Gazeta Shqiptare

Përdhunoi vajzën e tij për 16 vite, babai: U pendova. Vajza: Nisi që kur isha 9 vjeçe

Incesti, Qirjako Nakuçi në fillim e mohoi ngjarjen e rëndë

-

Qirjako

Nakuçi, 61- vjeçari i arrestuar pas akuzave nga vajza e tij se ka akuzuar seksualish­t me të prej 16 viteve, mësohet se ka shprehur pendesë në gjykatë. Ai doli këtë të shtunë para gjykatës së Tiranës, që vendosi ndaj tij masën e sigurisë së arrestit me burg, në përputhje me kërkesën e prokuroris­ë. Seanca u zhvillua me dyer të mbyllura, megjithatë burime nga brenda sallës së gjyqit, thanë se 61- vjeçari shfaqi pendesë. Ndërkohe, në dëshminë e dhënë në polici më 30 gusht, sipas burimeve policore, Nakuçi fillimisht ka mohuar ngjarjen, më pas e ka pranuar atë pjesërisht, duke thënë se nuk ka abuzuar me vajzën kur ajo ka qenë e mitur. Ndërsa, duke pranuar incestin, sipas tij, kur vajza ka qenë në moshë madhore, ai e ka ndarë "fajin" me të bijën, duke thënë se nuk ka ndodhur pa dëshirën e saj.

Vajza, sot 25 vjeçe, ka denoncuar se është abuzuar seksualish­t nga i ati që në moshën 9 vjeçe, ndërsa 10 vite më vonë, ai e la edhe shtatzënë, ndërsa ajo abortoi fëmijën. E reja ka treguar se i ati e ka kërcënuar dhe ka ushtru- ar dhunë të vazhdueshm­e dhe nuk e ka lejuar që t'i tregojë askujt.

Ç'THA VAJZA

Një ngjarje e rëndë incesti është denoncuar dy ditë më parë në Tiranë, ku babai dyshohet se ka abuzuar seksualish­t me të bijën për 16 vjet radhazi. Vajza, aktualisht 25 vjeçe, ka rrëfyer në polici se i ati e ka përdhunuar për herë të parë që kur ishte 9 vjeçe. Ajo ka treguar se ai e ka kërcënuar dhe ka ushtruar dhunë të vazhdueshm­e dhe nuk e ka lejuar që t'i tregojë askujt.

Ngjarja bëhet edhe më dramatike, pasi e dëmtuara ka rrëfyer se i ati e ka lënë shtatzënë dhe ajo është detyruar të abortojë. Prej disa ditësh, 25- vjeçarja J. N. ishte larguar nga shtëpia e saj, që ndodhet në rrugën "Sulejman Delvina" në Tiranë dhe ishte strehuar te murgeshat, në një kishë. Ajo shkonte shpesh aty, për shkak se ishte shumë besimtare, por pavarësish­t se i ati kishte abuzuar seksualish­t me të për vite me radhë, nuk ishte rrëfyer asnjëherë për atë që i ndodhte. Por për shkak të dhunës së vazhdueshm­e të ditëve të fundit nga i ati, ajo kishte vendosur të largohej nga shtëpia. Prindërit e saj ishin divorcuar që prej vitit 2002 dhe ajo jetonte me të atin e motrën 1 vit më të vogël. Vëllai i saj 22- vjeçar jetonte disa metra më tej, në të njëjtën lagje me të, me të ëmën. Por prej pak ditësh motra e të dëmtuarës ishte martuar me një shtetas të huaj dhe 25vjeçarja ishte detyruar që të jetonte vetëm me babanë monstër, që vijonte abuzimin seksual me të.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania