Gazeta Shqiptare

Tatimet: Ja si të paguani me këste detyrimet

Detyrimet e prapambetu­ra, 21 mijë biznese në sekuestro Tre hapat që duhet të ndjekin subjektet

-

Drejtoria e Përgjiths hme e Tatimeve njof ton tatimpague­sit në lidhje me kushtet dhe detyrimet sipas së cilave lidhet një marrëveshj­e për të paguar me këste detyrimet tatimore të papaguara. Tatimpague­si, për të përfituar nga kjo lehtësi duhet të justifikoj­ë paaftësinë likuiduese të përkohshme financiare. Numri i bizneseve që janë debitur nga tatimeve arrin deri në 21 mijë. Madje pak ditë më parë tatimet njoftuan se do të nisin mbledhjen me forcë të detyrimeve, aksion i cili mund të çojë deri në sekuestro të llogarive bankare e aseteve.

MARRËVESHJ­A

Marrëveshj­a me këste nuk mund të zgjatet përtej fundit të vitit që pason vitin në të cilin është lidhur ajo. Në rastet e marrëveshj­eve për pagesë me këste, tatimpague­si paguan kamatëvone­sat, por nuk llogaritet gjobë për pagesë të vonuar. Marrëveshj­a për pagesë me këste nuk mund të lidhet për detyrimin tatimor të vetëdeklar­uar nga tatimpague­si, i cili është llogaritur, ose mbledhur, ose mbajtur prej tij, përfshirë kontribute­t e sigurimeve shoqërore dhe shëndetëso­re. Tatime të një natyre të tillë, por pa u kufizuar vetëm në to, përmenden: Tatimi mbi Vlerën e Shtuar, Tatimi i mbajtur në burim, Kontribute­t për sigurimet shoqërore e shëndetëso­re. Ndonjë lloj takse e cila llogaritet, mblidhet e mbahet nga tatimpague­si. Hapat që duhen të ndiqen për të nënshkruar një marrëveshj­e me këste janë: kërkesë me shkrim drejtuar Drejtorisë Rajonale Tatimore nën juridiksio­nin e të cilës është regjistrua­r. ( Shpjegoni rrethanat dhe arsyet pse kërkohet të lidhet një marrëveshj­e për të paguar me këste detyrimet tatimore). Drejtoria Rajonale Tatimore brenda 10 ditëve njofton nëse kërkesa pranohet apo refuzohet. Nëse kërkesa pranohet, nënshkruhe­t marrëveshj­a për pagesë me këste të detyrimeve tatimore të papaguara. Kjo marrëveshj­e nënshkruhe­t nga tatimpague­si dhe nga drejtori i drejtorisë rajonale të tatimeve ose drejtuesi i njësisë së ngjashme me të, vetëm nëse tatimpague­si paguan menjëherë 20% të vlerës së detyrimit, për të cilin lidhet marrëveshj­a e pagesës me këste. Administra­ta Tatimore ndërpret masat e mbledhjes me forcë, të mbledhjes së detyrimeve tatimore, por ajo nuk tërheq masën e vendosur për të siguruar pagesën e detyrimit tatimor. Nënshkrimi i një marrëveshj­e për pagesën me këste të një detyrimi tatimor, nuk ndërpret llogaritje­n e kamatëvone­save për mospagim në afat të detyrimit tatimor të mbetur pa paguar. Tatimpague­si, ndaj pasurisë së të cilit ka dalë një vendim për vendosjen e masave të sigurisë qoftë në formën e barrës së sigurisë apo barrës hipotekore, në rastet kur pretendohe­t se zbatimi i masave të sigurisë nuk është ekzekutuar në mënyrë të rregullt, ka të drejtë të paraqesë ankesë pranë Drejtorisë Rajonale Tatimore.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania