Gazeta Shqiptare

Negociatat për aeroportin e Vlorës, Rama: Gjithçka për interesin publik

Kryeminist­ri në Vlorë për bilancin, mësimet dhe objektivat për sezonin e ardhshëm turistik "Bypasi i Fierit na është bërë si bypasi i fytit"

-

Qeveria shqiptare po vi jon negociatat për ndërtimin e aeroportit të Vlorës, të cilat kryeminist­ri Edi Rama i cilësoi të vështira, pasi siç tha ai, "duam të marrim maksimumin për interesin publik dhe të shtetit". Prezantimi­n e arritjeve të këtij sezonit turistik kryeminist­ri ua besoi ministrave gjatë një takimi në Radhimë të Vlorës. Sfidat e radhës për kryeminist­rin Edi Rama mbeten përpunimi i ujërave të zeza që vijojnë të derdhen në det, si dhe furnizimi me ujë të pijshëm i zonave bregdetare. Kreu i qeverisë u shpreh optimist edhe për fillimin së shpejti të punimeve për aeroportin e Vlorës. Në takimin e zhvilluar në Vlorë për sezonin turistik, kryeminist­ri u shpreh se "jemi në proces negociatas­h për ndërtimin e aeroportit të Vlorës". "Ndryshe nga çfarë u propagandu­a nuk ishte një pazar i mbyllur, por është një negociatë e vështirë, sepse ne duam të marrim maksimumin për interesin publik dhe të shtetit", theksoi z. Rama. Kryeminist­ri u shpreh besimplotë se do ta mbyllim negociatën dhe do të fillojmë edhe punën për të ndërtuar aeroportin e Vlorës. "Pastaj aty do të fillojë një sfidë tjetër për Vlorën sepse ndryshimi i flukseve do të jetë shumë i madh dhe nevojat e jashtëzako­nshme për të rritur cilësinë e shërbimeve po ashtu. Në mbi 20 vjet këtu janë bërë investime të gabuara, pasi nuk kemi hotele të mirëfillta dhe vila të mirëfillta turistike, kemi shumë pak",- deklaroi kryeminist­ri.

PROJEKTET

Kryeminist­ri Edi Rama teksa u ndal tek objektivat për sezonin e ardhshëm turistik foli edhe për bypasin i Fierit. Ndërsa po tregonte për projektet për të ardhmen, kryeminist­ri ndërpreu fjalën dhe tha: "E kam shumë të qartë që ndërkohë që ne flasim aty vazhdojnë komentet po bypasi i Fierit, po bypasi i Fierit, i cili na është bërë si bypasi i fytit nga sikleti. Sinqerisht përditë në fyt nga sikleti, sepse realisht është një legjendë katastrofi­ke paaftësie, papërgjegj­shmërie dhe korrupsion­i. Na është dashur të prishim komplet kontratën dhe të bënin gjithçka nga e para me Bankën Europiane për Zhvillim. Tani procesi ka filluar dhe shpresojmë shumë që brenda disa javëve të na vijë përgjigjja përfundimt­are e bankës, të lidhet kontrata dhe sezonin e ardhshëm ta gjejë rrugën e bypasit të hapur për të qenë e kalueshme, nëse jo e përfunduar tërësisht. Kështu të kompletohe­t e gjithë lidhja me Vlorën", tha z. Rama. Më pas ai foli dhe për rrugën Kashar- Rrogozhinë që e bën

Tiranë- Vlorë për 55 minuta dhe premtoi se bulevardi i ri i Vlorës sezonin e ardhshëm do jetë gati. "Pak më tutje

vjen projekti i tjetër rrugës Kashar- Rrogozhinë që e pret komplet në diagonal rrugën drejt Fierit e Vlorës dhe e bën "Ne premtuam 3 muaj më parë në nisje të këtij sezoni se do të kishim një sezon me shumë qetësi dhe shume rend, si dhe parandalim­in e akteve kriminale. Ky ishte një sezon i sigurt dhe pa pasoja në zonat turistike, si dhe me një ulje të ndjeshme të vjedhjeve në territoret e plazheve",- theksoi Xhafaj. Tiranë- Vlorë për 55 minuta. Më vjen mirë që sidoqoftë vlonjatët nuk po nxjerrin zë për bulevardin e ri ku është bllokuar trafiku dhe është ngushtuar rruga. Bulevardi i ri do të jetë një tjetër vlerë e shtuar. Në sezonin e ardhshëm do ta kemi të përfunduar besoj dhe do të jetë realisht një tjetër vepër si Lungomarja për të cilën marrim mesazhe inkurajues­e", theksoi z. Rama. PD publikoi dje një video nga AKPT, e cila sipas tyre vërteton edhe një herë planin e betonizimi­t të liqenit. Zëdhënësja Ina Zhupa, ka akuzoi kryeminist­rin Rama dhe kryebashki­akun Veliaj se po përgatiten për betonizimi­n e Liqenit Artificial në Tiranë. Zhupa tha se "sipas planit të Veliajt, ndërtesat do të jenë mbi 9 kate e 29 metra lartësi tek Parku i Liqenit".

 ??  ?? Kryeminist­ri Edi Rama
Kryeminist­ri Edi Rama

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania