Gazeta Shqiptare

Teodor KEKO

Si iu dhurua Hrushovit, kostumi i Preng Bibë Dodës

-

te do të shkulesh së qeshuri ose në rastin e Dorit, thjesht do të ikte dhe do ta kthente në një subjekt humoristik, por gjithçka mbledhur në trishtimin e madh që mbarte dhe që sidomos iu shfaq në kohët e fundit. Keko ishte pajtuar me fatin e tij...

Të lehtë në trup e kam ndërgjegje­n.

Dhe që mos kthehem më kurrë pas

do marr me vete vetëm vdekjen.

Napoleoni i III ( 1808 – 1873) ka qenë kumbari i Preng Bib Dodës. Këtë fakt e mësova veç disa muaj më parë. Një kolegu im, lektor i lëndës së Gjenealogj­isë në Univeriste­tin Kombëtar të Irlandës në Galëay, në pushimin mes seancave të një konference kushtuar Napoleonit të III më tha; - A ka në Shqipëri një muze kushtuar Bib Dodës?

Nuk jam i sigurt, - i thashë – por nuk besoj të ketë.

Atë mbrëmje, pas konferencë­s u takuam serish. Ai më foli gjatë dhe gjithë pasion rreth historisë së Bib Dodës dhe faktit se si Napoleoni i III u bë kumbari i djalit të vetëm të tij, Prengës. Napoleoni i dhuroj atij edhe një prej shpatave të tij; shpatë me te cilën i biri, Prenga ka pozuar me krenari në disa foto të tij, i veshur me kostumin kombëtar shqiptar.

Në ditët në vijim nisa të gërmoj në biblotekën e Universite­tit dhe në internet për të gjetur diçka më shumë rreth këtyre fakteve. Punët e ngjeshura të përditshmë­risë time ma bënë ta lë pas dore këtë kërkim.

Por fatmirësis­ht krejt papritur një tjetër koleg që jep lëndën e Historisë së Rusisë, më flet disa jave me vone, rreth vizitës së Hrushovit në Shqipëri. Madje ai më tregon edhe për një pemë që Hrushovi ka mbjelle në kryeqyteti­n shqiptar, dhe një dhuratë që Hrushovi ka marrë nga Enver Hoxha. Kjo dhuratë ishte një kostum tradiciona­l shqiptar i veshur nga Preng Bib Doda.

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania