Gazeta Shqiptare

“Pasi dola më internuan në Seman ku kisha familjen. Aty më dënuan me burg edhe dy djemtë, Markun e Pashkun”

- Nga Dashnor Kaloçi

Duke qenë një familje dëshmori, apo si motra e “Heroit të Popullit”, Bardhok Biba, mund dhe do të kishte përfituar shumë nga ai regjim, si shumë familje të tjera kudo nëpër Shqipëri dhe më e pakta do kishte kaluar një jetë të paqtë pa shumë andralla. Madje jo vetëm kaq, por po t’i kishte bërë sadopak “duva” atij pushteti, do kishte përfituar shumë e shumë lavdi e privilegje, po të kemi parasysh edhe faktin se; personalis­ht Enver Hoxha do të shkonte disa herë për vizitë në shtëpinë e Bardhok Bibës në Rrëshen, do të çonte djalin e tij me nusen ( Ilirin me Teutën) te dasma e Marie Bibës, ( madje edhe me dhurata), të cilën e ftonte edhe në Tiranë në raste festash, përvjetorë­sh, apo Kongrese, si p. sh. në Kongresin e 8- të të PPSH- së, ku në Pallatin e Brigadave, vetë Enveri do t’ia merrte valles me Marien, duke iu thënë me mburrje delegatëve të tjerë: “E kam vajzën e shokut tim të Luftës”?! Gjëra të cilat “shoku Enver”, nuk i kishte bërë kurrë me asnjë prej figurave kryesore të Luftës Antifashis­te Nacional- Çlirimtare, dhe emblematik­e të propagandë­s e historiogr­afisë së regjimit komunist, si p. sh. Qemal Stafa, Vojo Kushi, Vasil Shanto, Misto Mame, Alqi Kondi, Vasil Laçi etj. etj., shokë e bashkëpunë­torë të afërt të tij që i kishin familjet në Tiranë?! Por Marte Biba Doçi duket se as ka dashur t’ia dijë fare për këto gjëra dhe me vetëdije të plotë ajo dhe familja e saj nuk pranoi asgjë nga ai pushtet, asnjë nga privilegje­t që u bëheshin familjeve të dëshmorëve, apo e Heronjve të Popullit, siç ishte i vëllai i saj, Bardhok Biba?! Madje ajo zgjodhi të kundërtën, duke e kundërshtu­ar politikën e atij regjimi bash në një nga pikat kryesore të reformave me të cilën mburrej ai regjim, te “kolektiviz­imi i fshatarësi­së”, pasi Martja me familje e saj nuk pranuan kurrë që të hynin në kooperativ­ë. Gjë për të cilën do të kishin pasoja të rënda, duke përfunduar familjaris­ht burgjeve dhe internimev­e të atij regjimi për vite me radhë. Dhe si për t’i qëndruar konsekuent­e deri në fund bindjeve dhe traditës së familjes të saj, ashtu siç i takonte një “bijë që rridhte nga familja e Kapidanit të Mirditës, Gjon Markagjoni­t”, Martja shkoi e vetëdijshm­e në burg, duke mos pranuar të firmoste në gjyq një dokument ku thuhej se “ishte e dalme mëndsh”, gjë e cila nuk qëndronte dhe ishte një kompromis që pushteti i asaj kohe kërkonte ta bënte jo për të shpëtuar Marten, por për veten, që të mos diskredito­hej nga “njerëzit e vet”, siç konsideroh­ej dhe ishte familja e Bardhok Bibës. Lidhur me këto dhe të tjera ngjarje dhe fakte nga jeta e saj, 98- vjeçarja Marte Biba Doçi me një memorie brilante dhe shëndet fizik si jo më mirë, na i rrëfen për herë të parë dhe ekskluzivi­sht për “Gazeta Shqiptare”, intervistë të cilën po e publikojmë pa i ndryshuar asgjë dhe, gjithashtu, në dialektin e saj.

A e kujton gjyqin tuaj? Pooo posi s’e kujtoj. Mbas një jave që ndodhi kjo ngjarje më çuan në birucat e Krujës. Atje kam ndenjur, nga një shtatori dhe deri më 1 Maj, kam ndenjur në birucat e Krujës.

Gjygjin me kallxu drejt, s’e kush qe ai ( e ka fjalën për Kryetarin e Gjyqit, shënimi ynë. D. K.), un s’e di, unë e mbaj mënd fjalën, thaaa, qe besa e zotit pa rrena, tha; lësho firmë këtu, tha, se jam prish mëndsh…..! Jo i thash, për shpirtin e Bardhok Bibës dhe të Marka Bibës, nuk e bëj atë gjë.

Isha një grua e pashkollë, një grua me një fëmij të vogël, një grua eee, pa trazuar asnjeri, në hesapin tim, në punën time….

Pra, ju kërkuan që ju të firmosnit një dokument që ishit me probleme…?

Pooo kështu m’tha, hec lësho firmën më thanë, në Krujë. Një djal i ri ishte, një djal i ri, që më thërriti. Më tha më lësho firmë se kam dal mëndsh, jo përzotin i thash, ç’farë se kam, s’mundem ta bëj. Ishim pa faj, ishim pa faj, qe besa e zotit dhe për shpirtin e Bardhok Bibës kështu… nuk fir- mosa asgjë.

A u përmend aty në gjyq, fakti se ju ishit motra e Bardhok Bibës?

Pooo, një djal i ri, tha; shikoni kë keni para, motrën e Heroit, Bardhok Bibës…!

Para se të fliste ai, po ju vetë nuk thatë në gjyq se ishit e motra e Bardhok Bibës?

Nuk e thashë… se jam motra e Bardhok Bibës, se atë gjë e kishte marrë vesht Tirana, Shkodra, Durrësi… ça të thosha unë, atë e dinin të gjithë gjykatës, prokuror e polici, si nuk e dinin?!

Si u mbrojtët ju në gjyq lidhur me atë ngjarje për të cilën dhe ju kishin arrestuar?

Thashë më kanë trishtuar në familje, thashë kam pas një fëmijë të vogël, e kanë gjet përmbys, vdiq se s’kishte kush me e kthye për së mari, thashë jeni rrotulluar aty nëpër shtëpi, më keni kap me dorë…! Çfarë ju thanë ata? Kur më dënuan, ( më tha mua ai, po nuk e mbaj mënd, një djal i ri), më tha; thuaj kam dal mëndsh, qenë duke më liru, thashë s’mundem ta bëj atë, s’mundem e bëj u thashë….

Ishin duke e parë se ishim e pafajëshme, se kishin ardh në familjen time dhe më trishtuan, thuaj kam dal mëndsh…, s’e pranoj, u thashë…...

Pra, ju kërkonit që të firmosnit një dokument ku ju të pranonit se ishit e papërgjegj­shme nga ana mendore dhe pas kësaj t’ju lironin duke ju nxjerrë të pafajshme?

Poooo, këtë më kërkojshin, por unë nuk pranojsha. Për kryet e Bardhok Bibës dhe për kryet e katër djemve, kështu thash unë, s’mund e bëjë atë. Qenë duke më lirue, si të pafajëshme, më kishin trishtu në familje, por unë nuk prano- va me firmos se jam e dalme mëndsh, se nuk isha. Isha në punë time, ata erdhën dhe më tanun… ( trazuan).

Pasi nuk pranuat të firmosnit atë që ju kërkonin ata, ju dënuan?

Po më dënuan. Kam hyrë më 1 apo më 2 shtator, nuk e di, në biruca të Krujës, dhe kam dal për Nji Majin. Kur më kanë shti në burg më kanë çu e nxjerrë në Tiranë me më bashku me të tjerët, se ishin dhe të tjerët aty për në burg, se ishte makina me shku në Qytetin Stalin.

Para se të na flisni për vuajtjen e dënimit në burgun e Qytetit Stalin, na thuaj, po me familjen tuaj, djemtë dhe burrin tuaj, çfarë ndodhi. A patën pasoja ata pas kësaj ngjarje që ju u përleshët fizikisht me kryetarin e këshillit dhe shefin e policisë së Laçit?

Posi nuk patën, patën posi. Burrin e tre djemtë m’i murrën dhe i internuan anej ka Myzeqeja, në Seman i thoshin ku kishte plot familje të tjera të prekura si u thoshin at’herë. Murrën dhe familjen e kunatit tim, ( vëllajt të burrit) dhe atë atje në Seman me ne. Vetëm këtë djalin, Valentinin, këtë s’e murrën, ishte i vogël ky atëhere, nja 13- 14 vjeç dhe nuk e lejote ligji me e marr n’internim. Kshtu na thanë dhe ky meti ktu me kunatën time.

Tani të flasim pak për dënimin tuaj. Si i e kujton periudhën e burgut në Qytetin Stalin, sa kohë qëndruat atje dhe si silleshin me ju policët e drejtoria e atij burgu?

Në Qytetin Stalin më kanë lënë nji vjet gati, por ata oficerët të mirë, ishin të mirë, as më thoshin bëje normën, pse s’e ke bërë, Më

 ??  ?? Gazetari Dashnor Kaloçi me motrën e Bardhok Bibës, Marte Biba Doçi
Gazetari Dashnor Kaloçi me motrën e Bardhok Bibës, Marte Biba Doçi
 ??  ?? Djemtë e Marta Bibës ( nipat e Bardhok Bibes)
Djemtë e Marta Bibës ( nipat e Bardhok Bibes)

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania