhe Uashington.

Trupi i tij do të vendoset së pari, në Kapitolin e shtetit të Arizonës, ku të mërkurën do të mbahet një ceremoni private, me rastin e 82vjetorit të ditëlindje­s.

Të enjten, në një kishë baptiste të qytetit Feniks do të mbahet një shërbim përkujtimo­r privat me pjesëmarrj­en e publikut.

Në Uashington, ku flamujt në institucio­net e ndryshme janë ngritur në gjysmë shtizë, trupi i sen- atorit McCain do të vendoset të premten në ndërtesën e Kapitolit, ku njerëzit do të bëjnë homazhe.

McCain do të jetë senatori i 13të amerikan, trupi i të cilit nderohet në sallën rrethore të Kapitolit, një nder që u rezervohet “qytetarëve më të shquar” të vendit, sipas zyrtarëve të Kapitolit.

Të shtunën në Katedralen Kombëtare të Uashington­it do të mbahet një shërbim përkujtimo­r, ku do të flasin ish- presidentë­t Barak Obama dhe Xhorxh W. Bush.

Senatori McCain do të prehet në Varrezat e Akademisë Detare në Anapolis të shtetit Marilend, pranë mikut më të ngushtë që ai kishte gjatë viteve të Akademisë Detare, Admiralit Chuck Larson.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania