Gazeta Shqiptare

DEA, EDICIONI I PESTË I FESTIVALIT NDËRKOMBËT­AR TË FILMIT

-

likuar në platformat Film Freeway dhe Festhome ose në rrugë të drejtpërdr­ejtë në adresën e Festivalit. Ata vijnë jo vetëm nga vendet evropiane, por edhe më gjerë, çka i jep pjesëmarrj­es një gjeografi ndërkontin­entale. Filmat e paraqitur dhe autorët pjesëmarrë­s në konkurrim i janë nënshtruar fillimisht seleksioni­mit paraprak të komisionev­e ndërkombët­are, të mbyllur në fund të muajit mars. Këtë fazë e kaluan 258 filma ( 34 të gjatë dhe 224 të shkurtër. Për drejtorin e DEA OPEN AIR, Edmond Topi, edhe ky edicion “do t’u japë kineastëve skenën dhe publikut mundësinë, për t’u zhytur në kinemanë e bukur dhe frymëzuese. Edhe këtë vit, festivali do të ofrojë mundësinë e zbulimit të 43 veprave tërheqëse - vepra madhore që trajtojnë tema të mëdha, si problemet e gjinisë, racës, statusit shoqëror apo të drejtave të njeriut, po edhe vepra sensible, që fokusojnë çështje intime, probleme të jetës sonë private apo rolin shoqëror të artit dhe kinemasë.” Sipas traditës edhe në këtë edicion konkurrimi do të ndiqet nga disa juri, të përbëra me personalit­ete të njohura të kulturës, kinemasë dhe medias në rajon dhe më gjerë. Juria e filmit me metrazh të gjatë, e përbërë nga: Clemens Erbach ( regjisor - Gjermani), Isabelle Welter ( producente - Austri), Rusomir Bogdanovsk­i ( Skenarist dhe pedagog i skenarit - Maqedoni), Genc Përmeti ( skenarist dhe producent – Shqipëri), Luan Kryeziu ( regjisor dhe skenarist – Kosovë) do të ndjekë programin e filmit me metrazh të gjatë si edhe do të akordojë çmimet DEA për: Aktorin/ Aktoren më të mirë në rol kryesor; Fotografin­ë/ Kamerën më të mirë; Skenarin më të mirë, Regjinë më të mirë dhe Filmin më të mirë në konkurrimi­n e filmit të gjatë. Kjo juri ndan çdo vit edhe Çmimin Special të destinuar për kontribute të spikatura të artistësh të rinj me karrierë premtuese në kinematogr­afi. Juria e filmit të shkurtër, e përbërë nga: Dominik Streib ( pedagog - Gjermani); Kimete Berisha ( zyrtare e lartë e kinematogr­afisë - Kosovë) dhe Eliodor Markja ( regjisor montazhi) do të ndjekë programin e filmit me metrazh të shkurtër si edhe do të akordojë çmimet DEA për: Montazhin më të mirë, Regjinë më të mirë, Filmin e shkurtër më të mirë si edhe dy çmime, që ndahen nga partnerët mediatikë të Festivalit Ndërkombët­ar të Filmit DEA OPEN AIR. Edicionin e Pestë të DEA Internatio­nal Film Festival e mbështet Ministria e Kulturës dhe Qendra Kombëtare e Kinematogr­afisë.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania