Gazeta Shqiptare

Vlahutin thirrje politikës: Dialog, gjeni zgjidhjet për vendin tuaj

Teatri, Vlahutin: Kemi kërkuar ekspertizë nga Komisioni Europian, do shprehen për ligjin "Kritikat? Jo të gjithë e deshën reformën në drejtësi"

-

ojnë aktualisht.

Kjo reformë duhet të krijojë në një lloj mënyre një sistem nga zeroja dhe mendoj se do të ishte e pamundur të pritet që diçka e cila është shkatërrua­r për dekada të mund të rikrijohet brenda një viti. Po ta shohësh objektivis­ht atë çka është bërë, kjo ishte në thelb një reformë kushtetues­e. Është ndryshuar një e treta e Kushtetutë­s shqiptare dhe me shumë vullnet politik që ishte i dyshimtë përgjatë procesit dhe shumë luftë për reformën. Kur vjen fjala për kohën, mendoj se reforma po ecën shumë mirë. Sapo lexova disa ditë më parë të gjithë emrat e kandidatëv­e për Gjykatën Kushtetues­e dhe jam absolutish­t jo vetëm shpresëplo­të, por, nëse ka vullnet, vullnet politik, të gjitha institucio­net mund të jenë plotësisht funksional­e deri në fund të vitit, përfshi të rinjtë, mjaft të rëndësishë­m për shqiptarët dhe kjo është Prokuroria e Posaçme, SPAKu, si dhe BKH- ja.

Mund të marrim si shembull Këshillin e Lartë të Gjyqësorit ku duket se përsëriten apelet që gjyqtarët të bëhen pjesë e këtij institucio­ni. Pse mendoni se ka një lloj hezitimi për t'u bërë pjesë e drejtësisë së re?

Ju thoni se ka hezitim, por ka kandidatë dhe shpallja ësh- të ende e hapur, ndaj nuk mund të gjykojmë përpara afatit. Sigurisht, para së gjithash, ky është një funksion i rëndësishë­m, ndaj mendoj që njerëzit që e marrin përsipër duhet të kuptojnë çfarë po marrin përsipër, ç'lloj përgjegjës­ie do të duan të kenë. Po kështu, sigurisht që të gjithë ata që janë pjesë e gjyqësorit duhet të kalojnë sistemin e rivlerësim­it. Është përherë sfidë të nisësh diçka nga fillimi, por është shumë e nevojshme, ndaj u jam, gjithashtu, mirënjohës­e të gjithëve atyre që janë të gatshëm të marrin përsipër përmbushje­n e këtyre funksionev­e dhe të ndihmojnë realisht për krijimin e sistemit të mirëfilltë gjyqësor në Shqipëri dhe mendoj që ata mund të jenë vetëm krenarë për veten.

Pavarësish­t debateve politike të muajve të fundit, ka të paktën një temë, një tjetër reformë e rëndësishm­e, që është reforma zgjedhore, ku të paktën partitë duket se po dialogojnë. A mendoni se do të kemi një produkt në vjeshtë apo mendoni se ky acarimi i klimës politike që është paralajmër­uar mund ta vendosë në rrezik këtë reformë?

Do të jem shumë e ndershme me ju. Kam zhvilluar disa takime me dy bashkëkrye­tarët që e drejtojnë këtë komision dhe jemi habitur të gjithë shumë për mirë nga "Për momentin, shërbimet tona janë ende duke shqyrtuar disa detaje lidhur me këtë ligj. Kam folur me kolegët e mi në Bruksel dhe shpresoj që shumë shpejt shërbimet do të vijnë me përgjigje mjaft precize, pasi kishte disa çështje dhe ata donin të bënin disa pyetje shtesë",- tha zj. Vlahutin. kolegjiali­teti dhe mënyra sesi po punonin së bashku. Detyrat janë të qarta dhe kanë qenë të qarta prej shumë e shumë vitesh. Rekomandim­et e ODIHR- it nuk janë rekomandim­e të reja, janë të vjetra. Mendoj që të gjithë politikanë­t e përgjegjsh­ëm që duan vërtet që vendi të përparojë do të ulen në tryezë e do të gjejnë zgjidhjet që janë më të mira jo për veten e tyre, por për vendin. Ndaj, ajo çfarë kam parë, ajo çfarë kemi dëshmuar sa i takon angazhimit të përfaqësue­sve të të dyja partive që janë në këtë komision dukej si një diskutim mjaft i shtruar dhe shpresoj që do të japë rezultate. Është shumë e nevojshme. Ka zgjedhje vendore verën e ardhshme dhe, më pas, zgjedhjet parlamenta­re pas dy vitesh dhe mendoj se është shumë e rëndësishm­e që, më në fund, disa nga rekomandim­et kryesore të ODIHRit dhe realiteti i zgjedhjeve siç i njeh vendi të ndryshojë.

Mund të themi me siguri se partitë politike dhe ambasadorë­t jo gjithmonë kanë qenë në dashuri me njëritjetr­in, por ndoshta ju jeni ambasadorj­a më e sulmuar, më e kritikuar, nga opozita kryesisht. A keni krijuar pas këtyre viteve një ide pse vinin këto sulme?

Mendoj që hapëm dosjen më kritike, hapëm gjyqësorin dhe, ndershmëri­sht, ishte ab-

solutisht e parashikue­shme që grupet e interesit do t'i viheshin pas kësaj reforme, kështu që nuk është asgjë personale. Është një zhurmë logjike do të thosha, që u bë nga njerëz, të cilët nuk janë të lumtur nga reforma dhe donin t'i mbanin gjërat siç ishin. Për mua, personalis­ht, ishte në kuptimin e plotë vetëm zhurmë dhe ajo çfarë mendoj që është më e rëndësishm­e, apo e vetmja gjë e rëndësishm­e, janë rezultatet.

Çështja e kanabisit ju përmendet shpesh. Përtej raporteve të Brukselit apo institucio­neve të tjera. Ka nga ata që mendojnë se ju personalis­ht mund të kishit bërë diçka më shumë. Ju akuzojnë se heshtët, mbyllët sytë dhe bëtë sikur nuk e patë realitetin. A mendoni se mund të kishit bërë diçka tjetër, ndryshe, po të ktheheshit pas?

Gjatë këtyre ditëve po mblidhja të gjitha shënimet e mia nëpër kuti, duke qenë se po zhvendosem dhe është faktikisht një nga çështjet ku mendoj se, së bashku me kolegët e mi nga të gjitha shtetet anëtare të BE- së, por edhe me kolegët amerikanë kemi bërë shumë punë dhe mendoj se rezultatet po ashtu mund të shihen. Ju jeni gazetar dhe e dini që ajo çfarë ndonjëherë është në hapësirën publike dhe realiteti jo domosdoshm­ërisht përkojnë, kështu që kur bëhet fjalë për luftën kundër krimit të organizuar dhe për gjithçka që

kemi bërë, kemi bërë më shumë sesa ajo që mendoja në fillim se do të ishte e mundur të bëhej, duke pasur parasysh problemin. Jam po ashtu mjaft krenare për punën, vëmendjen, fokusin, shtysën dhe të gjitha llojeve të energjive që u angazhuan për trajtimin e kësaj çështjeje. Shqipëria nuk erdhi në këtë fazë pa arsye. Shqipëria arriti në këtë fazë, për shkak të rezultatev­e të disa çështjeve kyçe, që janë me rëndësi për Bashkimin Evropian. Njëra prej tyre ishte gjyqësori dhe e dyta lufta kundër krimit të organizuar dhe mendoj se ka shumë vlerësim se vendi është në rrugën e duhur, por ka ende një punë të jashtëzako­nshme për t'u bërë. Megjithatë kam ruajtur me zell të gjithë korrespond­encën dhe shënimet e mia nga të gjitha takimet dhe, tani që po i shihja, kuptova se çfarë kemi bërë.

Në korrik ju surprizuat, gati, opinionin publik duke pritur në një takim një grup të protestues­ve, aktorë, përfaqësue­s të shoqërisë civile, për sa i përket çështjes së godinës së Teatrit Kombëtar. Keni deklaruar, gjithashtu, se keni kërkuar ekspertizë ligjore nga Brukseli në lidhje me këtë çështje, ndërkohë që ne dimë se edhe Komisioni i ka drejtuar disa pyetje Qeverisë shqiptare. A keni krijuar një ide se si qëndrojnë gjërat?

Për momentin, shërbimet tona janë ende duke shqyrtuar disa detaje lidhur me këtë

 ??  ?? Gjatë një seance parlamenta­re
Gjatë një seance parlamenta­re
 ??  ?? Ish- ambasadorj­a e BE- së në Tiranë Romana Vlahutin
Ish- ambasadorj­a e BE- së në Tiranë Romana Vlahutin

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania