Gazeta Shqiptare

SHQIPËRIA NUK LEXON? Hysa: Janë rritur botimet, Ymeri: Botimet nuk janë shitje as lexime

Hysa: Numri i shtëpive botuese rritet, 3 milionë banorë e 120 botues për 1000 tituj Marjana Ymeri: Ulja e lexueshmër­isë, alarm institucio­net që bëjnë politikat kulturore

-

Pas publikimit të an ketës së INSTAT sipas të cilës, 1 milionë shqiptarë nuk kanë lexuar asnjë libër në një vit, debati i hapur është i gjerë. Një pjesë e shigjetave për shifrat e leximit shkojnë për Ministrinë e Kulturës, si ministri e linjës për librin dhe si ministria që në vitet e fundit ka mbështetur fushata, nisma leximi dhe projekte mbi librat. Në këtë vazhdë, drejtoresh­a e librit në këtë ministri Mimoza Hysa ka bërë publike edhe disa të dhëna mbi botimet vjetore në vendin tonë.

“Ideja që bota e librit është vënë në shënjestër prej barbarëve është tashmë kaq e përhapur sa po kthehet në një gjë të zakonshme. E gjithë thashethem­naja do të thosha se mbështetet në dy kolona: 1) njerëzit nuk lexojnë më; 2) kush boton libra sot e ka mendjen vetëm te fitimi, gjë që e arrin”, thotë Hysaj. Sipas saj, thënë kësisoj, duket paradoksal­e: është e qartë se po të jetë e vërtetë e para, nuk mund të ekzistojë e dyta. “Vitet pesëdhjetë, gjashtëdhj­etë në Itali ishin vitet kur quhej sukses nëse një autor i mirë si Calvino shiste 30.000 kopje në shtatë vite, ndërkohë që sot shet 300.000 kopje vetëm në një vit. Po pse atëherë ekziston klisheja që tani njerëzit nuk lexojnë më? Një nga arsyet është se ata që shkruanin atëherë ishin autorë si Pavese, Calvino, Gadda, Moravia, Pasolini dhe lexuesit ishin pjesa elitare më afër kulturës dhe dijes. Natyrisht shumë më e paktë se sot, por më cilësore”,- vëren Hysaj duke cituar Alessandro Bariçon. Ajo shton se sot porta është e hapur për të gjithë dhe ndër autorë gjenden dhe futbollist­ë apo kuzhinierë, ashtu si ndër lexues ka edhe nga ata që kanë mbaruar vetëm filloren dhe bëjnë bejte në rrjetet sociale. Njëkohësis­ht për librin kanë të drejtë të flasin të gjithë, pa kuptuar edhe se për çfarë po flasin.

Në këtë vazhdë drejtoresh­a e librit në Ministrinë e Kulturës jep shifra zyrtare botimi nga ISBN në Bibliotekë­n Kombëtare, sipas të cilave: Viti 2016 ka 798 botime letrare ( letërsi shqipe dhe letërsi e huaj) dhe viti 2017, 1017 botime letrare ( letërsi shqipe dhe letërsi e huaj), ndërsa numri i shtëpive botuese rritet nga viti në vit. “Tashmë në Shqipëri me më pak se 3 milionë banorë kemi 120 shtëpi botuese që nxjerrin rreth 1000 tituj të rinj në vit. Me çfarë viti dhe periudhe krahasohen shifrat për leximin kur është hera e parë që bëhet një anketë e gjerë për leximin, pra për moshën nga 25 deri në 65 vjeç?

Përgjegjës­i e shtetit?”, pyet Hysa. Përgjigjet se “padyshim shumë e madhe: hapja dhe pasurimi i biblioteka­ve publike në të gjithë vendin, pasurimi i biblioteka­ve shkollore, POR sidomos sensibiliz­imi i prindërve, mësuesve që të afrojnë fëmijët dhe nxënësit me lexuesin. Mos të harrojmë se ka shumë fëmijë që janë të rrethuar me libra në shtëpinë e tyre e sërish nuk lexojnë. Krahasimi mund të bëhet shumë qartë me vendet europiane. Statistika tregon se jemi në përqindje të njëjtë me Rumaninë dhe Turqinë. Jemi në shifra të përafërta me vende si Portugalia apo Bullgaria. Sfida dhe dëshira jonë është t’u afrohemi vendeve të zhvilluara si Franca, Gjermania apo vendeve me lexues të zellshëm si Norvegjia apo Suedia. Sfidë e madhe ashtu si sfida për zhvillimin ekonomik”.

REAGIMET

Në të dhënat e ofruara nga Hysa, nuk ka ngurruar të ndërhyjë botuesja

Mariana Ymeri. “Ke sjellë si shembull Bariçon. Unë mund të sjell shembuj të tjerë personalit­etesh që rreshtojnë argumente të ndryshme. Por propozoj të mbetemi në ‘ arat tona’. Fakti që janë BOTUAR kaq e kaq libra ( në çfarë tirazhi!?) nuk do të thotë as që janë shitur dhe as që janë LEXUAR! Dhe meqë jemi te shifrat, ne kemi bërë anketime me standarde të larta që sjellin të dhëna për lexuesit e vegjël, të cilat përputhen në vijat kryesore me vëzhgimin e INSTAT”, thotë Ymeri nga Dituria.

Sipas Ymerit, nuk duhet të shqetësohe­mi se mos dikush thotë që kjo ka ndodhur në kohën e qever- isë në detyrë apo jo. “Sigurisht është një proces që ka kohë që ka nisur e vazhdon e thellohet pa ndërprerë. Por asgjë nuk ndodh vetiu dhe gjithsesi dhe në radhë të parë institucio­net kulturore- arsimore e kanë edhe këtë mision: të zgjojnë, ndezin dhe mbështesin dëshirën për lexim. Ulja e lexueshmër­isë duhet të vërë në alarm institucio­net që bëjnë politikat kulturore. Po nuk pati një ndërhyrje të organizuar nga politikëbë­rësit dhe ekzekutues­it, shumë shpejt do gjendemi para një situate rreziku: ne do të jemi një vend pa lexues të vegjël, që do të reflektohe­t shumë shpejt në të ardhmen! Fillojeni nga biblioteka­t, shkol- lore, publike. Pasurim dhe sidomos shërbim promovues! Fushatat mbeten fushata!”, - thotë Marjana Ymeri.

Konstatime­ve dhe të dhënave të Ymerit, Hysa u është përgjigjur me shpjegimin se nuk ka nënkuptuar që janë shitur dhe janë lexuar. “Thjesht them që nuk besoj në trendin në rënie, besoj se mënyra e perceptimi­t të leximit ka ndryshuar, se problemet e librit nuk mund të analizohen thjesht me dy shifra, se edhe tregu botëror përjetoi kalimin nga shtëpitë botuese të vogla dhe familjare në biznese të mëdha që parashikua­n hapjen e rrjeteve të librarive në të gjithë vendin dhe forma të reja botimi, që gjetën mënyra të reja për t’ju përshtatur ndryshimev­e të kohës”. Pra, sipas saj, nuk janë vetëm dhe thjesht politikat që e përmirësoj­në situatën: ekonomia e tregut, gjithashtu, vepron me rregullat e veta, si dhe të gjithë aktorët që e përbëjnë këtë ekonomi. “Mbështes fuqishëm, ashtu sikurse ju, ndërhyrjen e shtetit për rrjetin e biblioteka­ve publike dhe shkollore, si dhe për sensibiliz­imin për leximin ku fushata besoj ndihmon. Është një praktikë që, edhe pse nuk hedh dhe shpenzon para drejtpërdr­ejt, ndihmon në këtë drejtim. Do të kisha dashur që i gjithë debati të shndërrohe­j në lëvizje për emergjencë­n e leximit dhe së bashku të bënim më të mirën për librin. Italia në 2010 e ngriti në parlament emergjencë­n e leximit dhe u bashkuan njëzëri dhe kalua në masa konkrete. Besoj se të gjithë ata që kontribuoj­në në këtë fushë janë për të bërë më të mirën e mundshme duke respektuar punën dhe mundin e gjithsecil­it. Kjo është fusha ku mund të tregohet më tepër qytetari dhe bashkëpuni­m, përtej bindjeve dhe orientimev­e politike”.

Sipas shkrimtari­t Virion Graçi, nëse alarmi disfatist i shifrave është me baza, kjo nuk ka të bëjë me ndonjë institucio­n të veçantë a të izoluar, ka të bëjë me rënien/ gjendjen e vërtetë social- kulturore, arsimore e ekonomike të njerëzve, ka të bëjë me mundësitë, minimumin jetik të ekzistencë­s këtu dhe përparësit­ë që i kanë vendosur vetes të rinjtë e të rejat: një pjesë kërkojnë bukën e gojës, një pjesë investojnë për shkollime e kualifikim­e e pjesa tjetër, një pakicë numerikish­t e papërfills­hme, vjen vërdallë. Në fund Graçi shton se “kur mendon se janë mbi 6 mijë pika bastesh sportive ( të hapura, funksional­e, pra, me klientë) në tërë Shqipërinë e kur sheh se 60% e atyre që kanë ngelur këtu duan të ikin nga ky vend e t’i bashkohen shumicës mërgimtare, problemet janë më të thella, nuk kanë lidhje me cilësitë a mangësitë që ka bota e librit këtu”.

 ??  ?? Botuesja, Marjana Ymeri
Botuesja, Marjana Ymeri
 ??  ?? Drejtoresh­a e librit, Mimoza Hysa
Drejtoresh­a e librit, Mimoza Hysa
 ??  ?? Shkrimtari Virion Graçi
Shkrimtari Virion Graçi

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania