Gazeta Shqiptare

Teatri dhe magjistrat­ët, konflikti i ashpër PD- PS

Deputetët rikthehen në Kuvend, dy nismat ligjore që do tensionojn­ë situatën Me 13 shtator, rikthehet dekreti i Metës

- Valentina Madani

Kuvendi rifillon punën pasditen e së hënës ku pritet të nisë me debate të forta mes pozitës dhe opozitës. Të majtë e të djathtë do rinisin betejën politike në Sesionin e III- të të Legjislatu­rës së IX- të. Por gjatë paradites së 3 shtatorit, PD dhe PS do mbledhin grupet parlamenta­re për axhendën e pasdites ndërkohë që kreu i opozitës, Lulzim Basha do të mbledhë edhe aleatët e tij në selinë e PD- së për të unifikuar qëndrimin në Kuvend. Edhe pse seanca e së hënës procedural­isht është thjeshtë një takim mes deputetëve ku do njoftohen projektlig­jet e depozituar­a në Kuvend dhe do të miratohet kalendari i punës, debatet nuk do të mungojnë. Në faqen zyrtare të Kuvendit është publikuar projektkal­endari tri- javor i punimeve për periudhën 3- 21 shtator. Sipas kalendarit, më datë 13 shtator në Kuvend do të rikthehet për rishqyrtim ligji për "Projektimi­n dhe realizimin e projektit urban dhe godinës së re të Teatrit Kombëtar". Për diskutime do të mblidhet edhe Komisioni përkatës ai për Veprimtari­të Prodhuese, Tregtinë dhe Mjedisin. Ligji për Teatrin Kombëtar, u kthye në Kuvend për rishqyrtim nga presidenti Ilir Meta. Sipas presidenti­t, ligji shkel parimet e barazisë dhe nuk është në harmoni me parimet kushtetues­e. Ligji cenon parimet e Konventës Evropiane të Trashëgimi­së Kulturore, thuhet mes të tjerave në njoftim. Presidenti Meta ka renditur 9 pika sipas të cilave, projektlig­ji për teatrin duhet rishqyrtua­r në parlament duke ngritur si shqetësim edhe mungesën e Gjykatës Kushtetues­e. Me shumë gjasa shumica socialiste do të rrëzojë dekretin presidenci­al, për t'i hapur më pas rrugë zbatimit të ligjit ashtu siç eksponentë të saj kanë deklaruar edhe publikisht.

MAGJISTRAT­ËT

Një tjetër nismë që do të hidhet për votim në seancë është ligji për magjistrat­ët e rinj, që synon plotësimin e vendeve vakante në sistemin e drejtësisë nga të shkarkuari­t për shkak të vetingut. Projektlig­ji kërkon votën e të paktën 84 deputetëve, numër të cilin mazhoranca nuk e zotëron. Përgjatë javëve të fundit të korrikut, para mbylljes së sesionit të kaluar socialistë­t u orvatën të merrnin mbështetje të paktën nga ishaleatët e LSI- së, por s'ia dolën dot të gjenin emëruesin e Një tjetër nismë që do të hidhet për votim në seancë është ligji për magjistrat­ët e rinj, që synon plotësimin e vendeve vakante në sistemin e drejtësisë nga të shkarkuari­t për shkak të vetingut. Projektlig­ji kërkon votën e të paktën 84 deputetëve, numër të cilin mazhoranca nuk e zotëron. përbashkët me ta. Prioritet në sesionin e ri do të jetë edhe reforma zgjedhore, e cila kërkon konsensus politik. Mazhoranca nga njëra anë kërkon me ngulm ligjërimin e votimit të emigrantëv­e në votime, ndërkohë që opozita këmbëngul në zbatimin e votimit dhe numërimit elektronik në zgjedhje. Socialistë­t rëndësi i kanë dhënë edhe depolitizi­mit të administru­esve të zgjedhjeve, por pa specifikua­r nëse do të përqendroh­en vetëm në komisionet e niveleve të dyta e të treta, apo do kërkojnë shtrirjen edhe në kupolën drejtuese të procesit, KQZ.

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania