Gazeta Shqiptare

AKU bllokon 55 tonë miell gruri nga Kosova e Serbia

-

kuadër të masave të përforcuar­a për sigurinë e cilësinë ushqimore të produkteve që importohen, Autoriteti Kombëtar i Ushqimit ka konstatuar dhe bllokuar një ngarkesë prej 55 tonë miell gruri. Trupa inspektues­e e DRAKU, Kukës gjatë kontrollit të ushtruar në Pikën Doganore Morinë evidentuan 2 subjekte, të cilët do të fusnin në Republikën e Shqipërisë produktin miell gruri me origjinë nga Kosova dhe Serbia. Konkretish­t, për ngarkesën 30 tonë "miell gruri" nga Kosova me nr. loti 06, pas analizave të kryera nga laboratori i DRAKU, Durrës ky produkt rezultoi me nivelin e proteinës më të ulët se ai i deklaruar në dokumentac­ion dhe më i ulët se norma e lejuar për prodhim buke. Konkretish­t sipas ekzaminime­ve laboratori­ke niveli i proteinës rezultoi të ishte 11.37 % , 11.44% dhe 11.5%, ndërkohë që në fletë analizën që shoqëron produktin, niveli i proteinës është shënuar 12.08% kurse në ambalazhin e produktit është max 13%. Ndërsa për ngarkesën 25 tonë "miell gruri" nga Serbia produkti nuk kishte përputhshm­ëri me dokumentac­ionin shoqërues. Pra, raport analiza nuk ka nr. loti, date prodhimi/ skadimi që ta lidhi me produktin 25 ton miell gruri. Për më tepër niveli i proteinës së deklaruar në raport analize( 12.74%) është i ndryshëm nga ai që shënohej në ambalazh të tyre ( 9.5%). Menjëherë Autoriteti Kombëtar i Ushqimit bëri bllokimi e ngarkesës me sasi 55 ton bazuar legjislaci­onit në fuqi dhe do të ndjek procedurat doganore për kthimin në origjinë.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania