Gazeta Shqiptare

Masakra në SHBA, identifiko­het autori që u mori jetën dy personave e plagosi 19 të tjerë

Florida, shpëton për mrekulli shqiptari 19- vjeçar nga të shtënat

-

Pasi

mori pjesë në një turne videolojër­ash në Jacksonvil­le, Florida, një person ka qëlluar për vdekje dy persona para se të vriste veten ditën e djeshme, sipas BBC. Vrasësi është identifiku­ar si David Katz, 24 nga Baltimore dhe thuhet se ai përdori një pistoletë të thjeshtë ndërkohë që s'ka të tjerë të dyshuar. 19 persona të tjerë u plagosën të dielën në Jacksonvil­le Landing, një kompleks i madh tregtar dhe ambient argëtimi. Sipas disa njoftimeve të pakonfirmu­ara, Katz u zemërua pasi humbi në

SHQIPTARI QË SHPËTOI SHKRUAN NË TWITTER:

"Kjo është dita më e keqe e jetës sime. Unë jam me shumë fat. Fisheku më preku në gishtin e madh të dorës",- shkruan shqiptari në Twitter, i cili shpëtoi nga masakra në Florida ditën e diel në një turne video- lojërash.

eventin e sportit amerikan eSports. Emrat e viktimave s'janë bërë ende publik derisa të afërmit e tyre të informohen. Gjatë viteve të fundit, Florida është goditur nga disa vrasje masive, duke përfshirë lokalin e

natës Pulse në Orlando, në vitin 2016, kur vdiqën 49 persona dhe në Shkollën Marjory Stoneman Douglas në Parkland në shkurt të këtij viti, kur 17 persona mbetën të vrarë. Një shqiptar u ka shpëtuar për mrekulli të shtënave me armë zjarri. Drini Gjoka, një lojtar 19- vjeçar, ka përshkruar të shtënat në një seri postimesh në Twitter, duke e quajtur atë si dita më e keqe e jetës së tij. Ai shkroi se një fishek e kishte prekur atë në gishtin e madh të dorës. "Unë jam me shumë fat. Fisheku më preku në gishtin e madh të dorës",- shkruan ai në Twitter. Një tjetër konkurrent tha se një plumb i kishte shkaktuar një plagë të lehtë në kokë. Njerëzit u larguan të tmerruar kur të shtënat nisën dhe policia iu bëri thirrje të ruanin qetësinë ndërsa zona po kontrolloh­ej për bashkëpunë­torë të mundshëm para se të konfirmohe­j që autori kishte vepruar i vetëm.

 ??  ?? Pamje nga vendi i masakrës në Florida
Pamje nga vendi i masakrës në Florida

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania