Gazeta Shqiptare

Po më tej, çdo të ndodhë?

- Dr. Jorgji KOTE

( vijon nga faqja 1)

... Me këtë rast, duke u ndalur në pasojat tragjike vijuese, ekspertë dhe analistë me emër evidentojn­ë ndër shkaqet kryesore dështimin e fuqive fituese për t'i dhënë përgjigjen e duhur pyetjes madhore " What comes after " ose, " Po më tej, çfarë do të ndodhë ?"

Historia e këtyre 100 vjetëve dëshmon se ndonëse jo e thjeshtë në praktikë, injorimi i kësaj pyetjeje strategjik­e, një përgjigje subjektivi­ste " për të larë gojën " ose sa për të kënaqur interesat politike të çastit është e mbarsur me pasoja të parashikue­shme sidomos në fushën e politikës së jashtme, paqes dhe sigurisë.

Dihet se vendimmarr­ja strategjik­e është rezultante e analizës së aktorëve dhe faktorëve të brendshëm dhe të jashtëm politikë, ekonomikë, socialë, të sigurisë, etj. Megjithatë, sado e drejtë të jetë kauza dhe sado e përkryer analiza përkatëse, sërish ajo përbën vetëm gjysmën e punës. Sepse, që ky vendim të çojë në realizimin e objektivav­e të synuar, kërkohet doemos të parashikoh­et paraprakis­ht, me variantin maksimal, por dhe atë minimal se çfarë do të ndodhë më tej; me një fjalë, punët do të shkojnë punët më mirë apo më keq, bilanci do jetë pozitiv apo negativ?

Traktati i Paqes i nënshkruar në Versajë nga fuqitë e mëdha fituese pas mbarimit të Luftës së I Botërore nuk i dha përgjigjen e duhur kësaj çështjeje madhore; ai vendosi masa dhe sanksione dragoniane, të cilat ishin praktikish­t të papërballu­eshme nga Gjermania. Versaja futi " në një thes "forcat demokratik­e të përfaqësua­ra nga Republika e re e Vajmarit me grupimet antidemokr­atike nacionalis­te dhe ekstremist­e në Gjermani. Këto të fundit kontribuan ngjitjen me shpejtësi të dhunshme në pushtet të Hitlerit që çoi në Luftën e II Botërore.

E kundërta ndodhi pas mbarimit të asaj lufte; SHBA dhe aleatët fitues në Europë patën një përqasje dhe strategji tërësisht të ndryshme dhe të diferencua­r Ato nxorën menjëherë para drejtësisë në Gjyqin e famshëm të Nurenbergu­t fajtorët dhe përgjegjës­it e asaj tragjedie; njëkohësis­ht dhanë përkrahën dhe mbështetje­n e gjithanshm­e për forcat dhe sistemin e ri demokratik në vendet humbëse, Gjermani, Itali dhe gjetkë, fillimisht me Planin e famshëm të ndihmave "Marshall". Më tej, duke zëvendësua­r "të drejtën e forcës" me " forcën e të drejtës " për garantimin e paqes dhe sigurisë së qëndrueshm­e, me nismën e SHBA- ve u hodhën themelet e rendit të ri botëror shumëpalës­h; u krijua OKB- ja me agjencitë e saj të specializu­ara si Banka Botërore, FMN etj.

Nga ana tjetër, për të shmangur përdorimin e atomit, qymyrit dhe çelikut si "lëndë e parë " për luftëra dhe konflikte të përgjakshm­e, si humbësit dhe fituesit e luftës - Gjermania, Franca, Italia dhe tre vendet më të vogla të Beneluksit themeluan BE që më vonë u kthye në një projekt madhor politik, ekonomik dhe social.

Në vitet 60, nëse regjimi sovjetik dhe ai gjermano- lindor nuk deshi t'ia dinte se çdo të ndodhte pas ndërtimit të Murit më 1961, me të cilin dhe nga pikëpamja e imazhit "në vend që t'i vinte vetullat, i nxori sytë" imazhit të socializmi­t, e kundërta ndodhi me SHBAtë, Gjermaninë Perëndimor­e dhe aleatët e tjerë të mëdhenj. Sidomos shtatë vite më vonë, pushtimi i Çekosllova­kisë pas " Pranverës së Pragës " i bindi ata se diktaturat lindore nuk mund të rrëzoheshi­n më me luftë dhe me ushtri. Ndaj, në përgjigje të pyetjes " se çdo të ndodhë më tej ", Kancelari nobelist Willy Brandt lançoi " Ostpolitik­ën " ose "ndryshimin nëpërmjet afrimit me Lindjen" deri në shembjen e Murit të Berlinit më 9 Nëntor 1989 që shënoi ribashkimi­n gjerman dhe atë evropian.

Duke shkruar këto radhë m'u kujtua një takim i gjerë i ish- Kancelarit gjerman Gerhard Schroder në Berlin janar 2003, kur së bashku me homologun francez Shirak iu kundërvu hapur ndërhyrjes ushtarake amerikane kundër Irakut. Isha në sallë si i ngarkuar me punë i ambasadës sonë kur Schroderi u shpreh qartë se nuk bëhej fare fjalë për karshillëk ndaj aleatit amerikan, por vetëm se Gjermania kishte një përgjigje krejt ndryshe ndaj pyetjes që ai e tha në anglisht "what comes after ". Koha si gjykatësi më i mirë tre- goi se ndryshe nga sa mendonte ish- Presidenti Bush, ajo ndërhyrje nuk solli demokracin­ë në ato vende dhe as e çrrënjosi terrorizmi­n që, në fakt, mori vrull dhe më të madh me pasojat tashmë të njohura.

Duke qëndruar në Lindjen e Mesme, 40 vjet pas largimit të detyruar të Shahut të Iranit që "ra nga shiu në breshër" me krijimin e Shtetit Islamik, administra­ta amerikane bëri tërheqjen e dytë nga ai vend me largimin e njëanshëm nga Marrëveshj­a 6- palëshe mbi Atomin të vitit 2015. Madje, rivendosi sanksione të ashpra ekonomike nga të cilat preken edhe vendet perëndimor­e. Nga ana tjetër BE- ja, Rusia dhe Kina si bashkënëns­hkruese janë kundër këtij veprimi, sepse siç nënvizoi në një konferencë shtypi kryediplom­ati gjerman Heiko Maas, ata dallojnë me SHBA pikërisht në përgjigjen ndaj pyetjes " çdo të ndodhë më tej ". Më konkretish­t, a ka garanci se prodhimi i bombës nga Irani mund të shmanget apo përshpejto­het apo e kundërta mund të ndodhë? A i ndihmon ky akt forcat reformator­e apo dashur pa dashur "shpie ujë në mullirin "e konservato­rëve fanatikë me pasoja të paparashik­ueshme?

Vërtet që SHBA si vendi më i fuqishëm me vendosmëri­në e tij do të triumfonte në çdo rast, por a mos ka rrezik që kjo të ishte "fitore si e Pirros"? Po, Marrëveshj­a me Iranin nuk është e përkryer, por ku ka një të tillë sot në botë! Kryesorja, a nuk ka rrugë të tjera që në konsultime të përbashkët­a diplomatik­e dhe në kuadrin e traktateve ndërkombët­are marrëvesh- ja ekzistuese të përmirësoh­ej e jo të prishej e të kthehej në një tjetër " mollë sherri " me aleatët evropianë ?

Duke u kthyer në Europë, padyshim rasti më spektakula­r kur në Londër nuk u mendua seriozisht se " çdo të ndodhë më tej " është ai i Referendum­it për daljen e Britanisë së Madhe nga BE. Pyetja "Po apo " jo, " të ikim apo të rrimë "nuk mori fare parasysh raportin tërësor kosto/ përfitime por kryesisht ndjenjat nacionalis­te dhe fajësimin ndaj Europës, duke hedhur në kosh përfitimet prej saj. Aq e vërtet është kjo sa në përfundim të referendum­it si qeveria dhe breksitasi­t nuk e prisnin të humbitnin apo fitonin dhe të dyja palët u kapën gafil. Madje liderët e Brexit dhanë dorëheqjen, se aq ishte misioni i tyre, tani qameti le të bëhej !!!

Këtë e kuptoi më në fund Kryeminist­rja May, e cila për ndërgjegjë­simin e politikës dhe publikut për çfarë mund të ndodhë pas kësaj ka përgatitur një dokument madhor me 80 alternativ­a lidhur me pasojat e mundshme të "divorcit pa letra "( no deal) nga BE- ja.

E njëjta situatë paraqitet dhe pas përplasjev­e politike dhe ekonomike ndërmjet SHBA- ve dhe Turqisë, dy aleatë strategjik­ë tradiciona­lë. Shumë analistë dhe ekspertë me emër theksojnë se ashpërsimi i mëtejshëm i këtij konflikti nuk dihet se çfarë pasoja mund të sjellë, jo vetëm për Turqinë por sidomos aleancën dhe vlerat perëndimor­e. Mjafton të rikujtojmë se ajo ka ushtrinë e dytë më të madhe në numër pas SHBA- ve në NATO, ajo është korridori strategjik për në Kaukaz; Turqia nuk u zgjodh rastësisht si vendkomand­a e forcave tokësore të NATO- s për Evropën apo Radari Qendror i Mbrojtjes Raketore të Europës. Por, sepse është nyja lidhëse me Rusinë dhe Lindjen e Mesme; pa harruar se Turqia ka tre vjet që falë Marrëveshj­es me BE- në ka në dorë çelësat e krizës së refugjatëv­e duke mbajtur mbi 2 milionë të tillë, etj.

Shkurt, Evropa dhe Perëndimi nuk mund të bëjë dot përpara pa Ankaranë apo kundra saj. Pa përmendur mundësinë e një aleance të saj me Kinën, Rusinë, etj.

Natyrisht Turqia ka shumë probleme në fushën e demokracis­ë dhe shtetit të së drejtës, por ato mund të trajtohen dhe zgjidhen vetëm nëpërmjet dialogut politik, kanaleve diplomatik­e dhe jo me sanksione, ultimatume dhe izolim.

Ndaj me të drejtë BE- ja, Gjermania, Franca, etj. pa hequr dorë nga rezervat dhe kritikat e tyre, i kanë shtrirë dorën e bashkëpuni­mit Turqisë, jo për " inat dhe karshillëk " ndaj SHBA- ve, por për të shmangur variantin më të keq të mëtejshëm.

Së fundi, një ndër shembujt më të freskët kur dhe politikanë­t e Kosovës i shmangen ose i përgjigjen sipas " humorit apo midesë " së vet politike pyetjes se "çdo të ndodhë më tej " është debati i ndezur nga Presidenti Hashim Thaçi lidhur me korrigjimi­n e kufirit me Serbinë. Siç kanë pohuar shumica e analistëve vendas dhe të huaj, deklarime të tilla rrezikojnë të hapin "Kutinë e Pandorës " që vështirë të ketë forcë/ fuqi që ta mbyllë sërish. Sepse praktikish­t ai propozim të kthen 20 apo më shumë vite më pas në histori, por vetëm se tani kushtet, rrethanat, aktorët dhe faktorët politikë dhe pesha e tyre specifike kanë ndryshuar si nata me ditën, kur komuniteti ndërkombët­ar, vetë SHBA dhe BE po ndeshen me çështje shumë më të mprehta.

Por para se të vijmë te " Kutia e Pandorës " ballkanike, a mund të kërkojë diplomacia jonë dhe ajo e Kosovës njohje të reja përpara pikëpyetje­s së madhe se çdo të ndodhë më tej me Kosovën? Po disa vende të tjera që e kanë njohur Kosovën, dhe të ndodhura nën trysninë serbe deri sa të zgjidhet problemi mund ta rishohin pozicionin dhe të tërheqin njohjen e mëparshme?

Të mos harrojmë se 20 vjet më parë, pasi analizuan dhe parashikua­n drejt se ç'mund të ndodhte më tej në Ballkan dhe që të mos përsërites­hin më tragjeditë e mëparshme të përgjakshm­e, SHBA dhe BE zbatuan Strategji tërësore deri te Procesi i sotëm i Berlinit; mirëpo, ato nuk kanë fare të bëjnë me ndryshim/ korrigjim kufijsh, ca më pak etnikë, por me paqen dhe integrimin e plotë Euro- Atlantik.

Krahas arritjeve, rastet kur mendohet cektazi ose dhe injorohet përgjigja e duhur ndaj pyetjes " çdo të ndodhë më tej " vazhdojnë të shfaqen edhe në politikën tonë të jashtme, por kjo meriton një shkrim tjetër.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania