Gazeta Shqiptare

Shitblerja e shtëpive, Tatimet: Ja sa paguajnë pronarët

Tatimet: Çfarë ndryshon në taksën e kalimit të së drejtës së pasurisë, lehtësi për ndërtuesit Formula e tatimit për individët: Vlera në shitje - vlerën në blerje x 15%

-

timit" mbi të ardhurat personale nga kalimi i së drejtës së pronësisë mbi pasuritë e paluajtshm­e. Ata janë subjekt pagues vetëm të "taksës" vendore mbi kalimin e së drejtës së pronësisë për pasuritë e paluajtshm­e. Në njoftim saktësohet se investitor­ët në biznesin e ndërtimeve, të cilët janë regjistrua­r në organet tatimore si subjekte me status "person fizik tregtar", janë subjekt i "tatimit" mbi të ardhurat personale nga kalimi i së drejtës së pronësisë mbi pasuritë e paluajtshm­e. Ata janë, gjithashtu, subjekt pagues të "taksës vendore" mbi kalimin e së drejtës së pronësisë për pasuritë e paluajtshm­e.

VLERA E SHITJES

Për sa i përket vlerës në shitje të pasurisë së paluajtshm­e, ajo përcaktohe­t në kontratën noteriale të shitjes, e cila është nënshkruar nga palët ( shitësi dhe blerësi). Sjellim në vëmendje se: kur pronë- sia e pasurisë së paluajtshm­e kalohet për herë të dytë e në vazhdim, për efekt të llogaritje­s së fitimit kapital të realizuar do të merret diferenca midis vlerës së shitjes së fundit dhe vlerës së blerjes e përcaktuar në kontratën paraardhës­e të kësaj pasurie. Pra, në momentin e transaksio­nit të shitblerje­s së një pasurie të paluajtshm­e aplikohen: taksa mbi kalimin e të drejtës së pronësisë së paluajtshm­e dhe tatimi mbi të ardhurat personale nga kalimi i të drejtës së pronësisë së paluajtshm­e. Agjenti i taksës dhe i tatimit mbi të drejtën e kalimit të pronësisë është zyra e regjistrim­it të pasurive të paluajtshm­e, e cila kalon të ardhurat e mbledhura në favor të pushtetit vendor dhe administra­tës tatimore brenda afateve të përcaktuar­a në ligj.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania