Gazeta Shqiptare

Vritet 30- vjeçari, baba i dy fëmijëve

Shkodër, trupi i Arjan Ferracakut gjendet jashtë një makine të djegur. Viktima, pronar i dy lokaleve Reagon Voltana Ademi: Në 3 muaj janë 6 të vrarë, 2 të zhdukur

-

tjera kanë ngritur pika kontrolli në akset rrugore rurale të asaj zone.

REAGIMI I KRYEBASHKI­AKES

Kryetarja e Bashkisë së Shkodrës, Voltana Ademi ka reaguar pas vrasjes së biznesmeni­t Arjan Ferracaku, 31 vjeç në zonën e ' Livades'. Përmes një postimi në ' Facebook', Ademi thotë se Shkodra po përjeton periudhën e saj më të vështirë ku krimi po bën ligjin. Ajo i bën apel kryeminist­rit Edi Rama se do mbajë përgjegjës­i për këto

Shkodra po përjeton periudhën e saj më të vështirë ku krimi po bën ligjin! Në më pak se tre muaj janë 6 të vrarë dhe dy persona të zhdukur në territorin e Bashkisë së Shkodrës.

Ankthi për jetën dhe të nesërmen po zbret frikshëm në këtë rajon.

Si nënë, motër, grua, si kryetare e Bashkisë së Shkodrës i drejtohem kryeminist­rit të Shqipërisë, e qeverise: Mjaft më! Ju mbani përgjegjës­i për këtë që po ndodh!

U drejtohem të gjitha forcave politike, deputetëve e medias, përfaqësiv­e ndërkombët­are në Shqipëri: Ju s'mund të qëndroni indiferent­ë! Askush nuk mund të qëndrojë indiferent! Për fëmijët dhe familjet tona, për të ardhmen tonë e të Shkodrës tonë!

Shkodra nuk është dhe nuk duhet të jetë kurrë kjo e tre muajve të fundit, nuk duhet ta lëmë të hyjë në një rrugë pa kthim. Mëngjesin e 10 gushtit, Fatbardh Lici, 53- vjeç, është vrarë me armë zjarri në qytetin e Shkodrës. Viktima ishte duke pirë kafe në shoqërinë e dy personave të tjerë kur nga një mjet tip "Benz", pa targa, ka dalë një person që ka qëlluar me breshëri automatiku në drejtim të 53vjeçarit, duke e lënë të vdekur në vend. Kohët e fundit, Shkodra është tronditur nga krimet mafioze ku kryhen vrasje të dhunshme e të frikshme dhe gjithnjë pa autor. Rreth 2 muaj më parë, një ish- efektiv policie së bashku me gruan e tij, u ekzekutuan në Shkodër në sy të fëmijës dy vjeç.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania